• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga mbeturina në naftë, projekti pilot i kompanisë kanadeze që shndërron plastikën e pariciklueshme në karburant

by Java News
15/08/2019 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompani kanadeze ka gjetur një mënyrë që të shndërrojë plastikën e landfilleve në karburant diesel dhe benzinë.

Teknologjia tashmë përdoret nga Sparta Group, kompania që qëndron pas pilot-projektit të njohur si Phoenix, për të furnizuar me karburante kamionët e kompanisë.

“Pesë tonë plastikë mund të shndërrohen në rreth 4.000 litra”, tha John O’Bireck, president i kompanisë Sparta Group që gjendet në qytezën Whitby në periferi të Torontos. “Dhe 4.000 litra mund të furnizojnë 10 automjetet tona çdo ditë duke udhëtuar 16 orë në ditë”.

Kamionët përdoren për të transportuar mbeturinat industriale. Teknologjia përdor temperatura të larta që shkaktojnë dekompozimin e plastikës, një proces që njihet si “pyrolysis”. Plastike ndahet në copa të vogla, futet në një enë hermetike dhe nxehet pa oksigjen, në mënyrë që të mos digjet derisa dekompozohet, thotë O’Bireck. Plastikat e përdorura janë ato që nuk mund të riciklohen dhe që do të përfundonin në deponi.

“Nëse e merrni plastikën ashtu siç është, ajo do të shkojë në tokë dhe do të qëndrojë aty për mijëra vite”, tha O’Bireck.

“Në industri, ne mund ta marrim atë, ta shndërrojmë plastikën dhe ta kthejmë përsëri në fabrikë që do të përdoret (si karburant) nga fabrika”, tha ai.

“Duke shtuar këtë teknologji, ne po e shndërrojmë atë në mënyrë që t’i japim (plastikës) edhe një shans për t’u kthyer jashtë”.

Në provincën Nova Scotia, një tjetër projekt përdor teknologji të ngjashme për të shndërruar plastikën në karburant. Kompania Sustain Technologies Inc. do të përdorë deri në 50,000 tonë mbeturina komunale në vit, kur të funksionojë me kapacitet të plotë.

Sheila McGrory, një zyrtare në Whitby, është shumë e kënaqur që pilot-projekti është i stacionuar në qytetin e sajë.

“Duket se po tërheqin shumë vëmendje ndërkombëtare, njerëz nga pjesë të ndryshme të botës vijnë dhe shohin fabrikën teksa funksionon”, thotë ajo. “Është një teknologji e shkëlqyer. Është shumë e rëndësishme për të ardhmen e planetit”.

Keith Brooks, drejtori i programit të një organizate për mbrojtjen e mjedisit, tha se procesi akoma përdor plastikë për të krijuar lëndë djegëse fosile dhe se ekziston një zgjidhje më e mirë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kush është i riu shqiptar që humbi jetën gjatë një atentati mbrëmë në Gjermani

FOTO/ Kush është i riu shqiptar që humbi jetën gjatë një atentati mbrëmë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni antikorrupsion, ambasada e SHBA: Të mbrohet pavarësia e institucioneve

Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Viza juaj mund të anulohet nëse arrestoheni për këto vepra penale

February 10, 2026
Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

Banorët përplasen në dyert e Këshillit Bashkiak në Durrës, protestën e shuan Policia

February 10, 2026
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla paraqitet në SPAK: Ja akuzat ndaj tij

Kryebashkiaku Memolla do ta vuajë dënimin në burgun e qytetit të tij

February 10, 2026
U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

U fshehën emrat e burrave me pushtet?! DOJ nën presion për 3 mln faqe të dosjes “Epstein”

February 10, 2026
Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

Çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës? Ministri i Mjedisit: Dy rrugët që mund të ndiqen

February 10, 2026
Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

Kushtetuta nuk lejon pezullimin e qeverisjes

February 10, 2026
Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

Sportisti ukrainas tregon ‘çmimin’ e luftës përmes helmetës, Komiteti Olimpik ia ndalon!

February 10, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“SPAK nuk solli tërmet elektoral”, Zaloshnja: Shumica mendon se Berisha ka ndikim me sulmet ndaj drejtësisë

February 10, 2026
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

February 10, 2026
Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In