• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga masat higjieno-sanitare te rregullat e lëvizjes/ Nis sot shërbimi taksi ndërqytetas dhe shtimi i zonave të gjelbra

by Java News
04/05/2020 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga dita e sotme hartës së vendit i shtohen zonat e gjelbra si dhe do të lejohet udhëtimi ndërqytetës me taksi. Ndryshime ka edhe në lidhje me të riatdhesuarit.

Nga 4 maji vendit i janë shtuar edhe 18 zona të tjera të gjelbra konkretisht Tropojë, Rrogozhinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vjagurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë, Vlorë, Selenicë.

Gjithashtu nga kjo javë do të ketë lehtësime të udhëtimit me taksi, ku tashmë lëvizja do të jetë dhe ndërqytetëse në të gjithë vendin dhe nga 1 pasagjer mund të mbahen 2, por gjithmonë anëtarë të një familje.

Në lidhje me të riatdhesuar ka ndodhur një ndryshim, ku ata që jetojnë në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në banesën e tyre dhe jo në hotelet karantinë.

Ndërsa pjesa tjetër që banon në zonat e gjelbra do të qëndrojë në hotel karantinë për 14 ditë.

Këto lehtësime do të pasohen me të tjera në dy javët ne vijim, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama tha ditën e djeshme se ” do të ketë lehtësime të vazhdueshme në vijim, por mbetet meraku i madh i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë”, duke treguar edhe një herë se vetëm masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme pa ndërgjegjësimi qytetar dhe kujdesin që ata duhet të tregojnë vazhdimisht.

Po çfarë pritet të ndodh gjatë javëve në vijim? Më 11 maj është paralajmëruar hapja e disa bizneseve duke respektuar protokollin mjekësor për të mos u kthyer vatër infeksioni. Pjesë e kësaj kategorie do të jenë berberët dhe parukeritë, do të hapen pjesërisht edhe qendrat tregtare ku do të lejohet hapja e disa dyqaneve brenda tyre. Këto biznese do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00 e mëngjesit dhe deri në orën 17:30 të pasdites si dhe duhet të respektojnë një protokoll specifik masash sigurie për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Më 18 maj pritet që lehtësimet të jenë më të mëdha ku do të hapen baret dhe restorantet vetëm në ambientet e jashtme të tyre, ndërsa në ambientet e brendshme shërbimi do të jetë i ndaluar kategorikisht. Hapja e tyre do të shoqërohet me rregulla specifike të ruajtjes së distancës nga tavolina në tavolinë si dhe mes klientëve për të siguruar mbrojtjen maksimale. Gjithashtu gjatë kësaj jave do të shtohen riatdhesimet dhe se karantinimi i tyre tashmë do të bëhet në banesa dhe jo hotelet karantinë të përcaktuara nga qeveria./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Mendimet në shtratin e spitalit/ Johnson: Frika se s’do shihja djalin më dha forcën për të mposhtur koronavirusin

Mendimet në shtratin e spitalit/ Johnson: Frika se s'do shihja djalin më dha forcën për të mposhtur koronavirusin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In