• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Nga marrëdhëniet te financat, si do të jetë java e parë e shkurtit për shenjat e horoskopit

by A R
02/02/2026 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologia Chrysanthi Kalogeri, e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan dha parashikimin astrologjik për javën e parë të muajit shkurt dhe mbi zhvillimet që pritet të ndikojnë 12 shenjat e horoskopit.

Sipas saj, Hëna e plotë përcakton jo vetëm klimën e ditëve në vijim, por edhe prirjet kryesore deri më 16 shkurt, ndërsa muaji karakterizohet nga surpriza, paqëndrueshmëri dhe zhvillime të papritura në planin personal, emocional, financiar dhe politik.

Kalogeri theksoi rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrit në marrëdhënie, kujdesit në vendimmarrje dhe vëmendjes ndaj zhvillimeve financiare, duke paralajmëruar se eklipsi i datës 17 shkurt mund të sjellë reagime ekstreme në nivel global, me ndikime indirekte edhe për vendet e vogla si Shqipëria.

 “Hëna e plotë, e cila përqëndrohet te klima e javës përcakton klimën, jo vetëm të javës, por përcakton klimën deri në datën 16 të muajit. Shkurti është një muaj shumë i rëndësishëm. Është një muaj që duam apo nuk duam ne do të ketë surpriza të mëdha dhe ndonjëherë, këto surprizat mund të mos jenë kaq të këndshme.  Karakterizohet nga ngjarje të papritura, nga shpërthimet që mund të vijnë nga ana jonë si pasojë e një reagimi jo shumë, domethënë jo shumë të menduar, të cilat mund të na udhëheqin në konflikte.

Prandaj, në nivel personal duhet të ruajmë marrëdhëniet dhe mbrojmë marrëdhëniet për të cilat jemi të interesuar, qoftë në marrëdhëniet profesionale qoftë në jetën tonë personale, ndërkohë që muaji premton shumë shanse të mira në nivel emocional, por do të jemi pak më tepër entuziastë se duhet.

Do të jemi pak më të nxituar, prandaj, marrëdhëniet që do të krijohen gjatë këtij muaji, do të duhet t’u jepet kohë me qëllim që të kalojnë sprovat e tyre.

Në periudhën në vazhdim,nuk do të kemi qëndrueshmëri, është karakteristika kryesore e muajit është. Paqëndrueshmëria do të kemi zhvillime financiare që mund të na befasojnë, pra mund të kenë të bëjnë me bursën. Mund të ketë të bëjë në zhvillime financiare që janë të lidhura me zhvillimet politike, të cilat do të na preokupojnë në maksimum.

Eklipsi i datës së 17 është i vështirë dhe ndikon drejtpërdrejt në hartën e Donald Trump, kështu që mund të shikojmë dhe pak reagime ekstreme në përgjithësi, në politikë dhe çfarë ka të bëjë me luftërat dhe të gjitha këto. Këto nuk ndikojnë në vendet tona në fakt, por për arsye se ne jemi në vartësi të tyre, pra gjithë shtetet e vogla, Greqia, Shqipëria janë në vartësi të zhvillimeve që kanë shtetet e mëdha, pra ne do ndikohemi jo drejtpërdrejt, jo direkt, po indirekt”, tha astrologia.

Dashi: Hëna e plotë, e cila zhvillohet sot në shenjën e Luanit. Vendos theksin në jetën tuaj personale, në jetën tuaj emocionale, në çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe njëkohësisht në atë pjesë të jetës që ka të bëjë me krijimtarinë dhe investimet, pra me një hapje, një zhvillim që ju doni të bëni në jetën tuaj. Këto sfera të jetës suaj do t’ju preokupojnë gjatë gjithë shkurtit. Duhet të jeni të kujdesshëm për arsye se jeni shumë të aktivizuar edhe në jetën sociale. Ndërkohë që duke filluar nga mesi i muajit dhe sidomos me eklipsin e datës 17, duhet të përqendroheni më tepër në sferën financiare dhe të jeni të kujdesshëm në iniciativat që do të ndërmerrni. Paralelisht, fillon një periudhë shumë e rëndësishme për ju, që nga data 14 shkurt, ku do të ndjeni më të përgjegjshëm. Duhet të jeni më të disiplinuar, më të organizuar. Një barrë përgjegjësie në lidhje me një person të familjes ose një marrëdhënie e juaja mund t’iu krijojë disa zhgënjime dëshpërime të vogla, ndërkohë që ju duhet të vazhdoni të qëndroni që këtej dhe për e tutje, dhe për disa vjet. Me këmbë në tokë dhe sa më afër realitetit, kujdesuni për shëndetin.

Demi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju, ku në fakt do të jeni shumë të aktivizuar në jetën tuaj sociale dhe në karrierë. Çështje që kanë të bëjnë me akset kryesore të jetës tuaj, puna, marrëdhëniet tuaja, familja iu kanë preokupuar dhe do të vazhdojnë t’ju preokupojnë pothuajse gjatë gjithë shkurtit. Kjo hënë e plotë, e cila zhvillohet tani në shenjën e Luanit vendos theksin në familjen dhe  jetën tuaj private.  Në anën tuaj psikologjike vendos theksin në çështje që kanë të bëjnë me pronën dhe këto kërkojnë zgjidhje. Gjithsesi, një person do të ndikojë në lëvizjet që ju doni të bëni në lidhje me bashkëpunimet profesionale, por zhvillime do të keni dhe në jetën personale. Eklipsi i datës 17 vendos theksin në marrëdhëniet tuaja të çdo lloj dhe këto ndryshime fillojnë nga ju.

Binjakët: 15 ditëshi i parë i muajit dhe periudha vendos theksin në atë pjesë të jetës tuaj që ka të bëjë me komunikimin, me lëvizjet, me promovimin e planeve dhe të qëllimeve tuaja. Më në fund çliroheni nga Saturni dhe është momenti të përqendroheni më tepër në çështje që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, me studimet, me çështjet ligjore, kujdes kur përdorni fjalën gjatë kësaj periudhe. Bëni ndryshimet, që doni. Mund të hasni pengesa nga disa persona që nuk ju ndihmojnë ose përbëjnë pengesë në realizimin e planeve tuaja. Gjithsesi, shkurti favorizon ndryshimet dhe ju favorizon.

Gaforrja: Është momenti të përqendroheni në sferën financiare, të përqendroheni në sferën financiare që ka të bëjë me xhepin tuaj. Gjatë shkurtit dhe kryesisht me eklipsin e datës 17 duhet të shikoni më tepër detyrimet ndaj të tjerëve. Mos hyni në bashkëpunime financiare me të tjerët. Evitoni, dhe përqendrohuni më tepër në atë që përbën siguri për ju vetë. Mos i përpunoni shumë gjërat nga ana psikologjike dhe pse ndonjëherë mund të udhëheqin në konkluzione të gabuara, ndërkohë që mos i bëni dëshirat nevoja sepse do të keni shpenzime më tepër se sa duhet. Fillon për ju një cikël i ri në jetën tuaj sociale, profesionale dhe duke filluar nga data 17 dhe sidomos nga data njëzetë dhe deri në fillim të marsit, diçka që ka të bëjë me bashkëpunimet dhe karrierën tuaj mund të krijojë dhe në lidhje me disa plane jo shumë afatshkurtër, pak më afatgjatë, mund t’ju krijojë një shqetësim pak më të madh.

Luani: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju, madje këto zhvillimet kanë të bëjnë me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, ku do të keni ndryshime dhe madje disa nga ngjarjet e shkurtit mund t’ju preokupojnë për një kohë më të gjatë.  Por do të keni ndryshime edhe në marrëdhëniet tuaja profesionale. Mos e lejoni veten që me këtë Hënën e plotë që zhvillohet të reagoni pa e kontrolluar. Lini mënjanë egon tuaj të sëmurë dhe shikoni gjërat më realisht. Kapni shanset. Duke filluar në gjysmën e dytë të muajit dhe deri në fillim të marsit, përqendroni në planet që keni për të ardhmen.

Virgjëresha: Është momenti të çlodheni, sidomos me këtë Hënën e plotë në shenjën e Luanit dhe për pesëmbëdhjetë ditë, për arsye se përditshmëria juaj do të jetë shumë e ngarkuar, duhet paralelisht të gjeni kohën të çlodheni dhe të ekuilibroni punët. Kujdesuni për shëndetin dhe evitoni prapaskenat. Të jeni të përpiktë në punën tuaj, megjithëse kjo është një këshillë që tepron për ju. Disa nga ndryshimet që doni të realizoni do të vijnë në gjysmën e dytë të muajit. Jini të kujdesshëm në sferën financiare, nga shkurti dhe në vijim në lidhje me ndihmën që kërkoni nga të tjerët dhe sidomos në zhvillime që kanë të bëjnë me kredi.

Peshorja: Duket një periudhë shumë pozitive për ju, për arsye se ky bashkim planetar në shenjën e Ujorit zhvillohet në shtëpinë tuaj të pestë, që ka të bëjë me dashurinë, jetën tuaj emocionale, jetën tuaj krijuese, fëmijët e të tjerë. Megjithatë, një entuziazëm i tepërt, ose e kundërta, ku ju i perceptoni gjërat pak më të zymta se sa janë  mund t’iu udhëheq në gabime. Përfitoni nga ky moment, të merrni të mirat e periudhës. Qëndroni me këmbë në tokë dhe të merrni barrën e përgjegjësisë që do t’iu takojë, duke filluar nga gjysma e muajit e tutje. Vlerësoni me realitet marrëdhëniet dhe bashkëpunimet që paraqiten në jetën tuaj dhe kryesisht mbroni marrëdhëniet personale dhe profesionale për të cilët jeni të interesuar. Është pesëmbëdhjetë vjeç i parë, i cili ju jep shanse shumë të mira ku do të aktivizoheni në jetën tuaj sociale dhe të gjeni njeriun që do të bëjë mbështetje.

Akrepi: Jeni nga më të ndikuarit e periudhës, ku do të keni zhvillime dhe ndryshime në akset kryesore të jetës suaj. Për momentin ju preokupojnë shumë gjëra që kanë të bëjnë me familjen, me pronën, ose me një zhvendosje që doni të realizoni si dhe gjëra që kanë të bëjnë me një përgjegjësi më të madhe në familjen tuaj.

Shigjetari: Në fakt, këto aspektet e shkurtit duket se ju favorizojnë. Ju favorizojnë në lidhje m planet që keni për të ardhmen në lidhje me një udhëtim që doni të realizoni. Në lidhje me një trajektore të re, që doni të hapni në jetën tuaj. Është momenti të lëvizni të promovoni punën tuaj dhe paralelisht të jeni largpamës, po me këmbë në tokë në lidhje me planet tuaja për të ardhmen. Kujdes gjatë drejtimit të automjetit dhe ruani gjakftohtësinë në marrëdhëniet me njerëzit në jetën e përditshme. Mos humbisni kontrollin.

Bricjapi: Theksi tek ju vendoset në sferën financiare. Të kujdesshëm në hapat që doni të hidhni në lidhje me një mbështetje financiare që ndoshta do të kërkoni gjatë shkurtit. Këtë mbështetjen financiare doni ta kërkoni me qëllim që të ndërmerrni një iniciativë më të madhe. Lëvizjet që do të bëni në këtë shkurt do të përcaktojnë dhe periudhën.

Ujori: Periudha ju përket. Jeni në një fazë ku gjërat janë në dorën tuaj, iniciativat i merrni ju. Me këtë hënën e plotë, e cila zhvillohet përballë jush në shenjën e luanit, duhet të kujdeseni më tepër. Për marrëdhëniet, bashkëpunimet tuaja, për iniciativat që doni të merrni, në qoftë se doni të realizoni disa ndryshime, duhet të pyesni dhe të tjerët.

Peshqit: Më në fund do çliroheni nga prania e Saturnit, i cili do të kalojë përfundimisht në shenjën e Dashit. Në këtë muaj do të kalojë në dhjetë ditëshin e parë, në datën 7 dhe në datën 9 do të kalojë Mërkuri në fillim dhe pastaj Afërdita në shenjën tuaj. Kështu që të çliruar më në fund dhe nga Saturni do të ndjeni më mirë, do të jeni më komunikues, do të arrini më me lehtësi ato që dëshironi, do të jeni erotik. Ndërkohë që duhet të fokusoheni më tepër deri në datën 19 shkurt, në jetën tuaj intime, në planet që doni të realizoni menjëherë pas datës 19. Kujdesuni për shëndetin, evitoni prapaskenat. Duke filluar nga data 14 shkurt dhe sidomos nga data 20, duhet të jeni shumë të kujdesshëm këtej e tutje në sferën financiare. Pra, ato që doni të bëni, t’i keni me laps e me letër dhe të mendoni edhe për të nesërmen.

Next Post
Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Kapet me bizhuteri në xhep, në pranga 25-vjeçari nga Saranda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

Turistët do të paguajnë 2 euro për të vizituar Fontana di Trevi në Romë

February 2, 2026
Aksident ajror në Rusi, humbin jetën tre persona

Aksident ajror në Rusi, humbin jetën tre persona

February 2, 2026
Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

Grevë në transportin publik në Gjermani, 100 mijë punonjës kërkojnë paga dhe kushte të mira pune

February 2, 2026
Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

Seanca në GJKKO, avokatët e Veliajt: Shembulli ekstrem i shkeljeve brutale të procesit ligjor

February 2, 2026
Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

Gjendet çifti që dyshohet për rrëmbimin e Bleona Matës, nëna sheh mes lotësh foton e vajzës! Detajet e reja i hapin rrugë një tjetër piste për hetimet

February 2, 2026
Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

Përplasjet në grupin e PD/ Kush janë deputetët që dolën kundër Sali Berishës?

February 2, 2026
Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

Shisnin kokainë dhe kanabis në aksin Dimal-Kuçovë, arrestohet 40-vjeçari! Procedohet penalisht një tjetër

February 2, 2026
Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

Qytetarët me ide biznesi do të mbështeten nga qeveria, si të aplikoni online

February 2, 2026
Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

Kontratat për plazhet, rregullorja: “Strategjikët” kanë përparësi mbi pjesën tjetër

February 2, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In