• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Macron te zyrtarët e BE/ Si u vendosën politikanët “nën radar”. Përgjimet “dhimbje koke” për Europën

by Java News
28/07/2022 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Monitorimi i figurave politike po kthehet në një dhimbje koke gjithnjë e më të madhe në Europë, teksa gjithnjë e më shumë raporte zbulojnë se edhe më shumë politikanë kanë renë pre e përgjimeve.

Pak orë më parë, në telegramin e saj, agjencia Reuters vuri në dukje se Bashkimi Evropian gjeti prova se celulari i Komisionerit të Drejtësisë Didier Reyders dhe punonjësve të tjerë të Komisionit Evropian ishin objektiv i një tentative hakerimi, bën me dije Protothema.

Ndërkohë, një analizë nga departamenti i të Drejtave Civile dhe Çështjeve Kushtetuese të Parlamentit Evropian drejtuar komitetit të Parlamentit Evropian që heton përdorimin e softuerit të mbikqyrjes me qëllim të keq të lëshuar në maj, përshkruan atë që ka ndodhur në disa vende evropiane.

Përpjekja për të spiunuar presidentin Macron

Pra, sipas raportit në fjalë, më 22 korrik 2021, autoritetet franceze njoftuan se kishin filluar një hetim për pretendimet se Maroku përdorte Pegasus për të spiunuar presidentin Emmanuel Macron, ndërsa gjurmët e Pegasus u gjetën në telefonat celularë të të paktën pesë anëtarëve të Këshillit Ministror francez.

Raportet treguan se ish-kryeministri Edouard Philippe dhe 14 ministra francezë ishin në shënjestër të Marokut (përfshirë Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner, Ministrin e Jashtëm Jean-Yves Le Drian dhe Ministrin e Financave Bruno Le Maire).

Sipas MIT Technology Revieë, Franca ishte në bisedime për të blerë Pegasus nga NSO në vitin 2021, por vendosi të pezullojë konsultimet pas zbulimeve ndërsa Ministria e Jashtme mohoi se kjo kishte ndodhur.

Më 5 prill 2022, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH), Aleanca për të Drejtat e Njeriut dhe mbrojtësi franko-palestinez i të drejtave të njeriut Salah Hammouri ngritën një padi kundër NSO Group për infektimin e paligjshëm të celularit të këtij të fundit, ndërkohë që disa ishin persona, siç theksohet në raport, të cilët dyshohet se ishin në shënjestër për spiunazh përmes softuerit Pegasus.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme Finlandeze viktima të Pegasus

Sipas të njëjtit raport, më 28 janar 2022, Ministria e Punëve të Jashtme Finlandeze deklaroi se disa nga zyrtarët e saj jashtë vendit kishin qenë viktima të malware Pegasus për mjaft kohë.

Gjermania bleu fshehurazi malware-in Pegasus

Në lidhje me rastin e Gjermanisë, raporti vëren se Agjencia Federale e Policisë Kriminale Gjermane (BKA) pranoi, gjatë një takimi me dyer të mbyllura të Komitetit të Brendshëm të Bundestagut, se kishte blerë fshehurazi Pegasus në vitin 2019 me disa funksione të paaftë. Duhet të theksohet se softueri është përdorur në operacione lidhur me terrorizmin dhe krimin e organizuar që nga marsi i vitit 2021, ndërsa negociatat për blerjen e tij nga NSO kanë filluar në vitin 2017. /abcnews

g.kosovari

Next Post
S’ka mrekulli për Vllazninë/ Rumunët e eliminojnë me 3 gola. Shuhet ëndrra europiane për shkodranët

S'ka mrekulli për Vllazninë/ Rumunët e eliminojnë me 3 gola. Shuhet ëndrra europiane për shkodranët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In