• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga lobimi te afera CEZ-DIA: Ja çështja e katërt që ka në dorë SPAK-u ndaj Ilir Metës

by Java News
03/05/2024 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Igli Çelmeta shpjegoi se pse kreu i PL, Ilir Meta sulmon Altin Dumanin, drejtuesin e institucionit më të lartë të drejtësisë.

Çelmeta u shpreh se Meta ndihet i frikësuar se SPAK mund ta arrestojë, pasi hetimet për tre çështje janë drejt përfundimit. Po ashtu gazetari thekson se SPAK po heton familjen Meta edhe për pasurinë.

“Partia e Lirisë është një parti e degraduar, ka qenë thjesht një shtojcë midis pushtetit. Këto sulme të fundit të Metës, ndaj institucionit më të rëndësishëm, SPAK-ut, bëhen për çështjet që prokuroria po heton ndaj familjes së tij dhe Kryemadhit.

E konfirmuar është se ka 3 kallëzime në SPAK, nga avokati Romeo Karaj për çështjen CEZ-DIA, ish-deputeti Halit Valteri dhe avokati Idajet Beqiri.

Pra, tre çështje: CEZ-DIA, lobimi dhe operacionet plastike. Por po hetohet edhe për pasuritë e familjes Meta, këto çështje kanë kohë që po ndiqen dhe SPAK-u ka kopsitur disa çështje pas kontrolleve që janë bërë në banesa.

SPAK nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtarisht, përveç kur Altin Dumani i dha përgjigje Metës pas sulmeve. Meta ka bërë deklaratë të pakontrolluar kur tha se Dumani kishte lidhje me Nuredin Dumanin. Deklaratat që bën Meta ndaj SPAK, lë të kuptohet se hetimet e Prokurorisë janë drejt mbylljes, dhe kreu i PL ka informacion se mund të rrezikojë dhe burgun”, tha gazetari për Dritare TV.

Next Post
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Rama, 'fushatë' në Athinë/ Minxhozi: Grekëve nuk u pëlqen, mund të sfumojë rolin politik që donin t’i jepnin çështjes 'Beleri'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com