• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga linja hekurudhore tek autostrada/ Katër projektet që do të financojë BE në Shqipëri deri në 2027

by Java News
17/10/2020 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Europian ka miratuar Planin Ekonomik dhe të investimeve për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që do të fokusohet në 10 drejtime kryesore që nga transporti rrugor deri tek mjedisi dhe synon të nxisë rimëkëmbjen afatgjatë të rajonit.

I konsideruar si IPA tre plani i ri ekonomi do të shtrihet për zbatim gjatë vitit 2021 -2027. Investimet e parashikuara nga BE kushtojnë rreth 20 miliardë euro, por BE do të akordojë vetëm 9 miliardë euro, ndërsa të tjerat do të sigurohen nga burime të tjera.

Por sipas njoftimit zyrtar të BE-së investimet do të jenë të qëndrueshme vetëm nëse partnerët e Ballkanit Perëndimor përshpejtojnë reformat, duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Sipas planit të ri të BE-se, projektet që do të financohen janë linja hekurudhore që lidh kryeqytetet e Tiranës dhe Podgoricës që nis nga porti i Durrësit. Ky është vlerësuar nga BE një projekt me rëndësi për Rajonin dhe parashikon rehabilitimin e 120 km të linjës hekurudhore nga Shqipëria drejt kufirit me Malin e Zi.

BE kërkon të ndërmerren hapa konkretë për të përfunduar Autostradën Adriatiko-Joniane, që nis përgjatë bregdetit nga Kroacia deri në Greqi. Për ta bërë funksionale ketë autostradë baypassi i Tiranës  dhe dy seksione të qendrës së Shqipërisë duhen të përfundojnë.

Paketa e re e BE kërkon rehabilitimin e HEC Fierza në Shqipëri dhe të përfundojë edhe ndërtimi i Hidrocentralit Skavica në mënyrë që të rritet potenciali për të rritur eksportin e pastër të energjisë elektrike.

BE do të mbështesë si pjesë të gazsjellësit Trans Adriatik, ndërtimin e gazsjellësit Fier-Vlorë në Shqipëri dhe linjën Jon-Adriatik përgjatë bregdetit për një diversifikim më të madh të burimeve të furnizimit me gaz në Ballkanin Perëndimor, Rajoni dhe më gjerë.

BE kërkon të vendosen sisteme të integruara rajonale të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Paralelisht me planin e investimeve Ekonomike për të mbështetur rajonin, Komisioni ka paraqitur udhëzimet për zbatimin e Agjendës së Gjelbër në Ballkanin Perëndimor, që pritet të miratohet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje në nëntor 2020. Ai parashikon veprime ne pesë shtylla.

Këto janë, axhenda e klimës, duke përfshirë dekarbonizimin, energjinë dhe ekonominë qarkulluese (adresimin e mbetjeve, riciklimin, prodhimin e qëndrueshëm dhe përdorimin efikas të burimeve), biodiversitetin, me qëllim mbrojtjen dhe rivendosjen e pasurisë natyrore në rajon, uljen e ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës dhe krijimin e sistemeve të qëndrueshme të ushqimit në zonat rurale.

Dixhitalizimi do të jetë një mundësues kryesor për pesë shtyllat e mësipërme në përputhje me konceptin e tranzicionit të dyfishtë të gjelbër dhe dixhital.

g.kosovari
Next Post
“Zgjohuni qytetarë”/ Thirrja e Metës: Të krijojmë një front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë

'Pas shkeljes brutale të 5 qershorit...’/ Meta i rikthehet kërcënimeve: Zëri i popullit, zëri i Zotit. Ora e përballjes po afron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

August 30, 2026
Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

Islanda i thotë “jo” negociatave për anëtarësimin në BE

August 30, 2026
Zjarr i madh edhe në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen nga terreni, dyshohet se është i qëllimshëm!

Ndezi zjarr dhe rrezikoi një fshat të tërë, arrestohet 25-vjeçari në Tërbaç

August 30, 2026
Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com