• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Libani, Irani paralajmëron Izraelin: I njoh skenaret e Hezbollahut. Çdo hap rezistence do të shkaktojë një “tërmet” të madh

by Java News
14/10/2023 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, i ka bërë thirrje Izraelit që t’i ndalë sulmet në Gaza, duke paralajmëruar se lufta mund të zgjerohet edhe në pjesë tjera të Lindjes së Mesme, nëse Hezbollahu përfshihet në betejë. Sipas tij, diçka e tillë do të përbënte “tërmet të madh” për Izraelin.

Amirabdollahian u ka thënë gazetarëve në Bejrut se grupi i Libanit Hezbollah, i ka shqyrtuar të gjithë skenarët e luftës, andaj Izraeli duhet t’i ndalë sulmet në Gaza sa më shpejt që është e mundur. Izraeli e konsideron Hezbollahun si kërcënimin më serioz, duke marrë parasysh se grupi i ka rreth 150.000 raketa, përfshirë ato me precizitet të madh, të cilat mund ta godasin çdo pjesë të Izraelit. Ky grup, i cili ka mijëra luftëtarë, që kanë marrë pjesë në konfliktin 12-vjeçar të Sirisë, ka edhe lloje të ndryshme të dronëve ushtarakë.

Luftëtarët e Hezbollahut ka qenë të angazhuar përreth kufijve të Libanit me Izraelin, pas sulmeve të javës së kaluar nga grupi militant palestinez Hamas kundër Izraelit, duke i lënë qindra të vdekur. Të shtunën, ushtria izraelite ka thënë se një dron izraelit e ka goditur një “qelizë” afër kufirit me Libanin, që ka tentuar të infiltrohet në Izrael.

Amirabdollahian ka thënë se është takuar me liderin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, i cili e ka njoftuar për kushtet e grupit në Liban. “I di skenarët që i ka Hezbollahu. Çdo hap rezistence që do të marrë Hezbollahu do të shkaktojë tërmet të madh për entitetin zionist”. Me një sy drejt Hezbollahut, presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar lojtarët tjerë në Lindje të Mesme që të mos i bashkohen konfliktit, dhe ka dërguar anije luftarake amerikane në rajon, si mbështetje e plotë për Izraelin./REL

Next Post
Videoja që po ‘thyen’ rrjetin: Berisha qan si “fëmijë” në krahët e Silvinjos, ja si e festoi portieri fitoren ndaj Çekisë

Videoja që po 'thyen' rrjetin: Berisha qan si “fëmijë” në krahët e Silvinjos, ja si e festoi portieri fitoren ndaj Çekisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In