• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga lëvizja me Karta Identiteti, tek tregu i përbashkët, propozimet e Majlinda Bregut për vendet e Ballkanit Perëndimor

by Ardit Rada
16/10/2020 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk jemi një rajon i përsosur, por po bëjmë më të mirën edhe në mes të papërsosmërie. Si hap i parë, ne si RCC do të lehtësojmë një marrëveshje rajonale gjithëpërfshirëse për lëvizjen me letërnjoftime.

Marrëdhëniet tona tregtare në rajon nuk mund të funksionojnë më siç zakonisht kanë funksionuar, si biznes. Ne duhet të kemi një treg të përbashkët, që biznesi të kryhet lirshëm, kufijtë të mbahen të hapur për qarkullimin e mallrave dhe medikamenteve 24/7, kemi nevojë për shërbime digjitale për t’u shërbyer njerëzve, kemi nevojë për inovacione”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Takimin e Ministrave të Brendshëm, të Procesit të Berlinit që u fokusua në lëvizjen e lirë me Karta ID të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor (BP6), të mbajtur sot në internet.

“Nuk ka treg të përbashkët pa lirinë e lëvizjes. Ne nuk mund ta nxitim tregtinë pa hequr pengesat për të siguruar lëvizjen e lirë të biznesmenëve, shoferëve dhe qytetarëve. 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar se kapërcyen retorikat politike dhe iniciativa e korridoreve të gjelbra ishte një shembull i mirë. Por liria e lëvizjes meriton angazhim më të madh sesa thjesht zgjidhjet reaktive dhe ad hoc (të pjesshme). Si hap i parë dhe më themelori, duhet t’i lejojmë qytetarët të jenë në gjendje të udhëtojnë me Karta Identiteti. Ne jemi të përkushtuar për ta bërë këtë fakt të kryer, si një nga rezultatet kryesore të dokumentit të ri të Planit të Veprimeve të Tregut të Përbashkët Rajonal të vitit 2021-2024 dhe ne po punojmë fort për ta bërë këtë një histori suksesi të rrëfyer nga udhëheqësit në Samitin e Sofjes në nëntor”, shtoi Bregu.

Takimi i Ministrave të Brendshëm të Procesit të Berlinit i quajtur “Siguria Kombëtare, Ndërkufitare dhe Njerëzore në Kohë Pandemie: Strategjia, Koordinimi dhe Sinergjia midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, organizuar nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të Kryesisë së Përbashkët në Procesin e Berlinit 2020 dhe me mbështetjen e përsëritur të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor (BP) për të rritur bashkëpunimin rajonal që synon prodhimin e rezultateve konkrete për të gjithë qytetarët në të gjithë rajonin.

Diskutimi mbi “Lëvizjen e Lehtësuar mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor me Karta ID”, u kryesua nga Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, ndihmuar nga Sekretarja e Përgjithshme e RCC dhe Ministrat e Punëve të Brendshme të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Tregu i Përbashkët Rajonal është pjesë e agjendës së zotëruar nga rajoni, e mbështetur nga Komisioni Evropian (KE) i fokusuar në lidhjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, hapësirës digjitale, industriale, hapësirës së investimeve dhe inovacionit dhe axhendën e gjelbër. RCC është në këtë proces së bashku me BE, qeveritë e vendeve të rajonit, CEFTA dhe partnerët në fazën e përparuar të përgatitjes, duke zhvilluar Planin e Veprimit që pritet të miratohet në fillim të Nëntorit, në Samitin e Sofjes të Ballkanit Perëndimor.

/e.rr

Next Post
E testuar tek 40 mijë persona, kompania amerikane do të bëjë kërkesën për miratimin e vaksinës pas zgjedhjeve në SHBA

E testuar tek 40 mijë persona, kompania amerikane do të bëjë kërkesën për miratimin e vaksinës pas zgjedhjeve në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

March 2, 2026
Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

March 2, 2026
Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In