• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga “ledhatuesi” profesionist tek “shkruesi” i sms nëpër biskota, ja profesionet më të çuditshme

by A R
11/11/2015 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kapitalizëm dhe në atë që njihet si sektori terciar ka tashmë një shumëllojshmëri shërbimesh dhe punësh që mund të bësh. Më poshtë, keni një listë të disa prej “shërbimeve” më të çuditshme, që paguhen. Kështu, në botë ka punë si mjelës i gjarpërinjve, shoqërues nusesh, zhvendosës ajsbergu deri tek instruktor sërfi për qenin tuaj apo thjesht një ledhatues fytyre, që paguhet 80 dollarë për orë.

 “Mjelës” i gjarpërinjve

Personave që mjelin gjarpërinjtë, u duhet të bëjnë njërën ndër punët më të rrezikshme, por edhe më të çuditshme në botë. Ata nxjerrin helmin nga gjarpërinjtë më të frikshëm, helm ky që përdoret më pas për të krijuar një antihelm për përdorim spitalor dhe laboratorik, që mund të shitet për plot 1000 dollarë grami.

Shoqëruese nusesh

Nuk ua keni besën shoqeve të ngushta? Mund të punësoni shoqëruese profesioniste nusesh, të cilat ndihmojnë nusen në ditën e saj të madhe. Jen Glantz, themeluese e “Punëso një shoqëruese”, thotë se kompania ofron “shoqëruese nusesh të fshehta” dhe shërbime personale për nuset dhe festën e dasmës. Çmimi? Nga 300 deri në 2000 dollarë për çdo dasmë.

Zhvendosës ajsbergu

Zhvendosja e ajsbergëve u bë një profesion që pas mbytjes tragjike të Titanikut në vitin 1912. Patrulla Ndërkombëtare e Akullit (IIP), që u themelua një vit më vonë, operohet nga Roja Bregdetare Amerikane. Punonjësit lokalizojnë ajsbergët dhe ofrojnë rrugë të sigurta rreth tyre. Nëse është e nevojshme, ata mundësojnë edhe zhvendosje të ajsbergut nga ajo zonë.

Vajtues

Vajtuesit profesionistë marrin pjesë në funerale dhe vajtojnë një person të vdekur. Një kompani në Angli, e quajtur “Merr me qira një vajtues” është e specializuar në këtë industri dhe ofron vajtues me çmimin prej 70 dollarësh për dy orë.

Instruktor sërfi për qentë

Mund t’i gjeni në resortet turistike buzë oqeaneve. Instruktorët e qenve që bëjnë sërf janë një profesion më vete. Të specializuar në mësimin e njerëzve dhe qenve si të qëndrojnë mbi tabelën e sërfit, nëse dëshironi një cilësi që ta dallojnë qenin tuaj nga të tjerët, shfrytëzojeni.

Masazhatorë fytyre

Të pagëzuar si “shkencëtarë ndjesorë”, këta masazhatorë fytyre bëjnë më shumë se aq. Ata mund të punësohen për 25 dollarë ora për të kuptuar efektivitetin e produkteve si locionet ose pastruesit e fytyrës.

Ledhatues

Kush mund ta mendojë se ledhatimi është një profesion? Mos u habisni! Këta persona paguhen 80 dollarë në orë për të qëndruar të përqafuar me të tjerët.

Artistë të hirit

Artistët e portreteve nga hiri mund të krijojnë vepra arti me hirin e një personi që është ndarë nga jeta. Shumë persona i punësojnë këta njerëz që të bëjnë një send me të cilin mund ta kujtojnë gjithnjë personin e zemrës duke e pasur me vete, si për shembull një varëse.

Nuhatës të frymës

Këta vlerësues të frymës punojnë zakonisht për kompanitë që prodhojnë çamçakëz, mente, pasta dhëmbësh apo produkte të lëngshme për larje goje. Ata vlerësojnë efektivitetin e produkteve dhe u japin një mendim prodhuesve.

Shijues të ushqimit të qenve

Nuk ia keni besën ushqimit të qenit tuaj? Punësoni një njeri që do ta shijojë ushqimin e bërë posaçërisht për të dhe që do t’ju thotë nëse cilësia e produktit është ajo e duhura. Këta persona vlerësojnë gjithashtu vlerën ushqyese të produkteve për kafshët.

Përcaktues të seksit te pulat

Persona të veçantë paguhen në Japoni apo Britani, deri në 60,000 dollarë në vit për të vlerësuar gjininë e një pule, duke u mbështetur tek intuita.

Pritës në radhë

Tepër të padurueshëm për të pritur në radhë? Punësoni një profesionist që ka durimin që ju mungon. Për 1000 dollarë në javë, dikush do të qëndrojë në radhë për ju në ditët më të ngarkuara të blerjeve.

Shkrues mesazhesh për biskota

Tepër të pëlqyera nëpër botë, biskotat e fatit kanë nevojë të shkruhen nga një person i vërtetë. Në fakt, prodhuesit e këtij produkti punësojnë shkrimtarë që shkruajnë vargje të cilat i motivojnë njerëzit. Puna paguhet rreth 40,000 dollarë viti./ Business Insider

 

Next Post

Të enjten mblidhet Këshilli i Mandateve për deputeten Leskaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In