• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Kushta tek Vata e Bogdani/ Legjendat e kombëtares kuqezi bëhen bashkë: 20 vite janë boll, duhet ndryshim në FSHF

by Java News
12/02/2022 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo vetëm brenda radhëve të shoqatave të Futbollit, jo vetëm media dhe opinioni publik, jo vetëm vendime gjykatash që i bëjnë nul proceset e votimit, por thirrja e fortë për Armand Dukën që ‘boll është boll’ dhe duhet ta lërë të sportin ne vend të marrë frymë i vjen edhe nga ata që i dhanë me shumë se gjithë të tjerët ngjyrave kuqezinj.

Ish futbollisti i kombëtares Erion Bogdani thotë se sporti ka shumë problematika dhe se ato duhen zgjidhur me transparencë.

“Çfarë na mungon për ta ngjitur Kombëtaren në nivel të lartë pasi lojtarët i kemi? Duhet të shikojmë që të forcojmë një repart siç është mesfusha, pasi nuk është në nivelin e mbrojtjes apo të sulmit. Duhet të jenë sa më në formë në ekipet e tyre dhe të përshtatshëm për ekipin kombëtar. Mendoj që portën e kemi të siguruar, mbrojtjen me Ismajlin, Kumbullën, Gjimshitin, por edhe Veselin, kemi Hysajn dhe them se mbrojtja është e blinduar. Gjithashtu, edhe në sulm, bashkë me Brojën formojnë një repart të shkëlqyer”, tha Bogdani në një intervistë për emisionin “Sport News”.

Ish-kapiteni kuqezi, Rudi Vata kërkon largimin e Dukës. Në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës legjenda e futbollit shqiptar tha se dëmi që i është bërë futbollit në këto 20 vite është i parikuperushëm, pasi Shqipëria ka dalë si vendi me skuadrat më trukuese në historinë e futbollit botëror.

“Mendoj që janë të gjithë produkt i sistemit shqiptar. Sistemi shqiptar ka treguar që nuk është i drejtë dhe i ndershëm. Nuk është sistem i njerëzve që kanë programe dhe strategji të qarta. Është një sistem ku trukimi është pjesë normale dhe gara sigurisht ka për të qenë kush do të jetë ai që do të mundohet për t’ia hedhur atij tjetrit dhe të dalë fitues nëpërmjet manipulimit, trukimit dhe mundësisë edhe nëpërmjet politikës për të qenë në krye të një institucioni i cili ka nevojë për njerëzit që vërtet e njohin, e kuptojnë, e vlerësojnë dhe sakrifikojnë për futbollin. të mirë e afatgjatë. Do ta gjeja aty më mirë veten time. Jam në bisedime që të jem sa më shpejt afër botës së futbollit se aty ka qenë pasioni im gjithë jetën dhe jam i dashuruar me futbollin”, tha Rudi Vata.

Legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta ka komentuar zgjedhjet në FSHF. Ai thotë se gara për kreun e ri të asamblesë është e pabaratbartë pasi në krye të shoqatave rajonale janë vendour të besuarit e Dukës.

“Patjetër që presidenti ka të drejtën e zotit të garojë. Por mënyra se si do të organizojë këto zgjedhje është e gabuar, pasi ai ka 4 vjet që përgatitet për një ditë, kurse të tjerët kanë një ditë të mendojnë për 4 vjet. Duhet që para 3 muajsh presidenti bashkë me asamblenë të kishin stopuar dhe t’i kishin afishuar emrat. Tjetra, nëpër salla janë parë të gjithë këta persona kur votohet, si mund të jetë i barabartë votimi? Tjetër, presidenti bashkë me asamblenë një herë në kaq kohë shpikin formula për të zënë në kurth çdo garues. Mendoj se kjo është arsyeja që në tri edicionet e fundit s’ka kundërshtarë, ose janë vënë nga presidenti vetë”, ka thënë Kushta në një intervistë për Panorama Sport.

Ish-futbollisti i kombëtares Ervin Fakaj në një intervistë për Report Tv është shprehur se zgjedhjet në futboll po ngjajnë me ato të politikës ku gjithmonë ka mungesë transparence dhe akuza. Ai thotë se qëllimisht shoqatave rajonale të futbollit iu dha një rëndësi e madhe që në fund FSHF-ja të rikonfirmojë Armand Dukën si president.

“Zgjedhjet janë gjithmonë shumë të elektrizuara. Në politikë po, por po ndodh edhe në futboll. Do isha shumë i lumtur që në botën e sportit të jepnim një mesazh ndryshe, por edhe në futboll po zhvillohen zgjedhjet me një klimë të tensionuar, jo transparente. Të ishin sa më sportiv dhe në fund të fitonte më i miri, por unë nuk e shoh kështu këtë punë. Shoqatat rajonale të futbollit morën një rëndësi të madhe me ndryshimet statutore. Pesha që iu dha iu dha me paramendim që zgjedhjet të ishin sa më të kontrollueshme. Mediat nuk lejohen, kandidatët nuk pranohen. Emrat në lista duhet të bëhen publikse sepse sfiduesi duhet të dijë ku të shkojë, kë të bindi. Dalin emrat vetëm ditën që zhvillohen zgjedhjet dhe kjo është e pakonceptueshme. Është çmenduri të futesh në një garë ku është e paracaktuar. Ti s’di kujt ti flasësh. S’di kë të takosh,”-tha Fakaj në Report Tv.

Të mërkurën, përkundër statutit, FSHF mbylli përmes një procesi manipulativ zgjedhjet në 8 shoqatat rajonale të futbollit që kanë gati 50% të votave në asamblenë e 2 marsit. Në gjykatë për manipulimet e federatës janë edhe shoqatat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta.

Next Post
“Do t’i ngelë pishman që mungoi në darkë”/ Einxhel flet për situatën e Donaldit me Beatrix

“Do t’i ngelë pishman që mungoi në darkë”/ Einxhel flet për situatën e Donaldit me Beatrix

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In