• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga ‘kukullat vrastare’ te ‘Benderët gjakatarë’, 4 misteret e mëdha

by A R
22/12/2017 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Bender-ët gjakatarë

Gjatë Luftës civile, shumë amerikanë ishin drejtuar kah Perëndimit, larg fushëbetejave. Nëse ata kalonin nëpër Kanzas dhe qëndronin në bujtinën e udhëhequr nga klani Bender, jeta e tyre thuajse ishte e humbur. Benderët ishin gjermanë, mezi e dinin anglishten. Ishin katër sish: John Bender Sr., 60 vjeç; nëna Bender, 55 vjeçe dhe fëmijët e tyre, John Jr., rreth 25 vjet dhe Kate rreth 23. Por, nuk dihet a ishin këta emrat e tyre të vërtetë, si dhe a ishin ata me të vërtetë familjarë midis tyre. Meqë udhëtarët bartnin çdo gjë që kishin me vete, Benderët kishin kuptuar se mund të pasuroheshin duke i plaçkitur ata. Kur udhëtarët e prisnin më së paku, meshkujt Bender i vrisnin ata në pabesi. Kur filluan të grumbulloheshin kufomat, në fillim u fajësua një fis indian, por shumë shpejt u zbuluan Benderët, si kriminelë të vërtetë. Por, para se të kapeshin, ata u zhdukën. Përkundër një çmimi astronomik për atë që do të jepte ndonjë informatë për ta, Benderët kurrë nuk u gjetën.

Kukullat vrastare, Burke dhe Hare

Në fund të vitit 1820, dy burra në Edinburg të Skocisë filluan një industri të frikshme të dhomave me qira. William Hare dhe William Burke ishin irlandezë, të cilët u bënë miq. Kur një qiraxhi vdiq në shtëpinë e Hare-it, shokët ia shitën kufomën e tij Universitetit të Edinburgut. Ata kuptuan se mund të bënin pasuri duke shitur kufoma, por problemi ishte se nuk kishte kufoma të mjaftueshme. Për këtë shkak, ata vendosën që vetë të “prodhonin” kufoma. Ata vranë rreth 16 njerëz, kryesisht duke i ngufatur dhe ia shitën kufomat e tyre personit të quajtur Dr. Knox, në universitet. Shumë shpejt komploti i tyre doli në shesh. Hare u dorëzua dhe tradhtoi “ortakun” e tij, me kusht që atë ta linin të lirë. Kurse Hare-n sikur ta kishte lëshuar toka. Më pas një djalë gjeti 17 kukulla në një shpellë, të cilat iu ngjanin njerëzve të vrarë nga çifti vrastar. A thua, cili ishte kuptimi i kësaj?

Vrasësi i fëmijëve nga Oklandi

Midis viteve 1976 dhe 1977, një vrasës i paidentifikuar bëri kërdinë në rrugët e Oklandit të Miçiganit, duke vrarë të paktën katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza: Mark Stebbins, 12, Jill Robinson, 12, Kristine Mihelich, 10 dhe Timothy King, 11 vjet. Marku ishte ngufatur dhe keqtrajtuar seksualisht me një objekt. Jill ishte vrarë me pushkë në fytyrë, Kristine ishte mbytur nën ujë, kurse Timothy ishte ngufatur dhe ishte keqtrajtuar sikur Marku. Kjo shkaktoi panik të madh dhe askush nuk guxonte t’i linte fëmijët vetëm. Hetimet ishin të gjera, u gjetën disa të dyshimtë, të cilët më pas u liruan për shkak të mungesës së dëshmive. Në vitin 1978, vrasjet pushuan mistershëm. Vrasësi kurrë nuk u gjet.

Njerëzit e “mjaltëzuar”

Shkrimet antike kineze flasin për një traditë arabe, ku pleqve afër vdekjes, nuk u jepej asnjë ushqim tjetër, përpos mjaltit. Shumë shpejt, jashtëqitjet e tyre, si dhe djersa fillonin të përbëheshin vetëm nga mjalti. Pleqtë më pas do të vdisnin si pasojë e këtij veprimi dhe trupat e tyre vendoseshin në enë të mëdha, të mbushura plot me mjaltë. Pasi që ata qëndronin ashtu për rreth një shekulli, substanca merrej dhe përdorej si ilaç, sidomos për mjekimin e eshtrave të thyer. Ka shumë pak të dhëna rreth këtyre njerëzve “të mjaltëzuar”. Ec e dije e a ka ndodhur një tmerr i tillë me të vërtetë, apo e tëra është legjendë! Askush nuk e di me siguri!

Next Post
U raportua i vdekur, të afërmit e Florencit: Ai është gjallë, nuk pranojmë heqjen e aparaturave

Babai i Florencit: Duan t'i heqin aparaturat por unë nuk firmos!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In