• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga kufiri, drejt Tiranës në hotele për ti kaluar në Mal të Zi/ Arrestohen katër persona në Tiranë, mes tyre edhe të huaj

by Java News
15/05/2020 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Backlash”, ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe dy të huaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrant klandestinë.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së enjtes, u vunë në pranga K. D., 32 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë; A. M., 35 vjeç, banues në Tiranë; E. E., 22 vjeç, me shtetësi dhe kombësi siriane dhe A. I., 25 vjeç, me shtetësi dhe kombësi marokene.

Katër të dyshuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kundrejt shpërblimit monetar, bënin transportimin e emigrantëve klandestinë të kombësisë siriane ose kombësive të tjera (marokene, afgane, irakene) nga zona e Korçës në afërsi të kufirit të gjelbër me Greqinë, për t’i sjellë në Tiranë.

Më tej pasi sistemoheshin fillimisht në dhoma me qira apo hostele në zonën e Laprakës, transportoheshin me automjete private drejt kufirit të gjelbër me Malin e Zi, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Shtetasit E. E. dhe A. I. dyshohet se kishin rolin e organizatorit në këtë skemë trafikimi, duke u koordinuar me persona të tjerë të kombësisë siriane në Greqi dhe Siri, ku nëpërmjet aplikacioneve “Whatsapp”, “Messenger” etj, bënin koordinimin e lëvizjes së emigrantëve nga Greqia për në Shqipëri, duke angazhuar shtetasit shqiptar të arrestuar në këtë skemë, të cilët luanin rolin e transportuesit, përkthyesit dhe të personave që shpesh tërhiqnin paratë që transferoheshin nëpërmjet agjencive te transfertave monetare.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, tre shtetas turq.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë , për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit, kryer në bashkëpunim”.

g.kosovari

Next Post
“Të shkojmë në Surrel”/ Skenarët e Nikoll Lesit: Rama më pas do lëshojë SPAK drejt kundërshtarëve politikë dhe personal

"Të shkojmë në Surrel"/ Skenarët e Nikoll Lesit: Rama më pas do lëshojë SPAK drejt kundërshtarëve politikë dhe personal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In