• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga krimet zgjedhore në SPAK tek hapja e kutive/ Gjiknuri: Ja cilat kërkesa iu aprovuan opozitës. Dua të bëj një sqarim…

by Java News
04/06/2020 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka zbuluar të gjithë kërkesat që i janë pranuar deri tani opozitës.

Përveç skemës së re për depolitizimin e administratës zgjedhore apo identifikimin biometrik që Gjiknuri i sqaroi në Kuvend, ai thotë se krimet zgjedhore do të hetohen nga SPAK dhe dënimet do të jenë vetëm me burg.

Po ashtu ai ka thënë se denoncuesi i krimeve zgjedhore fiton imunitet dhe i shpëton përgjegjësive penale edhe nëse është vetëinkriminuar në shit- blerjen e votave. Më tej Gjiknuri thotë se hapja e kutive do të jetë një realitet por mjafton që të paguhet riprodhimi i tyre.

”S’ka lidhje me administrimin e zgjedhjeve. Dua të bëj një sqarim. Së pari, nga çfarë janë diktuar ndryshimet, nga një sërë rekomandimesh të ODIHR. Zgjedhjet i certifikojnë ata dhe konstatojnë çfarë duhet ndryshuar. Disa janë adresuar. Një kërkesë është depolitizimi i administratës. Nuk është fakti që do gjejmë homo- sapiens që nuk mendon politikisht. Por zyrtarët do të emërohen dhe të ç’emërohen nga administrata dhe jo partitë. E dyta për krimet zgjedhore, opozita kërkoi t’u jepet imunitet denoncuesve. Pra edhe nëse të është bërë një marrëveshje për një vend pune, jo vetëm aq po çlirohesh dhe imunizohesh nga përgjegjësia penale. Nëse të është dhënë premtim për të dhënë votat. Por për të provuar. Kur njeriu vetëinkriminon veten është shkalla më e lartë. Çdo denoncues çlirohet nga përgjegjësia penale. Krimet zgjedhore në SPAK, është pranuar. Kamera është pranuar, të gjithë zyrtarët do të monitorohen dhe opozita do ketë akses. Opozita ka kërkuar të rihapet çdo kuti, tani garantohet automatikisht. Mjafton të paguash koston e riprodhon.

Nga ana tjetër opozita kërkoi dhe elementë politikë në komision. Pra përfaqësues politik që të bëjnë shënime në çdo procesverbal dhe të jenë pjesë në KZAZ, numërim votash, menaxhim votash. Edhe teknologjia. E kërkuam ne në opozitë, dështoi kur u bë eksperimenti. Ne do e marrim përsipër. Ne bëjmë një ofertë tjetër, zëvendëskomisioneri, një person në KQZ që do monitorojë zgjedhjet, si ekzekutiv, por si ministër, i votuar nga parlamenti siç votohen organet e drejtësisë, me 84 vota. Të vihet dhe një zëvendëskomisioner, që do ketë detyrë ekskluzive, bashkëdrejtues për implementimin e teknologjisë që do e ketë në dorë opozita.

Kishin hallin e garancisë për komisionerët, rekrutimin e tyre. Këta e kanë të detyrueshëm trajnimin. Si juri amerikane, pra që futesh në punë dhe e ke të detyrueshëm trajtimin nga KQZ që të marrësh certifikatë, por është me short. Qytetarët, njerëzit, partitë mund të aplikojnë. Kërkesa është e lehtë, të kesh diplomë të lartë, mos jesh i dënuar më parë ose të jesh student në vitin e fundit të bachelor. Ky zëvendëskryetar ndjek gjithë procesin. Trajnimi, certifikimi, dhe ky do jetë pjesë e saj. Opozita ka njerëzit e saj, që do vëzhgojnë çdo letër. Kam shpresë që teknologjia do funksionojë 100%. Është offline dhe nuk lejon manipulime si regjistër. Aty ke emrin, vjen me emrin, si pikë kalimi kufitar. Lexon kartën ose pasaportën. Lë shenjën e gjishtit. Database më pas dhe shihet nëse ky njeri ka votuar më parë, nëse gishti bën match sërish atëhere quhet krim elektoral, janë të gjitha me burgim.”– tha Gjiknuri.

g.kosovari

Next Post
Rama për televizionin kroat: Idetë më të mira për të ardhmen e Europës gjenden në Ballkan

"Listat si të mbyllura si të hapura i shikon kryetari"/ Rama flet për ndryshimin e sistemit: Mos u çudisni, ne flasim por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com