• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga krimet seksuale, te Kushtetuta”, si u zbyth Berisha për emigrantët pas bisedës me Tajanin dhe dështimit të protestave

by Ardit Rada
22/11/2023 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Pasi tmerroi mediat italiane për emigrantët dhe trazoi opinionin publik në Shqipëri, Sali Berisha duket se është tërhequr nga qëndrimet e tij. Shenjat e para të kësaj tërheqje u dukën që pas bisedës telefonike mes tij dhe zv,kryeminitrit italian, Antonio Tajani. Ishte ky i fundit që e qortoi Berishën ndërsa kreu i Rithemelimit deklaroi publikisht se nuk do të zhvillonte protesta kundër marrëveshjes Rama-Meloni.

“Më ka marrë në telefon zv/Kryeministri i Italisë Antonio Tajani. Dhe më thotë se, Sali thotë, e pamë atë deklaratën e PD e ne kemi këtë-atë problem, ishte e ashpër. Jo i thashë, ja shpjegova. Për këto arsye thashë unë jam kundër, por i thashë, nuk mund të ketë protesta, PD nuk mund të organizojë protesta që të nxisë ksenofobi, atë nuk e bën” – tha Sali Berisha në 16 nëntor teksa një javë më parë kishte shprehur edhe rezerva raciste ndaj kampit të refugjatëve në Shqipëri.

Duke folur për “Corriere della Sera” Berisha jo vetëm deklarohej kundër refugjatëve, por u vishte atyre edhe krime hipotetike që mund të kryenin në Shqipëri.

“Shqipëria është një vend i vogël, i cili për këtë arsye ka frikë se problemet e para tashmë në vendet e tjera ku kanë lindur këto qendra mund të përforcohen në territorin e saj. Mendoj për Gjermaninë, për vetë Italinë, ku kanë ndodhur vjedhje dhe dhunë seksuale. Imagjinoni për Shqipërinë” – tha Sali Berisha edhe pse ky nuk ishte i vetmi qëndrim kundër.

Më parë, ai paralajmëronte kryeministren Giorgia Meloni se firma e Edi Ramës nuk ka asnjë vlerë juridike. Arsyeja? Sepse ai parashikonte që Ramës do t’i hiqej mandati nga Kushtetuesja mbi bazën e akuzave që vetë Berisha kishte nisur të artikulonte pa prova.

Por kampi i refugjatëve duket si një  temë që e bezdis Sali Berishën, të cilin vijojnë ta pyesin në çdo dalje publike.

Sikleti nga kjo ‘dopio gjashtë’ është i kuptueshëm.

Së pari, me gjasë sepse disa tentativave për protesta në Shqipëri kundër emigrantëve nuk iu përgjigj askush, përkundrazi dështuan në mënyrë të turpshme.

Së dyti, vet telefonata-shuplakë e të djathtit Antonio Tajani duket se e ka zbythur kreun e Rithemelimit nga yryshi që kishte marrë.

Sot, Berisha duke shmangur sërish pyetjen e sikletshme se ç’mendon për emigrantët, ia pasoi topin Grupit Parlamentar.

“Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar është bërë një diskutim i gjatë, por pa konkluzion. Kjo u shty që të vazhdojë në një mbledhje të veçantë. Do të mblidhet grupi dhe do ta vendosë. Nuk do të prononcohem para vendimit të grupit, do të mbështes vendimin e tij” – tha mesditën e 22 nentorit Sali Berisha, i cili po çudit jo pak sa herë që e pyesin për refugjatët.

JavaNews

Next Post
Gara për kreun e ri të AMP/ Zbulohen 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve

Gara për kreun e ri të AMP/ Zbulohen 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

Britania i vjen në ndihmë Arabisë Saudite, dërgon avionë luftarakë për ta mbrojtur nga sulmet e rebelëve Huthi

October 20, 2026
Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

October 20, 2026
Basha, ky Frank Underwood në shtëpinë e demokratëve

Nga protesta e drejtë te dhuna e padrejtë

October 20, 2026
Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit në Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

October 20, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com