• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga kriketi te Rita Ora/ Veliaj e ambasadori King-Smith lançojnë “Javën e Kulturës Britanike”: Britania, pranë nesh në ditët më të vështira

by Java News
02/09/2022 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndeshje kriketi mes stafit të Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Britanike shënoi dje nisjen e “Javës Britanike”. Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, Bashkia e Tiranës do të organizojë një sërë aktivitetesh që kremtojnë kulturën, artin, muzikën dhe sportin britanik, që do të kulmojnë me koncertin e Rita Orës në 6 shtator.

I shoqëruar nga ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith dhe kampioni i botës në boks Florian Marku, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se sporti ka fuqinë e bashkimit mes popujve. Ai tha se Britania e Madhe ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në momentet tona më të rëndësishme. “Anglia promovon në mënyrë të jashtëzakonshme shumë sporte, jo vetëm futbollin apo boksin, kriketin, sepse sporti bashkon njerëzit. Me sport është mënyra e mirë sesi e nisim këtë javë të bashkimit, të bashkëpunimit, të vëllazërisë që kemi me Britaninë e Madhe, një vend që ka qenë gjithmonë aleati ynë, ka qenë gjithmonë një fans i yni, ka qenë aty në ditët tona të vështira, qofshin këto ditët e vështira të Luftës së Dytë Botërore, qofshin këto ditët e vështira gjatë eksodit të Luftës në Kosovë”, u shpreh Veliaj.

Ndërkaq, në sheshin “Skënderbej” ka nisur puna për ngritjen e skenës gjigante për koncertin e Rita Orës. Koncerti do të mbahet në mbrëmjen e 6 shtatorit dhe hyrja do të jetë falas për të gjithë. “Skena mbrapa po përgatitet për një tjetër sukses shqiptaro-britanik: Rita Ora. Ndërkohë, sapo mbyllëm një fundjavë fantastike me “Sunny Hill Festival”, me Dukagjinin dhe familjen Lipa”, shtoi më tej Veliaj.

Ambasadori Britanik deklaroi se “Java Britanike” do të vijë me një sërë aktivitetesh të ndryshme, të cilat nisin në Tiranë për t’u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë. “Është një kënaqësi që të jem në qendër të Tiranës , në qendër të Shqipërisë, në sheshin “Skëndebej”, për të lançuar “Javën Britanike 2022” dhe kjo do të jetë java kulturore ku ne do të festojmë të gjithë aspektet e kulturë mes Britanisë dhe Shqipërisë”, nënvizoi ambasadori Alastair King-Smith./m.j

Next Post
Ashtu si Basha, edhe Xhaferaj paralajmëron rikthimin e procesit në pikën e nisjes: PD do t’i rindërtojë banesat e prishura nga tërmeti

"Berisha s'mund të jetë e ardhmja e PD, por e shkuara e saj"/ Xhaferri: Jemi për hapjen e dosjeve, përfshi dhe të Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In