• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga krijimi i ISIS tek rënia e “Kalifatit”, a është vdekja e Al Baghdadit fundi i terrorismit në botë?

by Java News
10/03/2020 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gertjan Kosovari

Pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 bota u pa e kërcënuar nga sulmet terroriste duke ndryshuar edhe kursin se si duhej të mbrohej pas asaj ngjarje që tronditi opinionin publik. Fenomeni i terrorizmit dhe përhapja e tij e shpejt gjatë dy dekadave të fundit, sidomos në kuadër të terrorizmit ekstremist i detyroi vendet perendimore që të shtonin masat për të përballuar këtë medot të re sulmi nga grupert terroriste. Pushtimi i Irakut nga SHBA u bë shkak për krijimin e grupeve terroriste dhe këto grupe filluan të kryejnë shumë krime në Irak dhe Siri ku edhe u fuqizuan shumë duke shtrirë territorin e tyre.

ISIS si një grup terrorist me emër dhe pjesëtarë të caktuar, u formua pas shfaqjes së lëvizjeve popullore në botën arabe në vitin 2011, dhe pas zgjerimit të trazirave në Siri. Grupi terrorist ISIS së pari u formua në Irak dhe ajo që administrata e Bush e përkufizoi si një luftë të gjerë kundër terrorizmit, rezultoi në fakt si terreni ku do të mbillte farat një prej grupeve më brutale terroriste në historinë e njerëzimit. Në kaosin që pasoi luftën, militantë të financuar nga Osama Bin Laden, u grumbulluan në Irak nën kryesimin e jordanezit Abu Musab Al-Zarqawi me qëllimin e vetëm, luftimin e trupave amerikano-britanike që kishin pushtuar vendin.

Al-Zarqawi nisi tërheqjen e luftëtarëve të huaj në vend përmes Sirisë, dhe nuk e pati të vështirë të joshte pjesëtarë të klaneve sunite në Irak, shumë prej të cilëve kishin në zotërim armët e ushtrisë së përmbysur kombëtare.  Pas Irakut, në Siri ISIS po fuqizohej edhe më shumë pasi vendi ishte i përfshirë nga trazirat dhe ata punonin për të rrëzuar qeverinë e Bashar al Asad por kursi i tyre gjatë rrugës ndryshoi duke zaptuar qytete dhe kryer masakra në civil të pafajshëm ose duke rrëmbyer të rinj që më pas i stërvisnin me metodat e tyre që ti kishin gati për ti hedhur në aksion drejt objektivave kundërshtare ose perëndimit që ata e cilësonin si armikun e tyre kryesor. Al Zarqawi u vra në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara në 7 qershor të vitit 2006. Abu Bakr Al Baghdadi ishte njohës i mirë i doktrinës fetare dhe ylli në ngritje i lëvizjes xhihadiste globale do të bëhej shpejt një prej krye terroristëve më brutalë që kishte njohur njerëzimi.

Pra kjo ishte ideja e krijimit të ISIS të drejtuar nga Al Baghdadi i cili kërkonte të sulmonte sa me shume zona dhe te gjitha këto të drejtoheshin nga ligjet e tyre duke mos iu bindur vendeve perendimore. Përpara se të merrte në dorë drejtimin e ISIS ai ishte një nga të arrestuarit e ushtrisë amerikane në Irak ku krijoi lidhje edhe me ish-oficerë të radikalizuar të Saddam Hussein me ndihmën e të cilëve do të themelonte më vonë Shtetin Islamik. Ai u lirua nga kampi pas 10 muajsh, pasi u konsiderua nga SHBA si jo i rrezikshëm dhe u lidh më Këshillin e Muxhahedinëve Shura.

Pas vdekjes së Al Zarqawi, organizata e ndryshoi emrin në Shteti Islamik i Irakut, dhe në vitin 2010, Al Bagdadi u bë lideri i saj. Avancimi befasues i Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë çoi drejt një eksodi masiv, të cilin OKB e pati të vështirë të menaxhonte. Organizata kishte pushtuar Mosulin dhe Tikritin e ish-diktatorit Saddam Hussein dhe qyteza të tjerë në perëndim të Bagdadit Në verën e vitit 2014, Shteti Islamik në Irak dhe Siri i kishte shtrirë tentakulat në një sipërfaqe sa Britania e Madhe mes Irakut veriperëndimor dhe Sirisë lindore, duke pushtuar qytet pas qyteti.

Në qershor të po atij viti, Shteti Islamik e shpalli Kalifatin në tokat e pushtuara dhe Abu Bakr Al Baghdadit si Kalif.  Duke treguar fuqinë e tij Shteti Islamik po përdorte rrjetet sociale për rekrutimin e anëtarëve të rinj. Këtë e bëri përmes imazheve dhe videove të dhunshme, që ishin xhiruar duke treguar edhe njherë anën e tyre më të errët. Luftëtarët e ISIS tmerruan botën me videot që publikonte për vrasjet makabre me prerje kokash dhe ekzekutimet e pengjeve të huaja që ishin rrëmbyer në siri dhe duke nisur sulem të njëpasnjëshme në Evropë ku qindra persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur dhe të friksuar nga ajo që po ndodhte.

Perëndimi nuk po e kaperdinte dot fuqizimin dhe kercenimin e ISIS dhe 14 shtete ju bashkuan koalicionit ku përgjatë 1 viti, Shtetet e Bashkuara kishin ndërmarrë më shumë se 8 mijë sulme ajrore në Irak dhe Siri. ISIS pësoi humbje të rënda përgjatë kufirit sirian me Turqinë dhe në fund të vitit 2015-tës, forcat irakiane shënuan progres duke rimarrë në kontroll Ramadin.

Nga viti 2016, Shteti Islamik filloi ta humbte territorin po aq shpejt sa e kishte fituar atë, dhe deri në dhjetor të vitit 2017, Kalifatit iu fshi nga harta 95% e zonës që kontrollonte dikur. Epoka e Shtetit Islamik të Al Baghdadi-t mbaroi zyrtarisht në 26 tetor të vitit 2019-të, kur lideri i organizatës u vra në një sulm ajror amerikan në veri të Sirisë. Një ekip i forcave speciale amerikane, rrethoi Al Baghdadi-n në një tunel në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, ku ai aktivizoi një jelek me eksplozivë, duke vrarë veten dhe 2 fëmijët e ti.

Bashkë me Al Baghdadi-n u shua ëndrra e xhihadistëvë për Kalifat.Me gjithëse duhet si diçka e pamundur që ISIS të ringrihet përsëri por shumë analistë mendojnë se edhe pse ata humbën liderin e tyre ata prap mund të mbijetojnë.

Siria mund të jetë vendi ku ata do të kenë mundësinë një lëvizje të re pasi zona është ndarë dhe në luftë me Turqinë që kurdët ka nisur ti sulojë dhe i quan terroristë dhe në krahun tjeter Rusia që mbështet ushtrinë e Bashar al Asad duke e mbajtur këtë fundit në pushtet dhe SHBA që pas vrasjes së Al Bakdatit është tërhequr duke krijuar shumë pasiguri tek banorët e mbetur dhe të trembur nga lufta që spo mbaron kurrë.

Megjithatë, për viktimat e shtetit islamik në Lindjen e Mesme e përtej saj, trauma që mbollën vite të tëra terrori nuk u zhduk me rënien e kalifatit islamik, e nuk do të venitet as me vdekjen e Baghdadit.

Next Post
Këto janë 3 shenjat më të sinqerta dhe të ndershme të horoskopit

Këto janë 3 shenjat më të sinqerta dhe të ndershme të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

Kalon për gjykim dosja ndaj ish-prokurorit Kledian Llaho dhe tre të tjerëve! Akuzohen për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

May 7, 2026
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për ditën e nesërme

May 7, 2026
BE: Lufta me Iranin nuk justifikon masa emergjente për linjat ajrore dhe turizmin

BE: Lufta me Iranin nuk justifikon masa emergjente për linjat ajrore dhe turizmin

May 7, 2026
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ngre alarmin për qytetarët, tregon mesazhet mashtruese që nuk duhet të klikoni!

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ngre alarmin për qytetarët, tregon mesazhet mashtruese që nuk duhet të klikoni!

May 7, 2026
Vendimi i ri i BE: Pasagjerët nuk do marrin dëmshpërblim për fluturime të anuluara nga mungesa e karburantit

Vendimi i ri i BE: Pasagjerët nuk do marrin dëmshpërblim për fluturime të anuluara nga mungesa e karburantit

May 7, 2026
Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

May 7, 2026
Indrit Sefa: Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por demokratët e kanë braktisur atë!

Indrit Sefa: Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por demokratët e kanë braktisur atë!

May 7, 2026
Rubio takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan! Zbardhet çfarë u diskutua

Rubio takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan! Zbardhet çfarë u diskutua

May 7, 2026
Nesër protesta e opozitës, policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Nesër protesta e opozitës, policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

May 7, 2026
Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In