• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga kontrollet blic tek operacionet/ Policia bën bilancin: Çfarë ndodhi gjatë javës që lamë pas

by A R
06/02/2022 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e aksioneve të kryera gjatë kësaj jave duke nisur nga kontrollet blic, operacionet dhe reagimet në bashkëpunim me qytetarët.

Në të gjithë vendin, përgjatë javës janë arrestuar 223 persona, janë proceduar penalisht 291 persona dhe janë shpallur në kërkim 33 persona, për vepra të ndryshme penale.

Janë kapur 31 persona të shpallur në kërkim, nga këta 29 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Janë zhvilluar 17 operacione policore të koduara, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës, armëmbajtjes pa leje, kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe lojërave të fatit, konkretisht operacionet: “Akrepi i natës”, “Xhamat e errësuar”, “Gasoline”, “Përsëritësi”, “Elektroniks”, “Parandalimi”, “Noterja”, “Përsëritësit”, “Sukthi”, “Gjashta”, “Trinom”, “Epilog”, “Rrjetet sociale”, “Basti i fundit”, “Baofeng”, “Ndalesa” dhe “Brothers”, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 58 persona, janë proceduar penalisht 5 persona dhe janë shpallur në kërkim 6 persona.

Po në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar 6 armë zjarri (kallashnikov, pushkë e pistoleta), 2 armë gjahu, 6 armë të ftohta, 2 armë sportive, një sasi kokaine, kanabis, shuma parash e sende të tjera të kundërligjshme.

Gjithashtu janë evidentuar dhe goditur 48 raste të krimeve mjedisore, për të cilat janë arrestuar në flagrancë 8 persona dhe janë proceduar penalisht 40 persona.

Në fushën e narkotikëve janë goditur 43 raste, janë arrestuar 35 persona, janë proceduar 24 persona dhe janë shpallur në kërkim 3 persona.

Janë arrestuar 15 persona, 16 janë proceduar penalisht dhe 1 është shpallur në kërkim, për dhunë në familje.

Në fushën e krimit ekonomik e financiar janë evidentuar 27 raste, për të cilat janë arrestuar 14 persona, janë proceduar 25 persona dhe 1 është shpallur në kërkim.

Po gjatë javës janë evidentuar 7 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë. Për këto raste janë arrestuar 5 persona, ndërsa 7 të tjerë janë proceduar penalisht.

Në fushën e qarkullimit rrugor janë pezulluar 402 leje drejtimi, nga të cilat 257 për shpejtësi tej normave të lejuara, 106 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, dhe 39 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 67 persona, 46 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, dhe 21 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

/a.r

Next Post
‘Kam qenë e mpirë komplet dhe e inatosur’, Beatrix rrëfen çfarë ndjeu kur doli nga BBV

‘Kam qenë e mpirë komplet dhe e inatosur’, Beatrix rrëfen çfarë ndjeu kur doli nga BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

G7 do të zhvillojë bisedime për Ngushticën e Hormuzit me vendet e Gjirit Persik

April 2, 2026
Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

Katari i drejtohet OKB-së për sulmet e fundit iraniane: Të dënohen këto akte të paligjshme dhe të kompensohen dëmet

April 2, 2026
Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

Akuzat për korrupsion aktiv në zgjedhje, vijon procesin ndaj kryebashkiakut të Vau Dejës. Dëshmojnë banorë dhe punonjës të OSHEE

April 2, 2026
“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

“Deputetët po kërcënohen me jetë”, Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

April 2, 2026
“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

“Mos m’i përmend fëmijët mua në këtë grup të qelbur!”, deputetja e PD përplaset me ish-ministren e PS

April 2, 2026
Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In