• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Kombëtarja A, te moshat dhe vajzat kuqezi: 14 ndeshje në program për muajin Tetor

by A R
01/10/2023 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kombëtaret kuqezi do të jenë të angazhuara në 14 ndeshje në muajin Tetor. Ndeshje zyrtare dhe miqësore janë në program për kuqezinjtë, duke nisur nga Kombëtarja A, për të vijuar te moshat dhe kombëtaret e vajzave.

Ekipi Kombëtar A është në fokus dhe do të zbresë i pari në fushë. Djemtë e drejtuar nga Sylvio Mendes Campos Junior do të përballen më 12 Tetor me Çekinë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2024”, ndërsa pesë ditë më pas, më 17 Tetor, kanë në program miqësoren me Bullgarinë në “Air Albania”.

Shqipëria U21 do të luajë dy ndeshjet e radhës për kualifikueset e “Euro 2025”, fillimisht me Finlandën në transfertë më 13 Tetor, kurse më 17 Tetor pret Malin e Zi në “Egnatia Arena”. Pas dy fitoreve të para, me Armeninë dhe Rumaninë, djemtë kuqezi duan të vijojnë me rezultatet pozitive.

Për Kombëtaret U19 dhe U17 janë në program nga dy ndeshje miqësore. Shqipëria U19 do të përballet me Turqinë më 14 dhe 17 Tetor në Stamboll, ndërsa Shqipëria U17 ndeshet me Kosovën në Kukës, më 14 dhe 16 Tetor.

E angazhuar do të jetë edhe Shqipëria U15, në UEFA Development U15 që do të zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë. Skuadra e drejtuar nga Armand Damo do të sfidojë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Hungarinë, respektivisht më 30 Tetor, 1 dhe 4 Nëntor.

Kombëtarja e vajzave në Tetor do të vazhdojë garimin në UEFA Women’s Nations League, me dy ndeshjet kundër Irlandës më 27 dhe 31 Tetor. Ndërkohë tre ndeshje janë në plan edhe për Shqipërinë U19 të vajzave.

Duelet luhen për llogari të turit të parë të kualifikueseve të “Euro 2024”, që zhvillohet në Lituani. Vajzat kuqezi luajnë me Lituaninë, Qipron dhe Zvicrën, më 25, 28 dhe 31 tetor.

KALENDARI I NDESHJEVE TË EKIPEVE KOMBËTARE NË MUAJIN SHTATOR

Kombëtarja A – Kualifikueset e Euro 2024

Shqipëri-Çeki                                     12.10.2023, ora 20:45
Shqipëri – Bullgari                            17.10.2023, ora 18:00

Kombëtarja U21 – Kualifikueset e Euro 2025

Finlandë – Shqipëri                          13.10.2023, ora 17:00
Shqipëri – Mal i Zi                             17.10.2023, ora 14:30

Kombëtarja U19 – Ndeshje miqësore

Turqi – Shqipëri                                14.10.2023
Turqi – Shqipëri                                 17.10.2023

Kombëtarja U17 – Ndeshje miqësore

Shqipëri – Kosovë                            14.10.2023, ora 14:00
Shqipëri – Kosovë                            16.10.2023, ora 11:00

Kombëtarja U15 – UEFA Development

Shqipëri – Kosovë                            30.10.2013, ora 14:00
Shqipëri – Maqedoni e Veriut     01.11.2023, ora 14:00
Shqipëri – Hungari                           04.11.2023, ora 14:00

Kombëtarja e vajzave – Ndeshjet e Nations League

Irlandë – Shqipëri                             27.10.2023
Shqipëri – Irlandë                           31.10.2023

Kombëtarja U19 e vajzave – Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2024

Lituani – Shqipëri                             25.10.2023, ora 18:00
Shqipëri-Qipro                                  28.10.2023, ora 19:00
Shqipëri-Zvicër                                  31.10.2023, ora 13:00

Next Post
Parandalohet vrasja, arrestohet 37-vjeçari në Durrës, Policia jep detaje

Parandalohet vrasja, arrestohet 37-vjeçari në Durrës, Policia jep detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com