• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Kirgistani te Nepali: Misteret e gjeografisë së “revolucioneve” të shtatorit

by Ylli Pata
21/09/2025 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Rikthimi i Jozefina Topallit në PD, duket se ndryshoi pak orientimin gjeopolitik të vizionit opozitar. Atmosfera verbuese e Basilica Santa Maria in Aracoeli, që ndodhet në kodrën e rëndësishme të Capitolit në Romë, sikur solli pak magji hirusheje, princesha e princë, në një mjedis ku patricët hiqeshin si plebej, edhe pse rreshtojnë vilat nga Gjiri i Lalzit në Ksamil, ku kontrollojnë e paguajnë televizionë, por edhe figura televizive më shumë se i ndjeri Silvio Berlusconi.

I cili, edhe pse ishte një nga miliarderët e listuar në të famshmen Forbes, në vitet 80 hezitoi shumë për të futur lajmet në televizionet e tij private. Sepse sipas tij kushtonin shumë, rroga, taksa, gazetarë, reporterë, kameramanë, montazhierë, regjizorë, e me radhë. Imagjino Italinë e atëhershme me 60 milionë banorë e me GDP-në që ja kishte kaluar edhe Mbretërisë së Bashkuar.

Por nuk zgjati shumë jehona e përrallës që na solli Topalli në gëzimin e familjes së saj, e në referencën prej katolike Shkodre për ëndrrat në “Qytetin e Përjetshëm”. Pas dasmës, njësoj kur Medici-t e Firences gjykoheshin se po shpenzonin para për “ca lakuriqë sodomitë” si Davidi i Donatellos, edhe Jozefinën tentuan ta kryqëzojnë, duke i sjellë si shembull rezervat dimërore me fasule që demokratët kanë si simbol të vuajtjes së gjatë në opozitë.

Pasi ja vendosën fasulet nën dyshekun e princeshës, ëndrra u pre njësoj si Hurushes në orën 12 të natës. Menjëherë vëmendja e bombardimit virtual në betejat para laptopit apo telefonit u zhvendos në Nepal. Rrëzë Himalajeve ku një djalë 16 vjeçar, një aladin i kohës digjitale, pasi qeveria u kishte ndalur Facebbok-un, kishte ngritur stuhinë me tapetin e tij fluturues.

Ku njerëzit i kishin zënë ministrat e qeverisë dhe në live reel-s i zhveshën, rrahën dhe lyer me bojë, duke kthyer videot e tyre në tiktok më virale se ato të “çunave” nga burgjet e Anglisë.

Po pse Nepali duhet të merret shembull për një revolucion vjeshte, që siç tha “ambasadori i njohur”, ai që ta marrë përsipër duhet të llogarisë dhe burgun? Në rrjet nuk reshtet të gjendet edhe në Shqipëri 16 vjeçari hero me kollare që flet shqip më mirë se Diella me anë të Inteligjencës Artificiale.

Para ca vitesh u zgjodh Kirgistani, si një model revolucioni, ku “populli 2 marsit” ja mbylli gojën Donald Lu-së, e pastaj edhe në Pakistan pas ca vitesh , ku kryeministri i atij vendi ja kishte nxirë jetën Donald Lu-së, që për dreq kishte shkuar atje nga Kirgistani.

Duket se ka një insistim nga “regjizori” i madh për të gjetur modele që vijnë nga subkontinenti Indian. Ka shumë gjasa që të ketë një ngjitje të madhe me rrëfenjat mahnitëse që kanë ardhur nga andej. Që prej Njëmijë e një netëve apo ëndrrat e mrekullueshme që bëhen realitet në Shllafarinë magjike.

Apo të jetë arsye tjetër? Si ka mundësi nuk përzgjidhen modele nga Franca, Italia, Suedia, Kroacia a Sllovenia. Edhe atje bëjnë protesta, madje edhe të forta, ndryshojnë qeveritë, bëhen zgjedhje shpesh; zgjedhje lokle, zgjedhje europiane, zgjedhje parlamentare, e madje edhe referendume?

Po Britania e Madhe për shembull, e cila nxori 1 milionë vetë në shesh para një jave duke e mbushur plot qendrën e Londrës? Kush e di, ndoshta mëria se anglezët kanë mërzitur doktorin, qoftë se perëndimrët me ambasadorët e tyre po mbështesin regjimin e Ramës. Ndërsa nga Nepali, Kirgistani, Pakistani e të tjerë, ka njerëz të irrituar që ngrihen dhe i marrin para mbretin dhe ministrat e tij. Për të sjellë në krye mbretin që pret për vite e vite të prishet magjia e “shtrigës” së keqe e cila i bëri opozitës, më keq se Circja me ushtarët e Odiseut.

Por sot, magjia u prish se “Shtriga” doli në pension, duket kësaj radhe për fare e jo për gjasme apo alarm fals siç ka ndodhur herët e tjera. Të jetë e vërtetë? Po po, e dhanë me bujë të gjithë: Juri iku dhe magjia u prish. Tani duket se do plasë si në Nepal…

TemA

Next Post
Analizë/ Varret e fshehta në Moskë, 1 mln ushtarë të vdekur prej luftës?

Analizë/ Varret e fshehta në Moskë, 1 mln ushtarë të vdekur prej luftës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Fundjava do të jetë me diell, pranvera mbizotëruese me temperatura 24 gradë Celsius

March 6, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, shkon për gjykim dosja e Agim Ismailit dhe dy të tjerëve

March 6, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Kush po e destabilizon njëkohësisht Shqipërinë dhe Kosovën?

March 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

Laboratori i kokainës në Frakull: SPAK zbulon 5 të dyshuar të tjerë nga trafiku nga Kolumbia

March 6, 2026
“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

“Bllokuan foltoren”, PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut nga Kuvendi

March 6, 2026
I riu hyri i armatosur në resortin e Trump, ja ku ndodhej Presidenti në momentin e ngjarjes

Trump vendos kushtet për udhëheqësin e ri të Iranit: Duhet të trajtojë mirë SHBA-në dhe Izraelin

March 6, 2026
E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

E pabesueshme në Kinë, gjysma e ekipeve e nisin sezonin me pikë minus

March 6, 2026
Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In