• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga ‘Kinezi’ tek ‘Iriqi’/ Kush po i vret “adoleshentët” e bandës së Lushnjes?

by Java News
19/10/2021 10:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mëngjesin e së dielës u gjet i pajet në afërsi të lumit Shkumbin Alban Simaku, viktima i cili ishte qëlluar me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Nga kamerat mendohet se viktima ishte rrëmbyer fillimisht në Lushnjë dhe pasi e vranë brenda në makinë, ia hodhën trupin në Peqin.

Alban Semaku sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, i dënuar për pjesmarrje në një vrasje të dyfishtë në vitin 1998. Adoleshenti i asaj kohe qe bërë pjesë e një nga organizatave më të rrezikshme kriminale të dalë nga kaosi i vitit 1997, Banda e Lushnjës.
“Kinezi” kishte marrë pjesë në një atentat në vitin 1998, ku mbetën të vrarë Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe. Në rrëfimin e të penduarit të organizatës kriminale, Petrit Liçit, që shërbeu për dënimin e të gjithë pjestarëve të bandës Simaku përshkruhet si një “ushtar” i thjeshtë, që e kishte nisur si roje. Një nga punët e kryera ishte atentati i dyfishtë.

Kush po i vret "adoleshentët" e bandës së Lushnjes?

Në vitin 2006, Semaku është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

Saga e atentateve dhe eleminimeve të “adoleshentëve” të Bandës Lushnjes vazhdon:

“Iriqi”

Kush po i vret "adoleshentët" e bandës së Lushnjes?

Në 2009 vritet Gerti Lala i cili ishte një tjetër bashkëpuntor i Bandës së Lushnjës. Në korrik të vitit 2010 u vra në hyrje të shtëpisë së tij. “Iriqi” u gjet nga familjarët i masakruar me disa plumba dhe goditje thikash. 29-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia me makinën e tij kur u qëllua nga dy persona që e prisnin në pritë.

Kush po i vret "adoleshentët" e bandës së Lushnjes?

14 dhjetor 2019 vritet Enver Boriçi

Ai u gjet i vrarë me një plumb në kokë, familjarët e gjetën të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Lushnjës, pasi kishte qenë duke pirë kafe. Plumbi në kokë i kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme. 52-vjeçari, Enver Boriçi ishte vëllai i Arben Boriçit, i dënuar me burgim përjetë, si anëtar i bandës së Lushnjes.

Kush po i vret "adoleshentët" e bandës së Lushnjes?

Shtator 2016 atentatet ndaj nipit të Aldo Bares

Xhulio Shkurti ka qenë disa herë në shënjestër të Laert Haxhiajt dhe Orgest Bilbilit (i arrestuar). Në shtator të vitit 2016, Xhulio Shkurti u dërgua në spitalin e Lushnjës i plagosur me armë zjarri, bashkë me shokun e tij. Dy te rinjtë kishin marrë plumba në këmbë dhe në bark por mundën të mbijetonin.
Herën e dytë, që u qëllua me armë për ta vrarë Xhulio Shkurtin ishte në mes të Lushnjës. Nga breshëritë e automatikut mbetën të vrarë Jurgen Hoxha, 22 vjeç, dhe Zamir Latifi, 23 vjeç. Në momentin e ngjarjes, viktimat kanë qenë në rrugë në këmbë.

Alban Semaku pak muaj pasi fitoi lirinë, u vra dhe u hodh në buzë të lumin Shkumbin. Kjo vërteton se qelia e burgut për njerëzit e botës së krimit është më i sigurt./Gazeta Shqip

g.kosovari

Next Post
Vdekja e 4 turistëve, zyrtarë të ambasadës ruse shkojnë te Mjekësia Ligjore: Duam informacion

Autopsia e turistëve të vdekur, tre zyrtarët e ambasadës ruse sërish te 'Mjekësia Ligjore'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

Ish-kreu i Gardës Revolucionare në krye të organit më të lartë të sigurisë, ndryshime në kupolën e pushtetit iranian

August 10, 2026
Sherri me armë në Velipojë, arrestohet Klivis Kuçaj

Dhunohet nga dy persona një vajzë në Shkodër, Policia jep detajet e para

August 10, 2026
Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

August 10, 2026
Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

Shkrimtari serb: Beogradi i fsheh krimet prej një shekulli e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe

August 10, 2026
Shqiptarët sfidojnë trendin europian, nuk heqin dorë nga makinat me naftë

Shmangia e kontrollit vjetor të mjeteve/ Shtohen inspektimet, 4 pika për peshimin e mjeteve të rënda

August 10, 2026

Vatra zjarri aktive në Mallakastër e Patos! Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

August 10, 2026
Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

Deputeti ukrainas sulmon Zelenskin për deklaratën në Beograd: Gabim diplomatik! Në Ukrainë e mbështesim Kosovën!

August 10, 2026
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Kredi të favorshme dhe garanci sovrane për bizneset

Rama ndan videon e Durrësit: Deti, historia dhe mikpritja krijojnë një përvojë të veçantë për çdo vizitor!

August 10, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

Ndahet nga jeta legjenda e NBA-së, Don Nelson! Trajneri që ndryshoi basketbollin

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com