• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Kenedi tek Berluskoni dhe Klinton, politikanët më “Don Zhuanë” në histori

by Java News
28/09/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kenedi tek Berluskoni dhe Klinton, politikanët më “Don Zhuanë” në histori

Evropa ka pasur racionin e saj të historive të këtij lloji, por mbase përveç Britanisë së Madhe, vende te tjera janë më tolerante ndajë paqëndrueshmërisë së liderëve të tyre. Në listën e mëposhtme, përfshihen politikanë të cilët njihen si Don Zhuanë të thekur.

Xhon Kenedi

Ish-president i SHBA-së

Xhon Kenedi është mbase plejboji më i famshëm në politikë. Ai ishte i përfshirë gjithnjë në ndonjë marrëdhënie jashtëmartesore, pavarësisht faktit se kishte një bashkëshorte të bukur. Të dashurat e tij përfshijnë mjaft femra të famshme të kohës, kur ai ka jetuar. Në kohën, kur Kenedi ishte president në SHBA marrëdhëniet jashtëmartesore të presidentit kalonin pa u kthyer në fenomen kombëtar nga njerëzit.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Angie Dickinson, Jayne Mansfield, Marilyn Monroe, Zsa Zsa Gabor, etj.

Silvio Berluskoni

Ish-kryeministër i Italisë

Ish-kryeministri miliarder i Italisë është futur jo pak herë në telashe, për shkak të femrave. Ai është aq i dashur me femrat sa kjo e bën shpeshherë të jetë protagonist i skandaleve. Në një rast, kur ai i tha ministres së kabinetit të tij se do ishte martuar me të nëse do ishte beqar, ai u detyrua më pas t’i kërkonte falje publike bashkëshortes së tij, me të cilën ka sërish probleme për shkak të bëmave të tij. Ndwrsa historia e tij me Rubin wshtw bwrw e famshme dhe i hapi mjaft telashe.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Nuk janë pak, përflitet me dhjetëra

Pierre Trudeau

Ish-kryeministër i Kanadasë

Kryeministri karizmatik dhe pompoz i Kanadasë ishte njëkohësisht reformator i vendit, si dhe një plejboj serial. Ai preferonte të kishte lidhje veçanërisht me personazhet e famshme. Kur ishte në të 50-at e tij ai u martua me një vajzë 22-vjeçare dhe pas divorcit pati dhe një vajzë të jashtëligjshme. Pas vdekjes së tij në vitin 2000, një biografi e përshkruante Trudeau-n e ri si të parezistueshëm për femrat.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Barbara Streisand, Kim Cattrall, Margot Kidder.

 

Nikolas Sarkozi

Ish-president i Francës

Ashtu siç Putin ka femrat e tij të bukura në parlament, edhe Sarkozi nuk mbetej prapa në këtë drejtim. Fakti se kabineti i tij ishte i mbushur me femra elegante ishte një fakt domethënës i imazhit të tij. Ai është martuar tre herë, dy prej tyre janë ish-modele dhe në një farë mënyre gjithnjë ia ka dalë të ketë marrëdhënie jashtëmartesore, pavarësisht bashkëshorteve të bukura.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Cecilia Ciganer-Albeniz, Anne Fulda, Carla Bruni.

Fransua Mitterrand

Ish-president i Francës

Fransua Miterrand është shquar si një burrë që i pëlqente të joshte gratë. Përveç kësaj, presidenti i Francës, i cili tashmë nuk jeton më, gjatë presidencës së tij kishte një jetë të dyfishtë. Përveç bashkëshortes, ai kishte dhe një të dashur, nga e cila pati një vajzë të paligjshme. Sidoqoftë, edhe pse një pjesë e shtresës së lartë të Parisit e dinin një gjë të tillë, askush s’e mori mundimin t’ia bënte të ditur publikut këtë fakt.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Ai ka pasur shumë histori, por më publikja është e dashura e tij Anne Pingeot.

Vaclav Havel

Ish-president i Çekisë

Dramaturgu dhe presidenti i Çekisë, Vaclav Havel ka qenë gjithashtu një plejboj famëkeq. Biografi i tij, John Keane shkruan se Havel i tregonte gjithnjë gruas së tij, Olga, për marrëdhëniet e tij jashtëmartesore. Havel, tha njëherë për një revistë çeke: “Unë jam një burrë normal, i cili nuk i shmanget botës femërore”.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Anna Kohoutova, Dagmar Veskrnova, Jitka Vodnanska.

Bill Klinton

Ish-president i SHBA-ve

Mund të thuhet pa frikë se ish-presidenti amerikan, Bill Klinton ka marrë aq shumë akuza për ngacmim seksual gjatë kohës që ishte në detyrë, saqë mund të ishte dhe në krye të listës. Por, vetëm një nga marrëdhëniet e tij u konfirmua publikisht. Skandali “Levinski” e vuri ish-presidentin amerikan Bill Klinton në qendër të një skandali seksual me praktikanten Monika Levinski.

Femrat me të cilat ka pasur lidhje: Elizabeth Ward Gracen, Gennifer Flow

Fransua Hollond

President i Francës

Rasti më i fundit është ai i presidentit francez Fransua Holond. Javën e kaluar, revista “Closer” shkruajti për lidhjen e presidentit me aktoren 41-vjeçare, Zhuli Gaje. Ai nuk hodhi poshtë çfarë ishte shkruar por protestoi kundër asaj që e quajti “pushtimi i privatësisë”. Partnerja e tij prej vitit 2007, Valerie Treueiler pas lajmit pwrfundoi në spital. Fransua Holond nuk është martuar asnjëherë. Partnerja e mëparshme e tij ishte politikania socialiste Segolen Ruajal, dhe më pas gazetarja Valerie Treueiler.

Next Post

Doni të martoheni e të beni para? Lexoni këtë histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e ndryshojnë valët e të nxehtit dhe zjarret jetën në Europë

Si po e ndryshojnë valët e të nxehtit dhe zjarret jetën në Europë

August 4, 2026
Kapitulli 30 paralajmëron ndryshime, klauzola europiane që përjashton dëmshpërblimin në marrëveshje

Kapitulli 30 paralajmëron ndryshime, klauzola europiane që përjashton dëmshpërblimin në marrëveshje

August 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 5 Gusht 2026

August 4, 2026
“Nuk do kenë rehat në dynja…”, Kush është gazetari që u shpall “non grata”, sulme të vazhdueshme ndaj Ramës

“Nuk do kenë rehat në dynja…”, Kush është gazetari që u shpall “non grata”, sulme të vazhdueshme ndaj Ramës

August 4, 2026
Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

Pranë banesës së Rexhep Ismailit me armë në dorë, dalin detaje të reja nga arrestimi në Sarandë

August 4, 2026
“Mbi 1 milion turistë vetëm në korrik”, Rama jep shifrat: Transformim epokal i Shqipërisë turistike

“Mbi 1.8 milionë pasagjerë në korrik në Rinas”, Malaj: Dogana në gatishmëri 24 orë, lehtësohet kalimi në kufi

August 4, 2026
“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

August 4, 2026
Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

August 4, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

U kapën me armë, gati për të vrarë! Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë

August 4, 2026
Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com