• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nga katrahurë në ambient spektakolar”. Veliaj inspekton punimet te Myslym Shyri

by A R
25/07/2017 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, siguroi sot qytetarët se brenda 5 viteve të ardhshme, kryeqyteti do të furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë, bazuar edhe në planin e investimeve te Ujësjellës-Kanalizimeve, i cili do t’i hapë rrugën investimeve të mëdha e të nevojshme për mospërsëritjen e situatave të emergjencës.

 Kryebashkiaku Veliaj tha se investimet do të mundësojnë që Tirana të furnizohet pa ndërprerje me ujë të pijshëm. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të kursejnë ujin e pijshëm, pasi jemi ende në një situatë krize. Duam që brenda 5 viteve, me planin tonë të investimeve, Tirana të ketë ujë 24 orë. Nëse dikush është i shqetësuar për atë 20 lekëshin, mjafton vetëm 10 sekonda të mbylli çezmën. Sikur 10 sekonda të kursejë ujë në ditë, as nuk e ndjen fare në faturë të gjithë diferencën e çmimit. Ama, me çmim sikur të ishim në Bathore, do kemi ujë sikur të ishim në Korçë”, theksoi Veliaj, teksa inspektoi përfundimin e punimeve për rikualifikimin urban të bllokut të kufizuar nga rrugët “Muhamet Gjollesha” – “Myslym Shyri” – rruga e “Kavajës”.

 Duke u ndalur tek investimi i Bashkisë së Tiranës për rikualifikimin e këtij blloku, Veliaj deklaroi se falë ndërhyrjes është mundësuar transformimi i plotë duke sjellë një përmirësim të cilësisë së jetës për të gjithë banorët. “Kjo ka qenë një lagje që mund të jetë shumë afër Tiranës, por totalisht katrahurë në mënyrën se si ishte ndërtuar pa leje, në mënyrën se si ishte zënë hapësira publike, se si ishin zaptuar të gjitha terrenet, se si ishin bërë shtesat. Sot kemi një rezultat spektakolar. Kemi 38 rrugë, kemi gjetur disa hapësira ku kemi bërë sheshpushime, lulishte, kënde ku mund të kalojnë kohën e lirë qytetarët”, tha ai.

 Nga një zonë e cila vuante nga mungesa e kanalizimeve dhe e rrjetit të ujësjellësit, tashmë është bërë sistemi duke e kthyer në një lagje model të kryeqytetit. “Një pjesë e madhe e zonës ka qenë totalisht pa kanalizime, pa rrjet ujësjellësi, pa rrjet për internetin dhe telefoninë. Të gjitha janë futur nëntokë dhe kështu që sot mund të themi që realisht jemi në Tiranë. Edhe pse është gjithë zona e 21-shit, mes “Myslym Shyrit” dhe “Rrugës së Kavajës”, më në fund mund të themi që ne kemi mbërritur në qytetin e Tiranës dhe kemi cilësi qyteti nga sheshi “Skënderbej” deri këtu te ‘21”, u shpreh Veliaj.

 Kreu i Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen bashkëpunues dhe të mirëmbajnë investimet publike. “Dua t’i kërkoj gjithë qytetarëve, kemi shumë nevojë t’i mirëmbajmë. Nëse largohemi nga ky bllok për të vazhduar me 50 blloqet e tjera ku po punojmë në Tiranë dhe fillojnë prapë ndërtimet pa leje, fillojnë prapë zinxhirët, sigurisht që nuk bëjmë dot qytet. Na duhet ndihma e të gjithëve. Qytetarët te sinjalizojnë me ndërlidhësin, Policinë Bashkiake, Policinë e Shtetit çdo akt vandalizmi. Vetëm kjo mirëmbajtje do të na mundësojë që të kemi një rezultat shumë më të mirë në jetëgjatësinë e këtyre investimeve”, tha Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë kërkoi prej banorëve që të zgjedhin administratorët e tyre në mënyrë që të përfitojnë nga skemat për financimin e projekteve që i shërbejnë komunitetit. Veliaj siguroi se do të vijojë puna për rehabilitimin brenda këtij viti të 50 blloqeve të banimit, duke e çuar në total numrin e tyre në 150. “Unë jam shumë optimist për Tiranën, më e mira është përpara. Ne kemi bërë deri tani 100 blloqe, kemi 50 për të bërë këtë vit, për ta çuar në 150 blloqe dhe ndërhyrje të Bashkisë së Tiranës.  Ne do të vazhdojmë me këto projekte në lagje gjatë gjithë muajit gusht”, u shpreh Veliaj.

 Kryebashkiaku deklaroi se fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës do të jetë dhe sistemimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve, ndërsa bëri të ditur se 4 shkolla të reja janë gati që të hapen për vitin e ri shkollor.

Next Post
Perandori i Japonisë uron Metën si President: Mbarësi e përparimin e popullit të vendit tuaj!

Perandori i Japonisë uron Metën si President: Mbarësi e përparimin e popullit të vendit tuaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Përshkallëzohet përplasja Trump-Meloni: Nuk e dua as si fanse, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

June 19, 2026
Vëmendje për viktimat

Disa shënime mbi një këngë zvicerane të ngjashme me këngët shqiptare të nizamëve

June 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Qershor 2026

June 19, 2026
“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën, si qëndron e vërteta mes dy ish-fermereve

June 19, 2026
Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë presidencës së Këshillit në vitin 2027

June 19, 2026
Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

June 19, 2026
Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

Përplasje në samitin e BE-së, Meloni dhe Sánchez debatojnë ashpër për emigracionin

June 19, 2026
“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

June 19, 2026
Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

Radhë kilometrike makinash në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin mbi një orë në Krystallopigi–Kapshticë

June 19, 2026
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In