“Tirana Parking” ka lançuar aplikacionin e saj zyrtar, si një mënyrë e ofrimit të shërbimeve të parkimit publik në kryeqytet.
Përmes këtij aplikacioni, qytetarët e Tiranës do të mund të marrin katër shërbime kryesore:
–Aplikojnë online për kartën e rezidentit;
–Aplikojnë për parkimet e rezervuara me pagesë;
–Aplikojnë dhe rinovojnë abonimet në sheshparkime;
–Ndjekin statusin e aplikimeve dhe të kërkesave të tyre;
Kjo platformë do të garantojë siguri për menaxhimin e të dhënave në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit publik.
Transparenca, reduktimi i procedurave fizike dhe përmirësimi i përvojës së qytetarëve në ndërveprimin me shërbimet publike, janë ndër elementët kryesorë të “Tirana Parking”.











