• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nga karburantet në “Tiranë-Elbasan” tek komplekset pak metra larg bregut të detit në jug/ Vendimet e fundit të KKT

by Java News
30/01/2021 10:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar sëfundmi një mori ndërtimesh në sektorin e turizmit dhe atë të hidrokarbureve duke “mbjellur” në një farë mënyrë bregdetin si edhe autostradën “Tiranë-Elbasan”.

Fokusi i mbledhjes së KKT-së ka qënë specifikisht bregdeti i Dhërmiut dhe Palasës si edhe autostrada “Tiranë-Elbasan”, zona në të cilat është miratuar ndërtimi i disa njësive akomoduese të reja apo karburante.

Kështu, KKT ka miratuar ndërtimin e 6 hoteleve dhe disa shtëpive të banimit në bregun Palasë-Himarë, ndërsa është miratuar edhe ndërtimi i rrugës nga Palasë në Dhërmi.

Gjithashtu bie në sy ndryshimi i projektit të ndërtimit për kompleksin “Ionian Olea” në Dhërmi, për ndërtimin e të cilit ka patur mjaft debate deri më tani.

Ndërkohë, KKT është fokusuar gjithashtu edhe në autostradën “Tiranë-Elbasan” duke miratuar aty ndërtimin e tre karburanteve dhe një kompleksi shërbimesh.

KKT e ka parë të arsyeshme gjithashtu që të shtyjë afatin për ndërtimin e depozitave të karburantit për kompaninë Gega Oil në Porto Romano.

Të gjitha vendimet

Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Fier.

Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra e vizitorëve në sallën e seancave plenare, Kuvendi i Shqipërisë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvilles Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Leje Ndërtimi për objektin: “Spitali Rajonal i Fierit”, me zhvillues Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Zgjerimi i kapacitetit të Lanfillit Rajonal të Vlorës, ndërtimi i Fazës Nr. 2”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Bashkinë Vlorë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë e impiantit të përpunimit të ujit të pijshëm Bovillë me 1800 l/sek, në fazën e dytë të zbatimit me 1200 l/sek”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Ujësjellës Kanalizime Tiranë sh.a.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrjetit 20kV i fiderave T3, T4, T5, T6, T17, T18, T19 nga Nënstacioni i ri 110/20kV, Kombinat”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Qendra multifunksionale e mirëmbajtjes Korçë”, me vendndodhje në Bashkinë Korçë, me zhvillues “ALBGAZ” sh.a.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Projektim Nënkalimi TEG”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Projekti i ndërtimit të rrugës Palasë-Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksioni i rrugës Dukaj – Sinanaj”, Bashkia Tepelenë, me zhvillues Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë, Lot 1”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me zhvillues Bashkinë Lezhë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Rrugën Tiranë-Elbasan, Veri Mjull, Bathore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Unazën e Madhe të Tiranës, Segmenti Teg-Farkë, Lundër, Bashkia Tiranë” me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe kompleks shërbimi në Rrugën Tiranë-Elbasan, Jug Mjull, Bathore”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik “Silver Sand Resort”, me vendndodhje në zonën Pulaj-Plazh, Velipojë, Bashkia Shkodër” me subjekt zhvillues shoqërinë “Imperial Group” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Banyan Tree Hotel-Resort”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dast” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Hotel dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues Znj. Angjele Lapa.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel, ambiente shërbimi dhe pishinë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Znj. Zhaklina Dhimojani Blattler.

Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues Znj. Zhaklina Dhimojani Blattler.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “AD-STAR” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, Radhimë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me zhvillues Z. Gazmend Cekodhima.

Leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit dhe shtyrje afati për objektin: “Kompleksi turistik “Ionian Olea”, Dhërmi, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvilllues Znj. Mirela Papuli.

Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Objekt banimi, shërbime dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në rrugën “Dervish Hima”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gener 2” sh.p.k.

Leje për shtyrje afati për objektin: “Depozita bregdetare të karburanteve, shtesë kapaciteti (V=84354 m3), me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Genklaudis” sh.a.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 03.12.2020 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë. Ky qytet në Rusi po përjeton tmerrin

VIDEO+FOTO/ Stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë. Ky qytet në Rusi po përjeton tmerrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

Noka e përjashtoi, reagon Arlind Boshku: Vendim absurd, kërkuam meritokraci

March 24, 2026
VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In