• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga Karavaxho tek Pikaso, 10 artistët e famshëm që ishin kriminelë

by
15/09/2015 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Karavaxho tek Pikaso, 10 artistët e famshëm që ishin kriminelë

Nga vrasjet e argjendarëve deri te vrasjet e baballarëve të tyre, seks me vajza adoleshente dhe vjedhje mallrash, historia e artit është e mbushur me krime. Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka stiluar dhjetë artistët kriminelë të historisë.

detail-of-David-with-the--015

1- Karavaxho

Nuk mund të bëni një listë prej 10 artistësh kriminelë pa futur në listë Mikelanxhelo Merisi-n, të ashtuquajturin Karavaxho. Kualiteti artistik i Karavaxhos është aq realist sa na vendos ne në qenër të rrugëve të Romës së hershme të shekullit 17. Në ato rrugë ai ishte një njeri i rrezikshëm. Agresiv dhe gjithnjë me temperament prej të sëmuri, Karavaxho me një shpatë ishte gjithnjë në grindje me rivalët e tij. Një herë , ai vrau një burrë në sheshin e Romës, dhe iu desh të largohej nga qyteti. Gjatë arratisjes ai bëri piktura të cilat dukeshin se ishin gjithë faj, përfshi vetë portretin e tij ku sytë i kishte gjithë dëshpërim nga mëkatet e tij.

2 – Benvenuto Cellini

Por reputacioni i Karavaxhos si një kriminel shpeshherë është ekzagjeruar. Zënkat nëpër rrugë nuk ishin të rralla në kohën e tij dhe ai tregon pendesë në artin e vet. Ndryshe ishte Benvenuto Cellini që në shekullin e 16-të vrau në mënyrë të vazhdueshme pa keqardhje dhe pa u dënuar. Ai goditi me thikë për vdekje vrasësin e vëllait të tij. Ai gjithashtu vrau një argjendar rival dhe qëlloi për vdekje pronarin e një hani. Benvento i tregon të gjitha krimet në autobiografinë e tij. Ai arriti të shmangte dënimin me ekzekutim sepse ishte një artist shumë i admiruar. Në ato kohë, gjenitë mund t’ja dilnin me vrasjet e tyre.

3-Banksy

bansky

Arti i grafitit konsiderohet si shkelje e ligjit, dhe Bansky i Britanisë bëri një karrierë brilante me pikturat e tij  nëpër vende të ndryshme. Pjesë e suksesit të tij është aftësia për t’ju shmangur kapjes. Punët e tij që dikur u fshinë nga zotërit e pronave sot cilësohen si një thesar i çmuar që duhet ruajtur, ose shitur.

4-Egon Schiele

Në vitin 1912 ky artist i rrezikshëm erotik nga Austria u arrestua pasi supozohej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një adoloshente. Schiele ishte 22 vjeç në atë kohë – dhe motive i vërtetë për arrestimin e tij ishte një ngjarje horror e ndodhur në një qytezë të vogël ku thuhet se Egon Schiele i tërhiqte modelet e tij nga të brëndshmet.

5-Pikaso

picaso

Artisti më i madh modern mori sendet e vjedhura në fillim të shekullit 20 kur shoku kriminel i një miku të tij – lidhjen përmes tyre e bëri poeti Apollinarie – vodhi disa statuja të lashta Iberike nga Luvri. Ata përfunduan në studion e Pikasos, të cilat ai i studioi dhe e frymëzuan për artin e tij revolucionar.

6-Frati Filippo Lippi

Gjeniu i Rilindjes, frati Filippo Lippi, joshi një murgeshë të re të quajtur Lucrezia Buti. Ata kishin sëbashku një djalë dhe një vajzëz. Por a u skandalizua Firence e shekulli të 15 nga ky akt që binte në kundërshtim me kishën? Në fakt jo. Lippi ishte një artist i preferuar, madje njëriu më i fuqishëm në qytet, dhe si rezultat ai nuk u dënua kurr për krimin e tij. Djali i tij i paligjshëm Filippino u rrit dhe u bë një artist i madh.

7-Olive Ëharry

Artistja britanike, Olive Ëharry, në fillim të shekullit 20 u dërgua në burg pasi dogji shtëpinë e çajit në Kopshtin Keë. Ëharry gjithnjë kujtohej për kundërshtimin që ajo i bënte ligjit nëpërmjet artit të saj. Ngjyrat e saj të këndshme me të cilat pikturonte binin në kontrast të çuditshëm me veprimet e saj të këqija.

8-Shepard Fairey

The-alleged-vandal-Shepar-001

Artisti i rrugëve më i famshëm i Amerikës bashkëkohore dhe krijuesi i posterit të “Shpresës” (Hope), pikturë të cilën policia refuzoi ta shihte si art të mirëfilltë. Ata e dënuan penalisht Shepard-in nën akuzën e dëmtimit të pronës.

9-Carlo Crivelli

Artisti i shekulli të 15 është i famshëm për pikturat e tij me përmbajtje fetare, femra shenjtore dhe imazhe hiper-realistike frutash.Arti i tij ishte bërë për kisha në lindje të Italisë. Në fakt, arsyeja se pse Crivelli i bënte punimet e tij në këto qytete të vogla, ishte sepse ai kondsiderohej një person non-grata në Venecia pasi u dënua se kishte fjetur me gruan e një burri tjetër.

10-Richard Dadd

Artisti i ri dhe i talentuar viktorian, Richard Dadd u godit tragjikisht nga një sëmundje mendore gjatë turit të tij në Europë. Mos sëmundja e tij erdhi për shkak të tensioneve mes Anglisë Viktoriane dhe ndjeshmërisë nga klimat e huaja?  Kur arriti në shtëpi, ai goditi me thikë për vdekje babain e tij dhe harxhoi pjesën tjetër të jetës nëpër burgje dhe institucione mendore ku ai pikturoi skena fantastike. Richard vdiq në Broadmoor.

Next Post

Mënyra natyrale për të parandaluar rënien e flokëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
Aksident me vdekje në Divjakë

Aksident me vdekje në Divjakë

March 23, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

DW: Protesta e 22 marsit e paqartë në retorikë dhe me të njëjtin skenar

March 23, 2026
VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

VIDEO/ Xhelal Mziu shkel flamurin shqiptar gjatë protestës, Policia ndërhyn dhe e merr nga toka

March 23, 2026
Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

Nis sezoni i “Rafting” në Kanionet e Osumit, Rama: Me energjinë e aventurave në Osum, ju uroj një javë të mbarë

March 23, 2026
Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In