• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Kanuni te mungesa e kamerave të sigurisë, misteret që mbulojnë vrasjen e Ben Arshiajt

by A R
09/10/2024 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PISA – Dy të shtëna në kokë dhe tre në trup. Shqiptari Beni Arshiaj u ekzekutua mbrëmjen e 6 tetorit në Itali. Dyshohet se autori ishte fshehur në oborrin e pasmë të shtëpisë në Oratoio ku jetonte 37-vjeçari me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Autori iu afrua xhamit të shoferit dhe qëlloi. Arshiaj nuk pati kohë të reagonte. Policia po përpiqet që të rindërtojë dinamikën e ngjarjes dhe të identifikojë autorin.

Hipotezat e hetimit

Pistat janë më të ndryshmet. Vrasja mund të jetë e lidhur me drogën apo prostitucionin. Por mediat italiane shkruajnë gjithashtu edhe për Kanunin e Lekë Dukagjinit. Vrasja mund të lidhet me hakmarrjen për shkak të grindjeve që viktima ka pasur në Shqipëri. Për këtë arsye, e shkuara e familjarëve do të shqyrtohet nga hetuesit.

Të afërmit thonë se Arshiaj ishte një njeri shumë i mirë, se ishte punëtor dhe se nuk kishte probleme me askënd.

Në arkivat e policisë nuk rezulton asnjë krim i kryer, as nga viktima dhe as nga familja e tij.

Mësohet se policia italiane po bashkëpunon edhe me kolegët shqiptarë.

Kamerat e sigurisë

Përballë hyrjes së shtëpisë së 37-vjeçarit ndodhet një godinë me kamera të vendosur në katin përdhes. Ajo është kamera e vetme në zonë. Megjithatë duket se nuk do t’i ndihmojë hetuesit, pasi kamerat nuk kanë regjistruar nga e shtuna në mbrëmje deri në orën 22:00 të së dielës.

Ky është një tjetër mister që policia po heton.

Kamera rifilloi të regjistronte një orë ps të shtënave.  Nëse ka qenë sabotim për përdorim nga vrasësi, do të duhet të sqarohet nga hetimet.

Gruaja e Benit

Gruaja nuk donte të fliste me gazetarët. Pesha që ka mbi supe që nga mbrëmja e së dielës është shumë e madhe.

Ditën e ngjarjes ajo ishte me Benin duke ngrënë në një restorant së bashku me fëmijët. Më pas u kthyen në shtëpi, ndërsa Beni shkoi të lante furgonin.

Bashkëshortja po priste që të kthehej për të ngrënë darkën. Më pas u dëgjuan të shtënat.

“Ajo ishte pak e frikësuar, thotë Florat Vershaj, shok i viktimës, por nuk doli.”

Pastaj një fqinj trokiti në derë dhe, në atë moment, ajo pa burrin e saj të vdekur në sediljen e përparme të furgonit.

Një skenë e cila u dëshmua edhe nga i biri mes britmave dhe të qarave të dëshpëruara të nënës së tij. Por pa mundur të zgjasë dorën për të prekur prindin për herë të fundit.

/a.r

Next Post
Zekthi: Mosbindja civile nuk është të djegësh godinat me molotov

Zekthi: Mosbindja civile nuk është të djegësh godinat me molotov

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Rama ha darka, ata godasin institucionet”, Sejamini: Protestat e opozitës, zero rezultat

March 6, 2026
TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

TTW: Shqipëria rritje të jashtëzakonshme të turizmit që po transformon ekonominë

March 6, 2026
“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

“U larguam sapo dëgjuam…”/ Mbërrin në Londër avioni i parë me britanikët e bllokuar në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

Plagosja e Genc Hoxhës në Shkodër, zbulohen detaje nga ngjarja

March 6, 2026
Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

Disa rreshta në respekt të qytetarit, Profesorit Petrit Peni

March 6, 2026
Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova përsëri drejt zgjedhjeve të reja

March 6, 2026
Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

Pas miratimit në Kuvend, sot ministrat e rinj betohen te Begaj

March 6, 2026
Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

Ëndrra e luksit në Gjirin Persik në rrezik, investimet dhe turizmi në lojë

March 6, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Rivlerësimi i pronave në rrethe: AKSH përdor çmimet e 2016-s, ekspertët privatë me çmimet reale

March 6, 2026
Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

Haxhiu: I kemi kërkuar Kushtetueses pezullimin e afatit për zgjedhjen e Presidentit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In