• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga “Kalaja Rusi” te nismat e reja/ Kush është gruaja “hije” e Putinit që mban në këmbë ekonominë e Rusisë

by Java News
18/03/2022 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elvira Nabiullinën e mbajmë mend në takimin e Putin-it me qeverinë më 28 shkurt, gjatë të cilit ajo mbeti në heshtje, me kokën ulur dhe shumë e zbehtë.

E veshur me të zeza, pa një nga karficat e saj të famshme që, normalisht, shërbejnë për t’i dhënë mesazh bashkëbiseduesit: një skifter kur taksat janë në rritje dhe një pëllumb kur vendos të ulë koston e parave.

Nabiullina, guvernatorja 58-vjeçare e Bankës Qendrore Ruse, sigurisht që nuk është dakord me “operacionin special ushtarak” të nisur nga Putin-i, por nuk do ta thoshte as nën torturë.

Ajo e di mirë se çdo kritikë ndaj “manovruesit”, që vendos personalisht për të gjitha çështjet në vend, do të thoshte të largohej menjëherë nga karrigia në të cilën është ulur që nga viti 2013.

“Dhe Elvira është e bindur se ka një mision: të bëjë gjithçka është e mundur që populli rus të vuajë sa më pak nga vështirësitë ekonomike”, tha një ish-koleg i saj.

Gjithashtu ajo është e bindur se është personi i duhur për të udhëhequr institucionin.

“Kalaja Rusi”

Ky është një gjykim i ndarë me kalimin e kohës nga shumë publikime ndërkombëtare që e kanë shpallur atë vazhdimisht bankieren qendrore të vitit.

Kjo, kur puna e saj kishte çuar në stabilizimin e ekonomisë ruse, kontrollin e inflacionit dhe rritje të pranueshme të Produktit të Brendshëm (PBB-së).

Që nga viti 2014, me sanksionet pas aneksimit të Krimesë, Nabiullina ka punuar shumë për të ndërtuar atë që është quajtur “Kalaja Rusi”, me masa që synojnë të lejojnë vazhdimin e aktiviteteve normale edhe përballë izolimit të mëtejshëm nga pjesa tjetër e botës, krijimin e kontakteve me vende dhe banka të tjera për të realizuar një shkëputje të mundshme nga dollari, e së fundmi krijimin e një sistemi të brendshëm pagesash të bazuar në kartën e kreditit Mir.

Ndërkohë, Nabiullina, e specializuar në Shtetet e Bashkuara, vazhdoi të punojë për ta bërë ekonominë ruse gjithnjë e më transparente dhe tërheqëse për investitorët ndërkombëtarë.

Por e gjithë kjo u shemb më 24 shkurt, kur “Kalaja Rusi” doli të ishte shumë më e pambrojtur nga sa mendohej.

Nisma të reja

Nabiullinës iu desh të dyfishonte normën e uljes dhe të vendoste kontrolle drastike mbi flukset e kapitalit, si detyrim për individët dhe kompanitë për t’i dorëzuar bankës qendrore 80% të të ardhurave në valutë.

Ndërkohë, është zbuluar se pothuajse gjysma e fondeve të akumuluara vitet e fundit me të ardhurat nga shitjet e huaja të lëndëve të para janë të bllokuara në bankat e huaja.

Në të kaluarën, për të nënvizuar “besimin” e saj në tregun e lirë, ajo u kishte thënë disa miqve se, nëse do të kishte masa për kontrollin e flukseve monetare me vendet e huaja, do të jepte dorëheqjen.

Këto ditë ama ajo nuk e bëri këtë, edhe pse një pjesë e madhe e punës së tij po zhbëhej tërësisht. Ka të ngjarë që, duke pasur parasysh se si po shkojnë gjërat në Ukrainë, Nabiullina do të duhet të ndërmarrë iniciativa të tjera të vështira për t’u tretur.

Ajo nuk do të japë dorëheqjen, por ka mundësi që pas tre muajsh, kur t’i mbarojë mandati pesëvjeçar, të mos qëndrojë më në krye të Bankës Qendrore.

Mund të jetë zgjedhje e saj ose e Putini-t, sepse nuk do ta konsiderojë më të denjë për detyrën e saj.

Shmangia nga diskutimet politike

Ditët e fundit bankierja ka folur shumë pak dhe është treguar e kujdesshme për të mos shprehur gjykime. Fjalët e saj të vetme të bëra publike janë ato brenda apelit për punonjësit e bankës që ajo regjistroi më 2 mars.

Në mesazh fliste për një situatë “të jashtëzakonshme dhe jashtë çdo standardi”.

Më pas do të shtonte “Sigurisht që ne të gjithë do të kishim dashur që kjo të mos ndodhte”.

Pra, ftesa për të “punuar më shumë se zakonisht”, për të “lënë mënjanë çdo mosmarrëveshje” dhe “për të shmangur diskutimet politike në zyrë, në shtëpi apo në rrjetet sociale”./ “Corriere della Sera”

g.kosovari

Next Post
Deklarata e fortë e Biden: Mendoj se Vladimir Putin është një kriminel lufte!

Presidenti amerikan e quajti Putin “kriminel lufte”, Kremlini: Janë fyerje personale, të pafalshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In