• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga jetim me 4 klasë shkollë, në “Nder i Kombit”, Kadri Roshi që nuk e keni njohur

by Java News
07/09/2017 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar plot 10 vite që kur Artisti i Popullit Kadri Roshi është ndarë nga jeta.

Por në një faqe në Facebook që mban emrin e tij pak ditë më parë janë publikuar fakte dhe pamje të jetës së aktorit të madh shqiptar.

Kjo videoje ndër të rrallat e artistëve me peshë si Roshi, tregon shumë për jetën e tij nga një jetim e deri kur mori dhe titullin e lartë nga presidenti i asaj kohe Rexhep Mejdani.

Historia

Nëna e la 2-vjeç, kurse babai kur ishte 12 –vjeç.

Vështirësitë ekonomike e detyruan fillimisht të punonte si argat krahu në portin e Durrësit dhe më pas si portier te kinema “Republika” në Tiranë.

Fisi i tij me origjinë libohovite ishte e gjitha e shkolluar, kurse ai jetim bëri vetëm 4 klasë shkollë.

Tenton t’i hyjë artit në moshën 21-vjeçare, por e refuzojnë si të patalentuar.

Konkurron sërish dhe sërish refuzohet, në një listë humbësish që kryesohej edhe nga artisti i madh Naim Frashëri.

Me këmbënguljen e mësuesve të tyre, grupi i të patalentuarve me në krye Naim Frashërin dhe Kadri Roshin përkthejnë dhe vënë në skenë pjesën “Martesa e Gogolit”.

Suksesi i tyre me këtë shfaqje ishte aq i madh sa i pranuan menjëherë në Teatrin Popullor.

Djaloshit jetim Kadri Roshi nga Mallakastra iu hap kështu rruga për të treguar se çfarë ishte i aftë të bënte.

Sot vulën e tij e mbajnë mbi 180 role të fiksuara në memorjen e publikut në teatër dhe kinema.

Dramaturgu brazilian i komedisë “Dhelpra dhe rrushtë” tha: “E kam parë në shumë vende të botës, por Ezopin që mendova dhe shkruajta e gjeta te ky njeri”.

Konsiderohet një nga ikonat e kinematografisë shqiptare.

Prej vitit 1999 është shpallur “Nder i Kombit”.

Roshi ndërroi jetë në shkurt të vitit 2007 duke na lënë një pasuri të paçmueshme me personazhe të arritura artistikisht.

 

Next Post
Wikileaks tmerron rrjetet: Ja se ku ju përgjon CIA

VIDEO/ Trondit “Facebook”, publikon zbulimin: Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com