• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga janari i vitit 2017 hyjnë në fuqi lejet e reja të drejtimit, ja ndryshimet

by Java News
25/04/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Janari 2017 do të hyjnë në fuqi lejet e reja të drejtimit për auto dhe moto mjetet. Lejet e reja vijnë si pjesë e direktivave të Bashkimit Europian për ta njehsuar sa më shumë patentën Shqiptare me ato të Bashkimit Europian.

Ndryshimet që do të kenë lejet e reja të drejtimit i ka sqaruar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Nikolin Bërxhiku, Specialist në Drejtorin e Qarkullimit Rrugor në Ministrinë e Transportit.

Duke për folur për kategorizimet e reja, Bërxhiku bëri të ditur që drejtuesit e mjeteve që kanë patentë të klasit B (pra për vetura) mund të drejtojnë dhe moto mjete deri në 125 kubik, një risi që nuk lejohej më parë. “Për moto mjetet më shumë se 125 kubik duhet që personi ti nënshtrohet testeve praktike sipas rregullores”, tha Bërxhiku, duke bërë të ditur kështu se edhe motomjetet do të kenë një nën ndarje më vete, ashtu siç kanë dhe kategoritë e tjera. “E veçantë për klasin B do të jetë për drejtuesit e mjeteve me karavan (rulo) të cilët do ti duhet ti nënshtrohen testeve praktike, pasi do të jetë një nënndarje më vete”, tha Bërxhiku.

patenta-pike2015Po ashtu ai bëri të ditur se në testet teorikë dhe praktikë do të kalojnë vetëm ata që kanë 10% të gabimeve. “Kjo nuk ka ndryshuar. Pra gjithnjë hapësira për të gabuar është 10%. Ajo që ka ndryshuar sipas udhëzimit të ri është numri i pyetjeve në teste që është bërë 40, pra tashmë i bie me katër pyetje gabim të mos e marrësh testin”, tha Gërxhiku.
Specialisti i Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Ministrinë e Transporteve gjithashtu bëri të ditur se çmimet për pajisje me patentë nuk kanë ndryshuar. “Kosto e marrjes së një leje drejtimi përbëhet nga tre komponent, taksa e shërbimit, taksa e kartonit dhe çmimi për tu bërë kursant. Dy të parat nuk kanë ndryshuar, pasi janë në tagrin tonë, ndërsa sa i takon pjesë së kursantëve, pra auto-shkollës ku bëhet praktika dhe teoria janë sipërmarrje private dhe çmimi në këtë rast diktohet nga tregu”, tha Bërxhiku.

downloadSa i takon ndarjes kamio automatike dhe manuale ai shpjegon se ndryshimet janëbërë sipas modelit të BE-së. “Duke iu bashkangjitur modelit të Bashkimit Europian, ndarjet për mjete me kuti shpejtësie automatike dhe manuale do të përcaktohen në lejet e reja të drejtimit. Por duhet të jemi të qartë, që personat që janë pajisur me leje drejtimi për mjete me kuti shpejtësie manuale përfshinë dhe mundësinë për të drejtuar një mjetë me kamio automatike. E kundërta nuk pranohet, por duhet të bërë një kurs praktik shtesë për tu pajisur me këtë drejtë”, nënvizoi Bërxhiku.

Gjatë intervistës për ATSH-në, Bërxhiku sqaroi dhe “ngërçin” e krijuar mes shitësve dhe blerëve të mjeteve. “Ka raste kur një person ka shitur mjetin e tij dhe blerësi nuk ka bërë regjistrimin brenda 10-ditëve siç është përcaktuar nga kodi rrugor. Shitësi në këtë rast vijon të jetë mbartës i gjobave dhe taksave të mjeteve, çka ka sjellë dhe një problematikë në drejtorinë e transportit rrugor, pasi në rast se shitësi kërkon të marrë leje qarkullimi ndërkombëtare, duhet të ketë me vete dhe aktin noterial të makinës së shitur, por jo të regjistruar në DPTR. Kjo është një çështje që është marrë dhe organi kompetent në luftën kundër informalitetit, pasi mos regjistrimi i mallit të blerë përbën in formalitet”, tha Bërxhiku.
Sa i takon lejet e reja të qarkullimit, duke parë problematikën e shtuar të adresave, Bërxhiku bëri të ditur se çështja është ende në diskutim.

Next Post

Keni akne? Ja sesa kollaj pastrohet fytyra duke përdorur hudhrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In