• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga janari, gjobat e makinave do të dërgohen me postë

by A R
30/12/2018 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, gjatë një takimi me krerët e Policisë së Shtetit, bëri thirrje të për përdorimin e sa më shumë të teknologjisë me qëllim që të mënjanohen takimet apo “negociata” mes drejtuesve të automjeteve të kapur në shkelje dhe oficerit të Policisë.

“Ju keni marrë tashmë detyra dhe ka filluar zbatimi i një koncepti të ri për policimin në rrugët e vendit, i cili nënkupton jo prita e postblloqe në rrugët e tij, por vetëm patrullim të kujdesshëm dhe fokusim vetëm në problemet kryesore. Duhet të vijojë edhe në ditët në vazhdim e në vijueshmërinë e vitit 2019 përdorimi masiv i teknologjisë së monitorimit. Po ashtu duhet të fillojë menjëherë në vitin 2019 dërgimi i gjobave në rrugë postare për të eliminuar në maksimum çdo lloj “debati” apo negociatash midis punonjësve të Policisë Rrugore dhe qytetarëve që kapen në shkelje”, deklaroi ministri.

Ky fenomen, theksoi Lleshaj, duhet të marrë fund dhe të aplikohet ajo praktikë që aplikohet në të gjitha vendet normale ku gjobat dërgohen në rrugë postare dhe punonjësit e policisë nuk hyjnë në negociata, në debate me shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.

Një çështje e rëndësishme me të cilën do të merremi që në muajin janar të vitit 2019, deklaroi ministri, është ajo që ka të bëjë me hapjen e Policisë së Shtetit për specialistë të rinj, kryesisht atyre që vijnë nga universitetet e vendit.

Ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit kanë hapur mundësi që Akademia e Sigurisë të fillojë menjëherë procesin e rekrutimit të të rinjve, që kanë mbaruar me rezultate të larta studimet universitare në degët Ekonomi, Financë, Informatikë, Elektronikë dhe Jurisprudencë.

Në muajin janar do të bëhet shpallja e thirrjes për aplikime për në Akademinë e Sigurisë për këtë kategori të diplomuarish dhe po në muajin janar do të zhvillohen konkurset përkatëse dhe menjëherë më pas fillon dhe kursi i Oficerit të Policisë Kriminale me këta të rinj, që kanë përfunduar universitetet e vendit në degët e sipërpërmendura.

Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, jeni të thirrur që të kontribuoni në njoftimin, në identifikimin, në inkurajimin e personave të përshtatshëm dhe të interesuar për t’iu bashkuar radhëve të Policisë së Shtetit, të cilët siç thashë kanë përfunduar me rezultate të larta studimet në degët e përmendura më sipër. Është e rëndësishme që të kemi një shpërndarje sa më të mirë gjeografike. Prandaj kërkesa është drejtuar ndaj jush, që ju të inkurajoni studentë nga qarqet, nga rrethet, nga qytetet tuaja në mënyrë që të kemi një shpërndarje të mirë gjeografike të të gjithë atyre që marrin pjesë në konkurs apo që fitojnë të drejtën për t’u arsimuar dhe për të filluar detyra të rëndësishme në fushën kryesisht të policisë kriminale, ku dhe mangësitë në specialitet e sipërpërmendura janë të konsiderueshme”, deklaroi ministri.

/a.rada

Next Post
“27 vite më parë nisi epoka e re për shqiptarët”

"27 vite më parë nisi epoka e re për shqiptarët"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In