• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Janari 2017 hyjnë patentat e reja/ 14 llojet e tyre dhe sa gabime ju rrezikojnë

by Java News
05/12/2016 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga janari 2017 do të hyjnë në fuqi patentat e reja të makinave, ku sipas ndryshimeve të Kodit Rrugor do të kemi 14 lloje leje drejtimi, nga 8 që janë aktualisht.

Nikolin-BerxhikuSpecialisti i drejtorisë së Qarkullimit Rrugor në Ministrinë e Transporteve, Nikolin Bërxhiku, në intervistën e dhënë për gazetën “Panorama” shpjegoi ndryshimet që do të kenë lejet e reja të drejtimit.

Duke folur për kategorizimet e reja, Bërxhiku shpjegoi se për shoferët që janë të pajisur me leje të kategorisë B mund të drejtojnë motorë deri në 125 kubikë, gjë e cila nuk lejohej më parë.

TanaNdërsa për kalimin e testimit të njohurive teorike, marzhi i lejuar i gabimeve është deri në 4 pyetje, nga 7 pyetje që është aktualisht.

Bërxhiku tha se lejet aktuale nuk zhvlerësohen deri në përfundimin e afatit të tyre dhe tarifa për patentat e reja mbetet e pandryshuar.

Kur do të nisë shpërndarja e patentave të reja dhe si do të ndryshojnë kategoritë për lejet e drejtimit?

Për lejet e drejtimit, ka një rikonceptim të procedurës në përputhje me direktivën europiane duke nisur që nga përgatitja e kandidatëve në autoshkolla me programe të reja, mënyra e testimit të kandidatëve dhe më pas pajisja kartonin e lejes të drejtimit.

Dhënia e lejeve të reja të drejtimit do të nisë nga muaji janar i vitit të ardhshëm e në vazhdim. Aktualisht janë 8 kategori për lejet e drejtimit, vitin e ardhshëm do të jenë 14 kategori të lejeve të drejtimit.

Pra do të ketë kategori të reja, sepse do të ketë një nëndarje specifike për çdo kategori me kodet përkatëse, si kategoria A1, B1, B2, të cilat përcaktohen më shumë nga karakteristikat e mjetit me rimorkio ose pa rimorkio, apo edhe nga fuqia motorike.

Përveç kësaj, kategoritë e lejeve të drejtimit janë me kode shtesë për kategori specifike si: personat me aftësi të kufizuara, leje të posaçme drejtimi për kuti shpejtësie manuale dhe për kuti shpejtësie automatike. Të gjitha do të shënohen me kode përkatëse të përcaktuara në vendimet e marra, pasi ana ligjore është e plotë edhe infrastruktura është e plotë nga ana e Drejtorisë së Transportit.

A sjell lehtësi për qytetarët shtimi i kategorive të lejeve të drejtimit?

Lehtësirat janë të përfshira në ekuivalencën e kategorive të lejeve të drejtimit, ku një lloj kategorie e caktuar e lejes së drejtimit është e vlefshme për nënkategori të caktuara. Si për shembull, leje aktuale e drejtimit për kategorinë B, pra për makinat është e vlefshme për kategori të caktuar motorësh deri në 125 kubikë. Ndërsa, në rast se kandidati aplikon për një kategori të re, atëherë do të testohet për njohuritë shtesë.

Kryesorja është rikonceptimi i programeve për marrjen e lejeve të drejtimit. Duke u nisur nga analiza për shkaqet e aksidenteve dhe sigurisë rrugore është arritur në përfundimin se në 80 për qind të aksidenteve, gabimi njerëzor është shkaktari kryesor. Në këtë rast, njohuritë e përfituara në autoshkolla për marrjen e lejes së drejtimit janë thelbësore dhe për këtë është shumë e rëndësishme përgatitja që bëhet para marrjes së lejes së drejtimit.

Ju po thoni që keni rikonceptuar programet dhe shtuar kategoritë e patentave, po dokumentacioni për aplikim nga qytetarët a është lehtësuar?

Pyetja juaj është e drejtë. Për sa i përket dokumentacionit që paraqitet nuk ka ndryshim sepse falë teknologjisë së informacionit, shumë prej gjeneraliteteve të personave për marrjen e lejes së drejtimit janë në regjistrin e Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve, falë komunikimit online që ajo ka me institucionet përkatëse. Dokumentacioni është shumë i thjeshtë për t’u plotësuar, siç është karta e identitetit, vizitat mjekësore, për shembull kandidati nuk ka nevojë të paraqesë vërtetim për vendbanim, pasi këto janë në sistemin online të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit.

Si do të ndryshojë testimi për njohuritë teorike dhe praktike për kandidatët që do të pajisen me patentë të re?

Marrja në provim për njohuritë teorike dhe praktike do të ketë elemente shtesë kundrejt shmangies së vlerësimeve subjektive që mund t’u bëhen kandidatëve, apo elementëve të tjerë që përfliten për mënyrën e marrjes së testimit.

Për testimin e njohurive teorike, numri i pyetjeve ndryshon. Në mënyrë sasiore janë më shumë pyetje, por më të thjeshta në dhënien e përgjigjeve. Ndërsa marzhi i gabimeve do të jetë te 10 për qindëshi, nga 13 për qind që është aktualisht. Pra, nëse sot për 40 pyetje të testimit marzhi i lejuar i gabimit është 7, me ndryshimet për 40 pyetje, marzhi i gabimit të lejuar do të jetë 4.

Pra ulet marzhi i lejuar i gabimit dhe kjo është një masë që merret për shmangien e aksidenteve. Këto praktika janë të ngjashme me vendet si Italia, Holanda, apo Gjermania, që kanë të njëjtin prag kalimi për marrjen e testit.

Çfarë do të bëhet me patentat aktuale, a do të zhvlerësohen ato pas 1 janarit 2017?

Lejet aktuale të drejtimit do të jenë të vlefshme deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë që një drejtues ka në përdorim. Më tej, për rinovimin e tyre, procedura do të jetë e njëjtë, qytetarët do të pajisen me lejet e reja të drejtimit pa kosto shtesë, pra nuk parashikohet të ndryshojë tarifa për pajisjen me leje drejtimi.

Ndërsa tarifat e tjera të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit, që kanë të bëjnë me përgatitjen e kandidatëve, mund të kenë ndonjë ndryshim për efekt të indeksimit të inflacionit, por do të jenë pothuajse të pallogaritshme në koston e përgjithshme që i duhet të paguajë një qytetar në pajisjen e lejes së drejtimit. Pra, mund të themi që nuk pritet të ketë rritje për shpenzimet e nevojshme në marrjen e lejes së drejtimit.

Next Post
“E vrava se më denoncoi për dhunë”/ Rrëfimi i fierakut që hodhi gruan nga kati i katërt

Moszbatimi i urdhrit të mbrojtjes për gruan në Fier, procedohet kryetarja e zyrës përmbarimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com