• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Italia, në Marok e Zelandë, vendet ku shkojnë për studime shqiptarët

by A R
11/07/2017 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë jashtë përllogaritet të jetë 24,372 studentë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s. Rreth 80% e tyre kanë zgjedhur të studiojnë në vendet fqinje, Itali dhe Greqi për vitin akademik 2016-2017.

Shteti me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë edhe për këtë vit mbetet Italia, me rreth 11,460 studentë, megjithëse ka shënuar një rënie me rreth 177 studentë krahasuar me një vit akademik më parë.

Destinacioni i dytë me numrin më të lartë të studentëve shqiptarë është Greqia me 7,339 studentë. Edhe Greqia ka pësuar një rënie nga viti i kaluar në numrin e studentëve. Një vit më parë në universitetet greke studionin  8,209 studentë shqiptarë, rreth 870 më shumë se në vitin akademik  2016-2017.

Destinacionet që po njohin rritje

Numri i studentëve shqiptarë që shkojnë në Turqi për të studiuar thuajse është dyfishuar krahasuar me vitin akademik të mëparshëm.  Nga 471 studentë që ndiqnin studimet në vitin akademik 2015-2016, numri i tyre ka arritur në 775.

Europa Perëndimore është ndër rajonet më të preferuar të studentëve kudo në botë, por edhe i shqiptarëve. Vendet ku shqiptarët janë përqendruar më shumë në Perëndim janë: Gjermania me 559 studentë, Franca me 434 studentë, Austria me 285 studentë, Mbretëria e Bashkuar me 247 studentë,  dhe Zvicra me 95 studentë.

Rritje të numrit të studentëve shqiptarë kanë njohur dhe vendet e ulëta, si Holanda (110 studentë), Belgjika (60 studentë), Luksemburgu (studentë).

Në vendet nordike, Finlandë, Norvegji dhe Suedi, studiojnë 106 studentë shqiptarë.

Vendet e rajonit preferohen më pak

Në rajonin e Ballkanit, shqiptarët kryesisht preferojnë që të studiojnë në Rumani dhe Bullgari, ku numërohen përkatësisht 272 dhe 224 studentë shqiptarë.

Në Maqedoni, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të UNESCO-s, numri i shqiptarëve që studiojnë atje është 91, ndërsa në Serbi studiojnë 20 studentë nga Shqipëria, në Kroaci 6 studentë dhe në Bosnjë 4. 

Jashtë kontinentit

Nuk janë të paktë edhe studentët që studimet e tyre kanë zgjedhur që t’i kryejnë jashtë kontinentit europian. Nga 24 mijë studentët që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë, 682 prej tyre janë vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 75 në Kanada, 31 në Australi, 10 në Brazil dhe vetëm 1 në Zelandën e Re.

Ka dhe nga ata që kanë zgjedhur vendet e Magrebit për të studiuar. Nga të dhënat, 26 studentë kanë vendosur që të studiojnë në Egjipt, 8 studentë studiojnë në Jordani, 4 në Marok, 7 në Emiratet e Bashkuara Arabe, 1 në Katar dhe 208 studentë studiojnë në Arabinë Saudite./panorama/a.m.

Next Post
Komisioneri Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën

Hahn: Rekomandimi për Shqipërinë varet nga rezultatet e Vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

Zgjedhjet në Kosovë: Mbi 99% e votave të numëruara, VV 49,30%, PDK 21,01%, LDK 13,59, AAK 5,68%

December 29, 2025
Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf me përmbysje ndaj Egnatias

December 29, 2025
Samiti në Londër bën bashkë Ramën dhe Kurtin pas përplasjes për tubimin pro UÇK-së në Tiranë

Rama ka punuar kundër? Kurti: Nuk jam në dijeni të kësaj, duam të rritet afrimi me Shqipërinë

December 29, 2025
U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

U përfshinë nga flakët ndërsa flinin në dhomat e tyre, 16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh

December 29, 2025
Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

Kurti flet pas fitores: Triumfoi populli i Kosovës, të ecim përpara pa vonesë

December 29, 2025
Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com