• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga Italia fqinje tek Franca, Gjermani dhe Austria/ Cilat janë shtetet ku maska është me detyrim

by Java News
15/10/2020 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vala e re e infektimeve ka bërë që shumë vende të ndërmarrin masa drastike kufizuese pas rihapjes, si ajo e maskës edhe në ambientet e hapura, me qëllim për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

Çekia është vendi i parë europian që e bëri të detyrueshme maskën që në 18 mars në ambientet e jashtme, si supermarkete, farmaci apo transport publik. Vetëm pak ditë më vonë, Sllovakia dhe Bosnje-Hercegovina ndoqën shembullin e saj. Më 6 prill, Austria gjithashtu vendosi që maska të jetë e detyrueshme në hapësirat publike.

Në të njëjtën ditë, Turqia vendosi të njëjtën masë, por duke u kufizuar vetëm në tregje apo vende të mbipopulluara. Në vende të tjera në Europë, qytete të ndryshme brenda të njëjtit shtet kanë aplikuar masa të diferencuara, varësisht nga shkalla e rrezikut të përhapjes së virusit.

Në disa qytete franceze si Paris, Tolouse, Nisë dhe Lion, çdo person mbi 11 vjeç gjobitet në rast se del pa maskë. Pak ditë më parë, shteti fqinj, Italia, shpalosi planin e masave që implementon maskën në ambiente të jashtme e të brendshme, përveç shtëpisë, mbylli shërbimin në restorante në orën 21:00 dhe ndaloi të gjitha festat, qoftë jashtë apo brenda.

Një tjetër vend problematik sa i takon ecurisë së Covid-19, Spanja, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Hotelet, baret dhe bizneset punojnë me gjysmë kapaciteti dhe nuk lejohen hyrje-daljet nga Madridi me përjashtim të personave që shkojnë në shkollë apo punë.

Gjermania ka ndaluar grumbullimet masive së paku deri në fund të vitit, për zonat me infektim të lartë. Mosmbajtja e maskës në dyqane apo transport publik gjobitet me 50 euro. Greqia e ka bërë të detyrueshme maskën në ambiente të mbyllura dhe mjetet e transportit publik. Në vendet me infektim të lartë, maska duhet të mbahet edhe në punë apo ambiente të hapura me shumë njerëz. I vetmi shtet që mjaftohet vetëm me rekomandimin e maskës është Suedia.

Njerëzit zbatojnë këshillat e qeverisë, e cila nuk ka ende një plan për vendosjen e masave të reja, por nuk kanë përjashtuar vendosjen e masave në të ardhmen, por për momentin bizneset qëndrojnë hapur dhe maskat nuk rekomandohen. Luksemburgu është treguar më tolerant, duke kërkuar maskë detyrimisht jashtë, vetëm në ambientet ku nuk është e mundur të ruhet distanca.

g.kosovari

Next Post
Parashikimi i motit, vranësira dhe shira në gjithë vendin

Rrebeshe shiu dhe shtrëngata/ Ja parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In