Melania Trump është partnerja e heshtur. Kështu prestigjozja Neë York Times, e ka përkufizuar 45-vjeçaren Melania Knauss, me origjinë sllovene, e cila është bashkëshortja e fundit e miliarderit dhe kandidatit për President Donald Trump.
Nëse bashkëshorti i saj do të fitonte zgjedhjet në SHBA, ajo do ta gjente veten si “Zonja e Parë”. Ish-modelja do të ishte kështu e para “Zonjë e Parë”, që nuk ka lindur në SHBA.
Por mbi të gjitha, Melania do të ishte e para “Zonjë e Parë” që ka pozuar nudo për kopertinën e një reviste. Pa llogaritur që Trump do të ishte i pari President që do të ulej në Shtëpinë e Bardhë pas 3 martesave. Gruaja e heshtur e quajnë për shkak të qëndrimit të saj pasiv gjatë kësaj fushate elektorale. Po pse nuk shfaqet? Sipas analistëve kjo vjen për shkak se republikanët kanë një vizionn konservator sa i përket martesës, dhe ajo nuk bën pjesë në këtë vizion.









