• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga interpelanca me Ramën, tek Porti i Durrësit dhe paketa fiskale / Çfarë pritet të diskutohet sot në seancën plenare maratonë

by A R
24/11/2022 09:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot pritet një seancë plenare maratonë.

Reshjet e ditëve të fundit që shkaktuan përmbytje në disa qarqe të veriut, ka bërë që deputetët e opozitës të kërkojnë interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë seancë maratonë të së enjtes, pritet të miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2023. Në rend dite është futur marrëveshja me Portin e Durrësit, e cila ka shkaktuar shumë debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Opozita e cilëson si një aferë korruptive pasi mazhoranca kërkoi ta kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe akuzon qeverinë se nuk ka bërë transparencë. Po ashtu, deputetët e opozitës i drejtuan një kërkesë ditën e djeshme kryeparlamentares Lindita Nikolla, ku i kërkuan më shumë kohë në dispozicion për të diskutuar për këtë çështje.

Nga ana tjetër, PS thotë se nuk është një aferë, por një do të bëhet një nga portet më të mëdha në Mesdhe dhe do të përkthehet në të ardhura për vendin tonë.

Ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Berisha zbuloi se kanë përgatitur 23 amendamente për buxhetin e vitit të ardhshëm të cilat do t’i paraqesin ditën e sotme në Kuvend.

Rendi i ditës së seancës plenare:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.11.2022.

(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.

(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.

(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)

4. Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim.)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin

Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Diskutime – jo më shumë se 6 orë.

(Koha e diskutimeve është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe ndahet në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve
sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend)

Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:

– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 190 minuta

– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 103 minuta

– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta

– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta

– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:

• Partia e Lirisë 10 minuta

• PSD 10 minuta

• Sali Berisha

• Albana Vokshi

• Edmond Spaho

• Flamur Noka

• Luan Baçi (gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve)

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin financiar e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia shqiptare”.

(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)

Pyetje

Shprehet nismëtari

Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat

Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Dhënie mendimi komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Diskutime

Shprehen grupet parlamentare

Koha e votimit

6. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

8. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

9. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”.

(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Relatori

Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

/a.r

Next Post
Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësoren

Aksident në Vlorë, makina përplas këmbësoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass

August 7, 2026
VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

VIDEO/ Nënë e bir nga Shqipëria vdiqën në aksidentin tragjik në Greqi! Kamera e kamionit filmoi gjithçka…

August 7, 2026
VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

VIDEO/ Detajet e masakrës në Tajlandë me 8 viktima! Autori një nxënës 14-vjeçar, vrau në fillim gjyshërit dhe më pas 5 mësuesit e veten

August 7, 2026
Ky është Edmond Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua me një plumb në derën e banesës në Bërxullë

Ekzekutimi i Edmond Sulës, Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

August 7, 2026
Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

Skandali s*ksual që ka tronditur Perunë, denoncimi i këngëtares së njohur ndaj drejtorit muzikor dhe detajet (VIDEO)

August 7, 2026
“Marrëveshje SHBA-Iran për hapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda orëve të ardhshme”, mediat arabe japin lajmin e madh

Tensione të larta në Ngushticën e Hormuzit, numër i ulët anijesh që kalojnë në Gjirin Persik, vijon bllokada e Iranit

August 7, 2026
Goditje e fortë për gjigantin e rrjeteve sociale, Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në SHBA -

Goditje e fortë për gjigantin e rrjeteve sociale, Meta gjobitet me 567 milionë dollarë në SHBA –

August 7, 2026
Një person i vë zjarrin kazanëve të plehrave në Durrës, digjen 10 prej tyre, dëmtohen edhe tre mjete të parkuara! Policia kërkon autorin

Një person i vë zjarrin kazanëve të plehrave në Durrës, digjen 10 prej tyre, dëmtohen edhe tre mjete të parkuara! Policia kërkon autorin

August 7, 2026
FOTO / Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, 7 të vrarë dhe 15 të plagosur

FOTO / Të shtëna në një shkollë në Tajlandë, 7 të vrarë dhe 15 të plagosur

August 7, 2026
Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

Trafik kokaine dhe tentativë vrasjeje, Interpoli sjell nën pranga dy të shumëkërkuar nga Kolumbia dhe Italia

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com