Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte nismën për Këshillimin Kombëtar për Shqipërinë. Kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij para gazetarëve tha se qytetarët, brenda dhe jashtë vendit, do të pyeten për mendimin e tyre për disa çështje shumë të rëndësishme me rëndësi strategjike për vendin, ekonominë dhe shoqërinë tonë. Por cilat janë çështjet që renditi Kryeministri Rama.
Anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe vetoja e Bullgarisë
Kryeministri Edi Rama foli për debatin brenda vendit për të vendosur më tej nëse aplikimi i Shqipërisë për në BE duhet të ndahet nga ai i RMV dhe të vlerësohet drejtpërdrejtë për meritat e tij ose të pritet për të ruajtur kohezionin në rajon.
“Ne duhet t’u drejtojmë shqiptarëve një pyetje për të formuluar një vendimmarrje strategjike. A duhet të vendosemi në pozitën e qartë në raport me të tjerët për të filluar dhe të kërkojmë drejtpërdrejtë dhe hapur ndarjen nga RMV në gjykimin e Benë rast se edhe gjashtëmujori i parë i vitit ku sapo po hyjmë do të rezultojë përsëri njësoj si koha e deritanishme dhe ne si Shqipëri do të mbetemi përsëri peng i vendimmarrjes për RMV-në”, tha Rama.
Ballkani i Hapur
“Pavarësisht bindjeve të mia dhe tonat si qeveri ka njerëz që besojnë se krijimi i Ballkanit të Hapur dhe kjo nismë në funksion të një hapësire të integruar rajonale është gjëja e duhur, por ka të tjerë që thonë që nuk i sjell përfitime Shqipërisë”, tha kryeministri.
Nënat me ndihmë ekonomike dhe me tre fëmijë ose më shumë
Pyetja që bëri kreu i qeverisë është nëse njerëzit janë gati që të adresojmë më tej çështjen e mbrojtjes së nënave me tre ose më shumë fëmijë edhe kur ato janë të punësuara.
Krimet ekstreme të dhunës në familje dhe kundër fëmijëve
“Duke pasur parasysh se një pjesë e opinionit kërkon ashpërsime ekstreme në dënimet e autoreve përsëritës të krimeve kundër personit, por përbën edhe një sfidë në raport me standarde të caktuara duam nga qytetarët opinionin e tyre”, tha Ram.
Të punësuarit në të zezë
“A duhet ne të angazhohemi për t’u dhënë mbrojtje të veçantë një dëmshpërblim ata që denoncojnë por janë subjekt i menjëhershëm i largimit nga puna për hakmarrje?
“Ne si shtëpi të angazhohemi për tu dhënë mbrojtje financiare në një periudhë të caktuar kohore apo është barrë në shtëpi dhe duhet adresuar në forma të tjera”, tha Rama.
Statusi i pensionistit që vazhdon të punojë
“A duhet që ndërkohë kontributet për pensionet janë domosdoshmëri për të rritur bazën dhe në të njëjtën kohë me krijimin e hap pas hapi të kësaj baze në zgjerim të rrisim pensionet? Ndërkohë që nga ana tjetër ka njerëz që thonë se pensionistët që vazhdojnë punën nuk duhet kërkuar kontributi”, u shpreh Rama.
Amnistia e plotë për të gjithë emigrantët që duan të formalizojnë kursimet e tyre
“Kjo është temë që përcakton pozicionin e Shqipërisë me partnerë ndërkombëtarë”, tha Rama.
Kultivimi dhe përpunimi i monitoruar i kanabisit për qëllime mjekësore
Pa e legalizuar për qëllime të tjera është instrument që shumë vende po e përdorin për të fuqizuar ekonomitë e tyre. Sot në Shqipëri që thonë që nuk është ende koha që Shqipëria të hyjë në këtë proces.
“Një ndër ta kam qenë dhe unë”, tha Rama. Megjithatë ai shtoi se nuk duhet të pritet më, por është një vendimmarrje që duhet edhe bindja e qytetarëve.
Pandemia: Vaksinimi i detyruar
“Ka një frustrim të madh të të gjithëve në të gjithë botën që po zgjat po bëhet e lodhshme ndërkohë që rreziku për jetën gjendet aty. Ka një lëvizje në botë, por edhe këtu kundër vaksinës. Ka plot njerëz që thonë që edhe Shqipëria duhet të vendosë detyrimin që Shqipëria të vendosë certifikatën e vaksinimit kudo ku aksesojnë hapësira të përbashkëta, të mbyllura, por të tjerë thonë që kufizon liritë dhe të drejta. Na duhet të shkojmë përtej bindjes sonë, përtej kartonit dhe dua ta them është një vullnet edhe për të ndryshuar vetveten në një proces ku të gjithë mësojmë. Në një mandat të tretë që mënyrë domethënëse ndikon edhe mbi ne, edhe mbi mua, për të kuptuar më shumë për të dëgjuar më shumë dhe për t’i dhënë akses njerëzve përtej llogoreve të partive”, tha Rama.
Evazioni i biznesit të madh
“Është targetuar si një shfrytëzues, si një gogol. Tema është, biznesi i madh është në të njëjtën kohë dhe aktori më i madh në vite i evazionit fiskal dhe pavarësisht përmirësimit të sistemit që do vazhdojë ta ulë evazioni, janë jo pak njerëzit që kërkojnë që biznesmeni i madh kur bën evazion të goditet pa mëshirë, që do të thotë ashpërsim i konsiderueshëm qoftë i masave që çojnë në penalizime deri në humbjen e lirisë së biznesmenëve, qoftë tek gjobat ndaj tyre”, u shpreh Rama.
Programi kombëtar i pastrimit
“Dëgjojmë shumë që thonë se duhet të tregohemi shumë më të ashpër, por kjo nuk do të thotë që këta që e thonë këtë janë mazhorancë. Për këto masa ne kemi nevojë të flasim më shumë sesa në emër të shumicës dhe kartonit, kemi nevojë të dimë se çfarë mendon e gjithë shtëpia, duam t’i japim zë të gjithëve”, tha Rama.
“Është një kuvendim që nuk është detyrues për askënd dhe nuk është imponues mbi asgjë, është një këshillim, një odë e madhe shqiptare që duam ta themelojmë me hyrjen e Vitit të ri dhe ta kthejmë në institucion për çështjet më sensitive”.
Gjyqtarët që kalojnë Vettingun, por marrin vendime të paligjshme
“Gjyqtarët edhe prokurorët që nuk e kanë kaluar Vettingun, por që marrin vendime haptazi të paligjshme, duhen pezullohen në vend nga sistemi i drejtësisë. Po ju jap një rast sot për ilustrim, angazhohet qeveria e Shqipërisë për të ndërtuar qendrën kombëtare të fëmijëve, përcaktojmë vendin tek ish-Garda, marrim të dhënat e pronës, është e shtetit, bëjmë projektin, japim financimin dhe çfarë ndodh. Në momentin që jemi gati për të nisur punën na del një gjykatëse që ka bërë sigurim padie mbi këtë prone për një subjekt privat që në të shkuarën ka humbur të gjitha gjyqet. Rasti konkret është që kjo gjykatëse jep këtë vendim një javë para se të kalojë Vettingun. Kjo gjykatëse emri i së cilës nuk më kujtohet duhet të thirret nga SPAK. A duhet ta shtyjmë përpara nismën që këta duhet të pezullohen automatikisht, kur janë vendime që marrin vëmendjen e të gjithëve dhe këta gjykatës rrinë atje apo duhet të mjaftohemi me kaq”, tha Rama.
/a.r
Ku pjerdh per shqiptaret ti mor i korruptuar deri ne qelize,ti ke hallin e pushtetit dhe te pasurise se grabitur per dhjete breza pasardhes sebashku me koleget e pandare ne kete bote e ne ate bote: likebatakun e salishpellakun.
E mer Ed Rama dhe per kanabisin ishim mangut .O socialist nei liberal me fame boterore.O zot na ruj se dicka e kane jeshilluar miqte