• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

by A R
08/07/2026 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu shqiptar i punës po përjeton një rritje të ndjeshme të numrit të punonjësve të huaj, të cilët po angazhohen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga shërbimet dhe industria, deri te bujqësia.

Punonjës nga vende të ndryshme të botës po shfaqen gjithnjë e më shumë në ambiente si bare, restorante, biznese prodhuese, por edhe në profesione të specializuara, si inxhinierë apo staf për kujdesin ndaj fëmijëve dhe të moshuarve.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, gjatë vitit 2025 janë miratuar 18,156 kërkesa online për punësimin e shtetasve të huaj. Krahasuar me vitin 2024, ky numër është rritur me 43.4%.

Gjatë të njëjtit vit janë dhënë rreth 14 mijë leje pune për herë të parë për shtetas të huaj, duke treguar rritjen e interesit për punësim në Shqipëri.

Pjesën më të madhe të kërkesave për punësim gjatë vitit 2025 e zunë shtetasit nga Filipinet dhe India. Secili prej këtyre vendeve përbënte rreth 18% të kërkesave të miratuara online.

Pas tyre renditen shtetasit nga Egjipti me 15% të kërkesave, Turqia me 9%, Kosova me 4% dhe Italia me 3%.

Në shifra konkrete, gjatë vitit 2025 u miratuan 3,251 leje pune për shtetas indianë, pothuajse dy herë më shumë se një vit më parë, ndërsa për shtetasit nga Filipinet u dhanë 3,279 leje pune.

Shtetasit e huaj që kërkojnë të punojnë në Shqipëri pajisen me Leje Unike, e cila përfshin procedurat për punësimin, vizën dhe qëndrimin në vend. Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive miraton pjesën e lejes së punës, ndërsa procedurat për vizën dhe qëndrimin përfundohen nga institucionet përkatëse të migracionit.

Shqiptarët e Kosovës dhe italianët me procedura më të lehtësuara

Shqiptarët e Kosovës dhe italianët përbëjnë një pjesë të rëndësishme të të huajve që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, por ndjekin procedura të ndryshme nga shtetasit e vendeve të treta.

Në vitin 2025, numri i shtetasve nga Kosova të pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri arriti në 6 076 persona, rreth 22% e totalit të të huajve me leje qëndrimi. Krahasuar me vitin 2024, ky numër u rrit me 32%.

Falë marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës të vitit 2022, qytetarët kosovarë mund të pajisen me leje qëndrimi biometrike 5-vjeçare, e cila shërben njëkohësisht edhe si leje pune. Procedura realizohet online dhe është më e thjeshtuar.

Pas Kosovës, numrin më të lartë të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2025 e kanë italianët, me 3 776 persona, ose rreth 14% të totalit. Krahasuar me vitin 2024, numri i tyre është rritur me 75%.

Si shtetas të Bashkimit Europian, italianët kanë një procedurë më të lehtësuar për punësim në Shqipëri. Ata nuk kanë nevojë për miratim të veçantë të punësimit nga institucionet e tregut të punës, por kryejnë deklarimin përkatës dhe gëzojnë të drejta punësimi të barabarta me qytetarët shqiptarë.

Sipas legjislacionit për të huajt, pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm dhe të vazhdueshëm në vend, një shtetas i huaj mund të përmbushë kushtet për të përfituar leje qëndrimi të përhershme.

Rritja e numrit të punonjësve të huaj tregon ndryshimin gradual të strukturës së tregut shqiptar të punës, ku Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për punonjës nga vende të ndryshme të Azisë, Europës dhe rajonit.

/Marrë nga Monitor

Next Post
Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

July 8, 2026
Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trumpin me Netanyahun

July 8, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

July 8, 2026
Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

Përshkallëzim i ri në Lindjen e Mesme/ Irani godet bazat amerikane në Bahrein dhe Kuvajt pas sulmeve të SHBA-së

July 8, 2026
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Trafikuan mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

July 8, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

July 8, 2026
“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

“Science Post”: Nga simbol i izolimit në atraksion turistik: Bunkerët që shënuan historinë e Shqipërisë

July 8, 2026
Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

Marine Le Pen nuk tërhiqet: Jam kandidate për zgjedhjet presidenciale!

July 8, 2026
Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

Nga India te Filipinet, në një vit në Shqipëri u regjistruan mbi 18 mijë punëtorë të huaj

July 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi i Jorgo Pullës, ja çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In