• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Nga i vjen uji mullirit me erë

by A R
14/01/2016 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

“Çfarë është një gjë që ka katër këmbë, ka një bisht dhe bën “mjau, mjau”. Pyetja klasike bëhet në një anekdotë të vjetër italiane dhe përgjigja i kërkohet sipas rastit: një karabinieri, një ciniku, një budallai, një skeptiku, një kurrëdyshuesi, një askurrëpërasgjëdyshuesi, një paragjykuesi, një prapagjykuesi e të tjerë, e të tjerë, sipas stinës dhe sipas stimës; sipas dëshirës së atij që tregon variantin e rradhës së anekdotës. Përgjigja është befasuese dhe ky është thelbi i humorit dhe ironisë: Që është mace, mace është. Por nuk ka mundësi të jetë kaq e thjeshtë. Kështu që duhet të jetë, fjala vjen, ari, elefant, luan, krokodil, gazelë, pilivesë, ndoshta është flutur, peshkaqen ose qen që nuk neverit as peshkun, miush e të tjerë, e të tjerë. Kjo është mënyra sesi thurret më pas gjithë historia me “mouse” fundorë kompiuterash që ngulmojnë në keqkuptimin, dezinformimin, mallkimin dhe shtrembërimin e asaj çfarë është e dukshme ose tërësisht e dukshme. Ja një shembull fare-fare i thjeshtë nga bota e njerëzve: Që të gjithë janë dakort me domodoshmërinë e reformës në drejtësi. Dhe kjo është e dukshme. Të paktën askush nuk ka thënë një fjalë kundër saj. Të kundërshtosh reformën sot është mëkat. Dhe është realisht mëkat! Por të jesh kundër nenesh të veçantë, ngjan sikur vë në dyshim biblën dhe kuranin. Dhe të gjykosh kështu është vërtet mëkat. Ndaj duhet të gjenden armiqtë. Ndaj ndarja duhet bërë me urgjencë dhe emergjencë: miq e armiq. Kush është i mirë, është pro reformës, kush është i lig, është kundër saj. Dhe me urra le të gjenden të mirët dhe të ligjtë, një ushtrim praktik e klasik në Tiranë.

Reforma në drejtësi, nevoja ulëritëse për të krijuar mjete, mekanizma, filtra dhe mundësi reale për të dhënë drejtësi, për të shmangur korrupsionin, për të ndëshkuar të korruptuarit, është një domosdoshmëri që do të ndodhë nesër. Në fakt duhet të kishte ndodhur që DJE. Trazimi, çalimi dhe keqpërdorimi i drejtësisë, qoftë nga politika, qoftë nga ata që e kanë trajtuar në vite si kartmonedhën që i paguhet prurësit më të parë e më të shtrenjtë, është një nga shkaqet themelore dhe rrënjë në pothuaj gjithçka të keqe e të ligë që ka ndodhur në këtë vend. Në jetesën e gënjeshtarëve dhe në mbijetesën e mashtruesve në politikë.

Mungesa e standartit qoftë dhe normal të drejtësië dhe flirti i saj me politikën ka bërë, sa për të marrë ca shembuj, që pronarët realë të zvarriten gjyqeve, kurse grabitësit e pronës të trajtohen si porcelan i brishtë: edhe në shtëpi ju vete çertifikata e legalizimin e asaj që është grabitur. (Në thelb edhe ata janë pasojë dhe jo shkak i këtij mëkati). Në labirintin e sherreve për pronë janë arsyet e shumicës dërmuese të krimeve ordinere në Shqipëri me vëllain që vret vëllain apo me të huajin që ikën nga sytë këmbët nga investimi i tij sepse ja grabisin edhe me gjykatës në Tiranë; po këtu është shkaku pse shumë banditë krenohen e nderohen me bëmat e tyre kriminale dhe nuk ndodhen aty ku meritojnë, por “ftojnë” gjithë politikën të bëjë ligj për dekriminalizimin e saj. Po kështu dhe vetë politika nuk është teshtima. Ajo është virusi i stinës që po zgjat 25 vjet. Politika nuk është pasoja, por shkaku që ajo vetë, në simbiozë me sistemin e drejtësisë, e ka kthyer atë në një metër marangozi: hapet e mbyllet sipas qejfit dhe mat sipas dëshirës. Eshtë shkaku që cinikët e deri diku edhe realistët kanë pothuaj të drejtë nëse flasin për krimin e organizuar si një organizatë pothuaj politike. Dekriminalizmi që u farëzua e mbars artificialisht nga faktorë të jashtëm dhe u lind me shumë dhembje nga konsensusi i plotë brenda vendit është një shembull i qartë që mund ta përdorin edhe cinikët, edhe realistët.

Ka një ngulm të pabesueshëm për të shpërndarë çertifikata pronësie, dashurie dhe armiqësie me dhe për reformën në drejtësi. Por kjo bëhet kryesisht nga media, e cila si rrallë ndonjëherë është pozicionuar kaq fort në një akt që për vite e ka parë më pak të rëndësishëm se kravata e kryeministrit, për shembull. Sot është më lehtë të gjesh dyqan frigoriferësh në Groenlandë sesa të gjesh një gazetar që nuk ka folur për reformën, për armiqësitë dhe dashuritë ndaj saj, për raportin me dy të tretat apo tre të pestat, për ekuilibër e kontroll, për kushtetutë e ligje organike. Por nga ana tjetër, është pothuaj e pamundur të gjesh një qëndrim, në media apo në politikën që frymëzon median, i cili nis me tentativën për të zbuluar çfarë bashkon palët përballë pyllit të pafundëm të përpjekjeve për të identifikuar apo dhe shpikur aty ku nuk ka, çfarë ndan palët.

Nëse dikush flet për konsensus, kjo fjalë e mrekullueshme e fjalorit amerikan apo europerëndimor, përkthehet si atentat ndaj reformës.

Ndëse flitet për gjithëpërfshirje, kjo fjalë duket sikur duhet t’i nënshtrohet nenit të dikurshëm 55 të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor.

Nëse flitet për dialog, kjo fjalë duket sikur mban në vetvete gjithë mëkatet që mund të bëjë gjuha dhe jo vetëm ajo e shkruar dhe e folur. Zoti ruajtë ata që pastaj që mund të thonë ndonjë llaf për ekspertët dhe raportin e tyre me politikën sepse duket sikur po sulmon Dishepujt e Jezusit apo Pasuesit e Muhametit.

Lehtësia me të cilën po tentohet të zgjidhet rruga më e lehtë nuk është lajm i ri në Shqipëri. I ri është vetëm fakti se shumëkush që flet sot për reformën, kush kupton çfarë ndodh me të apo rreth saj dhe më shumë akoma, kush nuk kupton asgjë, por flet gjithë ditën për reformën, shto këtu dhe ata që flasin se nuk kanë çfarë bëjnë tjetër, në fakt nuk e kanë hallin vetëm tek ky akt jashtëzakonisht i rëndësishëm.

“Çfarë është një gjë që ka katër këmbë, mustaqe, bisht, gëzof të butë, që është mjaft i shijshëm kur gatuhet në furrë apo në mënyra të tjera dhe që ngjan si lepur”? Kush përgjigjet se kjo kafshë është lepuri, me siguri edhe e di se kjo kafshë fisnike, që rritet edhe në gjendje të egër, edhe kultivohet nga njeriu, që si personazh përrallash trajtohet gjithmonë si personazh frikacak e budalla, me shumë gjasë gabon. Lepuri ka zënë tjetër kund hotel dhe po fle në drejtim të paditur. Aty ku ka një mulli me erë, por që nuk dihet se nga i vjen uji!

Next Post

Ronaldo do të takojë 5-vjeçarin që mbijetoi pas sulmit izraelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

Emigranti nga Kosova keqtrajtohet në Serbi, i merren mbi 2 mijë euro për shkak të fotove me UÇK

February 8, 2026
Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

Kriteret për të përfituar nga amnistia penale, përjashtohen subjektet e SPAK dhe personat që kanë kryer krime të rënda

February 8, 2026
11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

11.6 milionë pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës shënon tjetër rekord gjatë 2025

February 8, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

February 8, 2026
“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

“Kosova duhet të jetë në NATO”, mesazhi i kongresmenit Self në tryezën me deputetët shqiptarë

February 8, 2026
Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

Festa e pranverës, një dritare për botën e jashtme

February 8, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Marrëveshja SHBA-Rusi, Zelenksy frikësohet nga paketa 12 trilon dollarësh

February 8, 2026
Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

Mëlçia e dhjamosur, sëmundja e heshtur që po prek miliona njerëz

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In