• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Homeri te Edi Rama

by Edison Ypi
29/06/2026 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Letra e arkitektit Reinier de Graaf drejtuar Edi Ramës acaroi atë që po e ngacmove vjen erë: llumin, injorancën, trashësinë, kafshërinë, hajvanët, gomerët.
Injorantët dhe vandalët nuk e dinë se nga Homeri te Edi Rama historia e botës është plot me bizarritete cerebrale dhe stilistike si letra e Reinier de Graaf-it.
E fal gjysmën e pavjedhur të thesarit për të lexuar ose dëgjuar, ndonjë nga letrat ku Edi Rama ka “telendisur” Reinier de Graaf-in.
Telendisja reciproke mes të mëdhejve, nuk lindi sot, është shkencë e vjetër.
Në Tibet ka zona ku, nëse nuk ke arritur përsosmërinë e duhur shpirtërore, nuk mund të hysh, madje as nuk të lejohet të kesh dijeni se ato vende ekzistojnë.
Dijetarët e antikitetit shkruanin “hapur” për ata që kuptojnë dhe meritojnë, dhe “mbyllur” për të pagdhendurit.
Leonardo shkruante me dorën e majtë, nga e djathta në të majtë, gjithmonë ngatërrueshëm, gjithmonë me kod, që të mos e lexonte çdokush, jo inferiorët, jo niveli i ulët, por vetëm ata që meritonin.
Dante, me mënyra të tjera, bënte të njëjtën gjë si Leonardo.
Noli dhe Konica, nga bërja për 1 lek njëritjetrin, deri te kafshimi pa mëshirë i vetes, kapën zenitin.
Lasgushi mahniste audiencën duke u përgjigjur gjithmonë në mënyra të ndryshme të paparashikueshme.
Edi Rama, absolutisht dhe definitivisht komunikatori shqiptar më i madh i të gjitha kohërave – para të cilit Sali Hajduti është një belban folklorik, një zevzek banal, një liliput qesharak – me bizarritetet e tij komunikative madhështore gurrë e pashterrëshme ku pinë ujë të pastër nga kopjacët te oratorët e ardhshëm, ka dëshmuar se është njëkohësisht edhe mjeshtër i ruajtjes së higjenës komunikative nga llumrat e kudondodhur. Pa këto përkujdesje, njerëzit e mëdhenj të botës do kishin vdekur nga vërshimi i pisllëkut eruditiv.
Në gjithë Shqipërinë diktatoriale, nga Vermoshi në Konispol, njësoj si në krejt Lindjen, nga Berlini Lindor në Alaskë, nuk mund të flitej ndryshe veçse me stil, me kod, me “bjeri pragut të dëgjojë dera”.
Kadare ishte gjeniu absolut i gardhit të mbyllur për banalët, dhe të hapur për gjithë të tjerët që ndjenin dhe kuptonin.
Prill 1986. Pallati me kube. Bërtitëm e uluritëm sa u ngjirëm për episode groteske dhe kriminale të Diktaturës. Në fund, në faqen 3 të “Koha e Shkrimeve”, Murgu shkrau:
Edisonit,
Lexuesit të pasionuar.
Gorki ka thënë dikur: Lavdi marrëzisë së trimave, që mund të perifrazohet: Lavdi marrëzisë së lexuesve !
Kujtim nga autori.
(firma)
Tiranë, 21 prill 1986
Ta marrim shtruar anës e anës.
Sipas halldupëve tanë, kur Trump kritikoi aleatët evropianë se nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen duke u thënë se “pa ndihmën tonë në Luftën e Dytë Botërore, sot do të flisnit gjermanisht”, talli hapur Anglinë.
Pastaj, në një tjetër rast, kur mbreti Charles ja ktheu kusurin Trump-it kur i tha: “Po të mos ishim ne, ju do të flisnit frëngjisht”, talli rëndë Amerikën.
Kur Churchill-i, me një gastare në dorë, tha: “Birra është prova e ekzistencës së Zotit”, ofendoi Zotin.
Kur Reinier de Graaf i shkroi Edi Ramës se “duhej të bëhej mbret për hir të zhvillimit urban”, ofendoi Edi Ramën.
Kur Ismail Kadare në një autograf e quajti Edison Ypin “lexues të pasionuar” dhe “të marrë”, ofendoi Edison Ypin.
O injorantë, o rrugaçë, o plehra që s’dini të bëni gjë tjetër veçse të vidhni:
Kadare, para se të shkruante autografin, i korrigjoi librit me stilolaps katër gabime shtypi. Plus tre gabime të ndrequra te fletushka “Ndreqje gabimesh” në fund të librit. Duket nga numuri i gabimeve që bënte, çfarë shkrimtari ishte Kadare.
Të gjithë të mëdhenjtë e botës që mbrohen nga llumi, kanë shkruar, dhe do vazhdojnë të shkruajnë, si arkitekti Reinier de Graaf Edi Ramës.
Next Post
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

October 7, 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

E bujshme nga Spanja: Mbappé nuk ndihet mirë, mund të largohet nga Reali i Madridit!

October 7, 2026
Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

October 7, 2026
Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Media britanike “The Telegraph”: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com