• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga Himara mesazh i qartë për kreun e ri të PD, Sali Berisha!

by Carlo Bollino
05/08/2024 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Në Himarë nuk kishte kopertona për të djegur, për të hedhur shishe me molotov apo për të goditur policë. E vetmja gjë që duhej bërë, ishte të bindeshin zgjedhësit se kandidati për kryebashkiak i propozuar nga Sali Berisha ishte më i mirë se ai i propozuar nga Edi Rama. Por fushata e parë zgjedhore e Partisë Demokratike që kur Sali Berisha ka sërish kontrollin e vulës, e pamë të gjithë se si përfundoi. Në Himarë, më shumë se fitorja e Vangjel Tavos (që thjesht i shtohet 53 bashkive nga 61 të fituara nga Partia Socialiste në majin e një viti më parë) shkëlqen humbja triumfale e çiftit Berisha-Noka e simbolizuar nga mbi 1400 vota më pak të marra nga kandidati i tyre Petro Gjikuria.

Para se të niste numërimi i votave, filluam të dëgjojmë refrenin e zakonshëm të ”votës së vjedhur” dhe të ”manipulimeve spektakolare”. E dimë tashmë se për Sali Berishën dhe çetën e tij të ekstremistëve, të vetmet zgjedhje korrekte janë ato që fiton ai, prandaj bla bla-ja e zakonshme për votat e vjedhura edhe këtë herë nuk ka për të prodhuar asnjë avantazh. Ndërsa sinjali politik që vjen nga Himara është i qartë dhe do të duhej të lexohej me përulësi dhe realizëm: humbja e disatë e Berishës konfirmon jo vetëm rezultatet e të gjithë sondazheve që qarkullojnë prej muajsh dhe që tregojnë socialistët në avantazh të vazhdueshëm mbi kundërshtarët e tyre, por edhe përsenë e mungesë së madhe të njerëzve në protestat e tij. Kjo humbje konfirmon se me Sali Berishën në krye kjo opozitë nuk fiton.

Të dëgjosh anatemime të Sali Berishës nga frengjitë e tij në qendër të Tiranës dhe të dërgosh Flamur Nokën në Himarë me metodat e tij rrugaçërore dhe vulgaritetin e argumentave të tij, mobilizoi edhe atë pjesë të elektoratit socialist që në maj të vitit 2023 nuk shkoi në kutitë e votimit, duke ndikuar me një forcë shtese përfundimtare në humbjen e Petro Gjikurisë. E tregon numri i votave të marra: Partia e Edi Ramës të dielën mori 1201 vota më shumë se sa mori në majin e 2023, ndërsa Berisha 295 vota më pak. Nuk vlen të thuhet më shumë. Metodat vulgare dhe agresive të Berishës dhe Nokës bëjnë që të humbasin vota në vend që t’i shtojnë dhe të gjitha argumentat rreth votës së humbur prej atyre që kishin kartat e identitetit të skaduara, janë alibi pa asnjë kuptim.

Është qesharake të pretendosh së kartat e identitetit të skaduara i kishin vetëm zgjedhës të PD-së dhe jo edhe zgjedhës të PS-së. Ndoshta, zgjedhësit socialistë kishin një motivim më të madh për të rinovuar në kohë dokumentin e identitetit në krahasim me zgjedhësit e Berishës që prej kohësh e kanë humbur shpresën për të fituar, dhe si rrjedhorë, dhe dëshirën për të votuar. Siç është qesharake të protestosh sot për hartën zgjedhore të 2015-s që grumbulloi në bashkinë e Himarës disa komuna të njohura si socialiste. Është qesharake, pasi në 2015 opozita e bojkotoi reformën administrative, duke lënë në këtë mënyrë Ramën të lirë të vizatonte qarqet si i mendonte ai më të drejtë. Edhe pse pastaj, pavarësisht asaj reforme, një vit më parë, opozita e fitoi Himarën, por pa Berishën dhe Nokë, direkt në terren. Një ndryshim që u vërtetua si vendimtar.

Vota e Himarës është parathënia e qartë e asaj që po projektohet në zgjedhjet politike të 2025-s: Me Berishën në krye të Partisë dhe me çetën e tij të ekstremistëve “alla Noka” në terren, zgjedhësit largohen, e për këtë arsye nuk do të ketë pengesë për Edi Ramën për të marrë dhe mandatin e tij të katërt. Dhe nëse ky është një lajm i mirë për kë bëson në projektin e socialistëve, mbetet një lajm shumë i keq për atë pjesë të popullit që kultivon një shpirt opozitar, por që për faj të Berishës, të intrigave të tij familjare dhe të kulturës së tij arkaike, hakmarrëse dhe të dhunshme, është e dënuar të mbetet pakicë në vend.

Next Post
Masa për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të konsumit të shërbimeve

Masa për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë të konsumit të shërbimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Orë kritike për kryepeshkopin/ Nazarko: Në Shqipëri, ka humbur vëmendja e shoqërisë ndaj zhvillimeve brendakishtare

Deklarata e fortë e Nazarkos: Edhe Lulzim Basha do shpallej non-grata nga SHBA

May 7, 2026
7 Maj 1945, dita kur Gjermania naziste firmosi kapitullimin pa kushte në Rheims

7 Maj 1945, dita kur Gjermania naziste firmosi kapitullimin pa kushte në Rheims

May 7, 2026
“Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

“Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

May 7, 2026
SHBA rezolutë me Bahreinin, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite: Irani të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare

SHBA rezolutë me Bahreinin, Kuvajtin, Katarin dhe Arabinë Saudite: Irani të ndalojë sulmet ndaj anijeve tregtare

May 7, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Protesta e PD, Gjoni: Duhet të futemi patjetër në grevë urie. Kemi sinjale pozitive nga…

May 7, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Arketipi i Profesor Pellumbit, një specie në zhdukje në politikën shqiptare

May 7, 2026
“Hantavirusi nuk është si Covid-19”, OBSH: Tre persona kanë vdekur, një në gjendje kritike

“Hantavirusi nuk është si Covid-19”, OBSH: Tre persona kanë vdekur, një në gjendje kritike

May 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dështimi i drejtësisë dhe bezeja e kuqe e ndëshkimit të politikanëve

May 7, 2026
SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

May 7, 2026
Pse kush shkel ligjin, gjithmonë quhet “demokrat”…

Po Saliun kush do ta zëvendësojë?

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In