• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nga hap kutitë ose largohu, tek kutitë që do të hapin probleme

by Lorenc Vangjeli
10/06/2025 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Çfarë ishte vetëm projeksion logjik, u verifikua në terrenin zgjedhor dhe çfarë është frikë se politika në Shqipëri është hipokrite, mund të vërtetohet në harkun e tre javëve. Vendimet KQZ-së për të hapur kutitë në Tiranë dhe Fier, një ushtrim gjigant rikontrolli që përfshin më shumë se gjysmë milioni vota të mbyllura në kuti, rrezikon të japë një provë më shumë për skeptikët që e shohin politikën si problem për t’u zgjidhur dhe jo si mjet për të zgjidhur problemet.

Ndërsa të gjitha gjasat janë që votat e partive politike të mbeten të pandryshueshme, me përjashtime të ardhura nga gabime njerëzore, votat preferenciale për kandidatët e listave të hapura premtojnë supriza të mëdha duke i dhënë jetë aksiomës së vjetër se lufta brenda llojit është lufta më e egër. Në një vend ku të gjithë akuzojnë tjetrin si hajdut, verifikimi në praktikë i deformimit të renditjes së kandidatëve, kryesisht në dy partitë e mëdha, PS e PD, mund të hedhë shumë bojë në një tablo gjithëherët të zymtë të proceseve elektorale në Shqipëri. Për paradoks, zgjedhjet me enigmë të 2009-ës të cilat socialistët i kontestuan fort dhe i kundërshtuan edhe me uri: Hap kutitë ose largohu, një dekadë e gjysmë më pas mund të shndërrohen në zgjedhjet që verifikuan probleme sepse kutitë nuk të mbaheshin dot mbyllur.

PS e PD patën një qasje të ndryshme në rrugën e tyre drejt kutive. Rama kishte synim të qartë që në harkun e 12 vjetëve të kalonte nga rilindja e premtuar e partisë së tij në 2013-ën, në rishpikjen e një partie të re në 2025-ën. Për këtë synim ai fillimisht afroi njerëzit që donte në listat e tij dhe pjesën e mbetur të veteranëve, e hodhi në listat e hapura. Me disa përjashtime të rralla, çfarë trashëgohet ende nga partia tradicionale, do të ndjekë në televizor Parlamentin e ardhshëm.

Vendin e tyre do ta zenë të reja e të rinj ambiciozë, shpesh si rregull pa asnjë profil të qartë publik, por që nuk mbartnin asnjë nga mëkatet e vjetra dhe të reja të qeverisjes socialiste. Për më shumë, Rama mbajti nën kontroll të hekurt të gjitha preferencat lokale mes kandidatëve. Kur nisi procesi i numërimit të votave, një mesazh personal në audio i tij, i është përcjellë ushtrisë së numëruesve. E megjithatë, rinumërimi i votave në Tiranë dhe në Fier, me gjasë edhe në Durrës më pas, mund të jetë problematik për disa personazhe, por në shportën e madhe, kjo firo nuk do të përbëjë problem për Ramën. Ndokush, personazh i njohur, mund të shohë t’i erret triumfi e diku gjetkë, Zeqineja mund të zëvendësojë Zeqinenë. Dhe këtu mbyllet dëmi me vetëm disa martirë që do të provojnë dhe njëherë se urinë e babëzisë, nuk mund ta nginjë kurrë arsyeja.

I bindur se çfarë kishte për të zgjedhur, e kishte zgjedhur duke e strehuar në listat e sigurta, Berisha kishte pak hapësirë për të vepruar. Ai ndoshta as nuk nxiti, por as nuk kundërshtoi mundësinë që numëruesit e tij të kishin dorë në përkëmbimet e votave brenda për brenda listës së partisë së tij. Në fund të fundit, bëhej fjalë për vetëm një gjysmë dyzine kandidatësh që do të hynin në Kuvend nga lista e hapur. Për më shumë, në momentin kur ishte bërë e qartë se humbja ishte e thellë, demoralizimi i numëruesve, i verifikuar cep më cep të Shqipërisë, i kishte të gjitha gjasat që tek trafiku i votave brenda listës së PD-së, të merrte një ngushëllim të përciptë. Në Tiranë e Durrës sidomos, kjo betejë është goxha e madhe dhe mëria brenda llojit, edhe më e madhe se vetë zhgënjimi për rezultatin. Gjasat për ndryshim renditjeje janë minimaliste, por ato mjaftojnë që ato t’i japin ushqim urisë së Ramës për të sulmuar kundërshtarin: “Na akuzojnë ne për vjedhje, por ata kanë vjedhur njëri-tjetrin!”, ekzaktësisht këto fjalë do të thotë ai mbas rreth tre javësh kur të mbarojë procesi i rinumërimit. Duke ndërtuar kështu themelet e një naratoive të re që do të sulmojë kodin zgjedhor, që do të shndërrohet në ftesë për të ribërë sërish kodin në mënyrë tjetër, për të ndryshuar edhe sistemin zgjedhor dhe duke futur në konservim, debatin e madh nëse zgjedhjet ishin të lira e të ndershme.

Pastaj kismet! Çuditë në Tiranë nuk zgjasin shumë dhe kush ka mbetur i humbur nga lista do të presë të verifikohen shpresat që SPAK do të nisë të godasë më në fund krimin zgjedhor. Jo jo numërues si viktima, por të tjerë që i përdorën si viktima numëruesit. Logjika se në Tiranë, Fier apo Durrës e Shkodër, SPAK ka regjistruar kilometra me biseda për fushatën, nëse është e vërtetë, mund të afrojë çudinë e rradhës. Ajo i ka të gjitha gjasat të shndërrohet në një nga hallkat e pandërprera të krizës ciklike të gjithë shoqërisë shqiptare që gjithmonë e më shumë, e gjen veten të papërfaqësuar nga klasa e saj politike. Edhe pse politika betohet për kokën e shoqërisë njëherë në katër vjet!

Next Post
PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

PD kërkoi pavlefshmëri të votave për qarkun Berat dhe Vlorë, KAS rrëzon kërkesat

Comments 1

  1. Builder says:
    1 year ago

    Ehhh mo Lorkë eh, siç duket, Saliu nuk të paska bërë pagesën, dhe prandajza edhe ti po ja këllcet çobançe, e për inerci cikesh “si pa dashje” me PS-në si në karambol….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com