• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Nga Gutenbergu tek Zuckerbergu, bota ndryshe e Ramës dhe Bashës

by Lorenc Vangjeli
07/01/2018 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një debat që vazhdon me ngulm mbi faktin sesa e shitur, e nënshtruar, e manipuluar dhe e robëruar është media si dhe me përqeshjen sesa aprofesionale dhe e paditur është ajo. Media e shtypur dhe ajo vizive. Media on-line apo edhe rrjetet sociale që funksionojnë sipas parimit: çdo qytetar me celular është një gazetar.

Edi Rama, në fillim, në fundin e mandatit të tij të parë si kryeministër, shpiku termin mediat e kazanit. Dhe në kazan futi çdo media dhe gazetar kritik, shumë kritik ose edhe lavdërues të tij. Ishte një term që ngjiti e goditi dhe jo pak vetë i shtuan përqeshjen dhe përbuzjen e tyre medias të frymëzuar nga përqeshja dhe përbuzja e Ramës ndaj saj. Në këtë mënyrë, Rama relativizoi kritikët, lëshoi herë batutat, herë veshjen dhe herë talljen ndaj kundërshtarëve si kokrra misri dhe shumëkush, si pulë e hutuar, zgjodhi rrugën pikërisht pas këtyre lloj misrave propagandistikë.

Lulzim Basha, në fillimin e protestave, në fundin e mandatit të tij të parë si kryetar i PD-së, nuk i kurseu gurët, drunjtë dhe hunjtë mbi median në përgjithësi. Fliste dhe konsumonte një retorikë të pafundme ndaj saj në bllok duke e konsideruar të shitur dhe të nënshtruar ndaj censurës që i kishte garantuar qeveria asaj. Dhe një gjë të tillë e përsëriste pa ndalese, nga një ekran në tjetrin, nga një gazetë në tjetrën dhe nga një portal tek tjetri.

Vetë media, nga mëngjezi në darkë, në bllok, nga a majta në të djathtë, botonte dhe rishpërndante e shumëfishonte besnikërisht çdo batutë të Ramës dhe të Bashës.

Qoftë Rama, qoftë Basha kanë pasur para tyre një shembull të jashtëzakonshëm që kishte funksionuar përtej oqeanit. Donald Trump kishte kuptuar më mirë se kushdo tjetër se natyra e komunikimit publik, në rrugëtimin e saj nga mjetet e Gutenbergut tek Facebook-u i Zuckerbergut, kishte ndryshuar në mënyrë radikale. Se një shoqëri njerëzore e transformuar nga komunikimi në kohë reale, liberalizimi i medias, kriza e saj moderne dhe shndërrimi i çdo qytetari në gazetar, mund të bënte të pamundurën. Edhe një shoqëri si ajo amerikane mund të krijonte hapësirën që të çonte në Shtëpinë e Bardhë Trumpin e cicërimave në Twitter edhe nëse ai konkuronte me Linkolnin e plumbtë të shtypshkrimit klasik.

Koha e klasikëve të politikës ka marë fund edhe në Evropën e dikurshme të Çurçillit, De Golit, De Gasperit, Brandtit e të tjerë. Tani është jo koha e përmbajtjes, por e formës. Eshtë koha e personazheve si Berlusconi. Eshtë e pamundur të mendohet se çdo të ngjiste në Italinë e pasluftës, për shembull, nëse në atë ndarje dramatike të vendit mes të majtës dhe të djathtës të shfaqej si alternativë edhe mjeshtri i bunga bunga party-t. Po të kishte Facebook, Instagram dhe rrjete sociale, mbase Berlusckoni nuk do të ishte humbësi

Tirana nuk mund të jetë ndryshe. Media e saj natyrisht do të jetë nën sulm kryesisht nga ata që janë krijesat më të rëndësishme të saj, edhe Rama, edhe Basha. Të krijuar nga media dhe në marrëdhënie dashuri-urrejtje me të, në një kohë tashmë të ndryshuar përfundimisht, ata ngjajnë se bëjnë një lëvizje të detyruar kur presin trungun nga i cili kanë dalë po vetë.

Vetë media përsërit besnikërisht çdo fjalë fyese të Ramës dhe Bashës me një mazokizëm gati-gati grotesk. Edhe njëri, edhe tjetri akuzën për lirinë e munguar të medias e kishin dhe e kanë çomangen e preferuar. Në zhurmën e goditjes së saj, megjithatë, askush nuk bën një pyetje sipërfaqësore dhe askush nuk vëren një detaj tërësisht të thjeshtë: që media nuk ka dhe refuzon të ketë edhe lirinë që të censurojë çfarë e delegjitimon atë vetë. Shpjegimi është fare i thjeshtë. Ai mund të ketë të bëjë me marrëdhëniet shpesh shumë të komplikuara të interesit mes pushtetit – pushtet është edhe opozita – dhe botuesve të mëdhenj të medias.

Ato janë marrëdhënie simbioze në të cilat as miqësitë e dashuritë dhe as armiqësitë e urrejtjet nuk janë të qëndrueshme, por janë të ndryshueshme sipas interesit direkt të palëve. Si në një martesë me kontratë. Dhe kjo nuk bën as më të mirë pushtetet – qeveri e opozitë – dhe as më të keqe median. Edhe njëra, edhe tjetra është një pasqyrë besnike e vetë shoqërisë shqiptare, me deformimet dhe frustrimet e saj, me papërkryerjen e institucioneve dhe me tendencën e fitimtarit për të marrë gjithçka për veten dhe jo për të ndarë diçka me humbësin.

Debati kundër medias në thelb është i shëndetshëm sa kohë që ai trajtohet si një pushtet problematik në vend, fuunksionimi i mirë apo i keq i të cilit, ka ndikim në të gjithë vendin. E papranueshme si totalisht e pavërtetë është vetëm diçka: akuza për mungesë lirie të saj dhe për censurë. Askush nuk ka sot as mundësinë dhe as aftësinë të afrojë censurë. Mund të bllokohet një ekran, mund të griset një faqe gazete, por ka një pafundësi mënyrash dhe hapërsirash që lajmi të mbërrijë tek publiku. Dhe të paktën për momentin një gjë e tillë është e garantuar.

Bota ka kaluar përfundimisht nga Gutenbergu tek Zuckerbergu. Rama e ka kuptuar një gjë të tillë i pari në Tiranë me ERTV-në e tij. Nëse kërkon sukses, Basha duhet ta ndjekë pas. Me shansin e atij që arrin i dyti diku dhe ka fatin të mos përsërisë gabimet e të parit. Me shpresën se edhe kopja më përfekte e diçkaje vlen vetëm për të rivlerësuar më shumë vetë origjinalin e saj./Javanews.al

Next Post
Merkato e dimrit, PSG nxjerr në shitje 2 lojtarë

Merkato e dimrit, PSG nxjerr në shitje 2 lojtarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In