• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga granata për Berishën te plumbat për Ramën, rastet e kërcënimeve për politikanët

by A R
15/04/2017 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajmi se ekziston një skenar për ekzekutimin e kryetarit të opozitës u pranua pjesërisht edhe nga kryeministri Rama. Basha është i fundit, po as i pari dhe i vetmi politikan që është kërcënuar me jetë pas vitit ’90. Që nga Berisha tek Rama e Tahiri, ja atentatet ose kërcënimet më të bujshme politike…

Organet e posaçme shtetërore kanë shtuar masat e sigurisë për kreun e PD-së, Lulzim Basha pas një informacioni të marrë në rrugë zyrtare e më tej të bërë publik nga gazetari Blendi Fevziu se ka një skenar për asgjësimin e tij.

Lajmin e pranoi dhe vetë kryeministri Edi Rama dje, por jo në përmasat që është përhapur mediatikisht.

“Nuk ka asnjë skenar për të ekzekutuar kryetarin e opozitës. Ka pasur një informacion që është trajtuar me seriozitetin më të madh dhe pavarësisht se gjithë ekspertiza tregon se informacioni nuk është mjaftueshmërisht i besueshëm dhe burimi është kontradiktor, janë marrë të gjitha masat njësoj sikur kjo të ishte diçka realisht e vërtetë, sepse patjetër që siguria e të gjithë njerëzve, padiskutim dhe e kryetarit të Partisë Demokratike, është prioritet numër një, nëse kërcënohet. Por përtej çfarë pompohet në katundin mediatik ju siguroj se kryetari i PD është më i mbrojtur se asnjëherë dhe sigurisht që do të jetë tërësisht i mbrojtur deri në fund me gjithçka që shteti ka për detyrë”, tha Rama sot. Më shumë se kushdo tjetër ky i fundit është i interesuar që kundërshtarit të tij politik të mos i ndodhë asgjë e keqe ndërkohë që dy palët ndodhen në një betejë politike për zgjedhjet e reja.

Vetëm 6 vite më parë në të njëjtin pozicion ishte vetë Edi Rama, i cili si kryetar i Partisë Socialiste në atë kohë në opozitë mori kërcënim me jetë dhe ndaj tij u shtuan masat e sigurisë. Por ndryshe nga rasti i Bashës, ku ai nuk është kërcënuar, por është një informacion i siguruar nga SHISH, Rama mori mesazhe në telefonin e tij celular ku kërcënohej me disa ditë pas protestës së 21 Janarit, ku ishin vrarë 4 protestues të opozitës.

Atentatet ose kërcënimet më të bujshme politike

Shqipëria në historinë e saj ka shënuar vrasje kryeministrash dhe ministrash, por pas vitit ’90 vetëm vrasja e Azem Hajdarit, funksionar dhe deputet i PD-së është atentati më i bujshëm ndaj një politikani.

Në 9 maj 1996 Presidenti Sali Berisha u kërcënua gjatë një takimi me homologun italian Luigi Scalfaro. Një i ri me granatë në dorë kërcënoi se do t’a shpërthente por ai u ç’armatos dhe u arrestua.

4 qershor 1997. Gjatë një mitingu në fshatin Shkallnuer një person me emrin Ilir Çeta hodhi një granatë në podiumin ku po fliste presidenti Berisha, po ajo nuk shpërtheu.

21 shtator 1997. Makina e Arta Dades, ministre e Kulturës në atë kohë, shpërtheu në Shkodër pasi iu vu poshtë një sasi tritoli.

12 janar 1998. Makina e ministrit të Brendshëm, Neritan Ceka, bllokohet në rrugë nga një makinë tjetër.

12 shkurt 1998. Dikush telefoni në polici dhe tha se kishte vënë bombë në zyrën e kryeministrit Fatos Nano, por ky alarm rezultoi fals.

14 shtator 1998. Pas vrasjes së Azem Hajdarit, sulmohet me antitank dhe armë të tjera godina e Kryeministrisë që kishte si synim vrasjen e Fatos Nanos, i cili në fakt nuk ndodhej në zyrë.

15 shtator 1998. Sulmohet eskorta e ministrit të Brendshëm Perikli Teta. Autori mbeti i vdekur nga kundërpërgjigja e truprojave të ministrit.

13 prill 2001. Dikush goditi xhamat e shtëpisë së kryetarit të Bashkisë, Edi Rama, dhe hodhi fishekë brenda në shtëpi. Rama vetë tha se ishin “karamelet e Berishës”

19 gusht 2011. Ilir Meta sapo kishte dhënë dorëheqjen si zv/kryeministër dhe ministër i Energjisë. Ai bëri publike dy sms kërcënuese që i kishin ardhur nga një nr jashtë vendit. Policia e mori në mbrojtje atë dhe familjen.

10 shkurt 2015. Hidhet në erë farmacia e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. /tesheshi

Next Post
Shkon në 90 numri i militantëve të vrarë nga super-bomba amerikane

Shkon në 90 numri i militantëve të vrarë nga super-bomba amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk proteston e nuk do të protestonte për UÇK!

Dënimi i ish-liderëve të UÇK nga Haga, përshkallëzohen protestat në Kosovë, paralajmërohet tubim i madh kombëtar më 1 tetor!

September 22, 2026
Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës

September 22, 2026
“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

“SPAK të hetojë Gërdecin dhe 21 janarin!”- Urdhër arresti për drejtoren e SHISH, avokati: Ky është normaliteti i drejtësisë së re, kthim mbrapa s’ka!

September 22, 2026
Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

Zjarr i madh edhe në zonën e Nartës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

September 22, 2026
Trump: SHBA-të marrin kontrollin e sigurisë në Groenlandë, ndërtohen dy baza ushtarake

Trump në OKB thirrje Moskës dhe akuza Havanës: Putin të ndalë luftën! Kuba ka dështuar!

September 22, 2026
Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

Dënimi nga Haga i krerëve të UÇK, ish-zyrtari amerikan: Specialja nuk i shqyrtoi siç duhet provat, shpresoj që Apeli të ndryshojë vendimin!

September 22, 2026
Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

Gara për FBI-në shqiptare, përfundon faza e aplikimeve për hetues të BKH-së, 979 kandidatë për 40 pozicione të lira!

September 22, 2026
Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

Arrihet marrëveshja, BE zgjat me 3 vite sanksionet ndaj Rusisë! Hiqen nga lista dy oligarkë

September 22, 2026
Paralajmëron kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit

“Po shkojmë drejt një bote shumëpolare!”- Guterres ngre alarmin: Fantazma e spastrimit etnik, në prag të Bregut Perëndimor!

September 22, 2026
Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google, habit ekspertja e IT: Ia ka kaluar edhe… (VIDEO)

Endrit Thaçi ‘thyen’ rrjetin, emri i djalit të ish-liderit të UÇK-së, më i kërkuari në Google, habit ekspertja e IT: Ia ka kaluar edhe… (VIDEO)

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com