• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nga gjoba tek detyrimi për maskë në publik dhe në shkolla/ Vendimi i shteteve të BE-së nga frika e një vale të dytë

by Java News
07/08/2020 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithnjë e më shumë qytete dhe rajone po insistojnë që njerëzit të mbajnë maska jo vetëm në mjedise të mbyllura, por edhe jashtë.

Mjaft qytete në Evropë, sidomos në Francë dhe Spanjë, po e bëjnë të detyrueshme mbajtjen e veshin maskave në mjedise publike. Për të parandaluar një valë të dytë të koronës që nga java e kaluar administratat e qyteteve në Francë lejohet të vendosin mbajtjen e detyrueshme të maskës në mjedise publik. Deri tani për këtë masë kanë marrë vendim rreth 250 qytete.

Qytetet dhe komunat në bregdetin e Bretanjës, apo ehe Montpellier dhe Nice në bregdetin e Mesdheut, e kanë shpallur detyrimin për maska ??mbrojtëse në tregje apo edhe në të gjitha rrugët. Në Lille, në veri të vendit, maskat janë të detyrueshme edhe ??në natyrë. Në Toluze, në jug-perëndim të Francës, dhe në kryeqytetin francez Paris, mbajtja e maskës është shpallur e detyrueshme për të gjitha vendet që frekuentohen shumë.

Detyrimi për maskë vlen edhe në shumë zona të Spanjës si dhe në distriktin e kuq të Amsterdamit dhe në lagjet tregtare të qytetit port holandez të Roterdamit.

Frika e një vale të dytë e Covid, shtetet e BE vendosin maskat me

Gjoba në Gjermani

Në Gjermani ende nuk po flitet për mbajtje të detyrueshme të maskës në mjedise publike si parqe apo shëtitore. Sidoqoftë detyrimi për mbajtjen e maskës në mjetet e transportit publik lokal po kontrollohet më rigorozisht.

Po ashtu landet e ndryshme parashikojnë gjoba të rënda. Kështu ministri i landit NRW për Transportin, Hendrik Wüst, tha për gazetën “Rheinische Post” se gjoba do të jetë 150 euro. Në Bavari ndërkohë aplikohet një gjobë prej 150 eurosh. Kurse landi i Saksonisë së Ulët njoftoi se do të rrisë gjobat.

Frika e një vale të dytë e Covid, shtetet e BE vendosin maskat me

Detyrimi për maskë edhe në shkolla

Shumë nga landet e Gjermanisë kanë vendosur po ashtu mbajtjen e detyrueshme të maskë për nxënësit, mësuesit dhe punonjësit e shkollave. Landi Mecklenburg-Vorpomern është landi i parë federal, ku filloi shkolla pas pushimeve verore dhe ku po aplikohet detyrimi i maskave.

Edhe landi i Brandenburgut, ku nis së shpejti sezoni shkollor njoftoi se mbajtja e maskave është e detyrueshme në korridoret, shkallët dhe sallat e mbledhjeve në shkollave, si dhe kur nxënësit e rrinë në radhë në mesë.

Edhe landet Nordrhein-Westfalen, Bavaria si dhe qytetet e Hamburgut und të Berlinit kanë njoftuar se  do ta shpallin të detyrueshme mbajtjen e maskave në shkolla dhe pritet të nxjerrin udhëzimet përkatëse.

Numri i vdekjeve prej virusit SARS-CoV-2 në botë ndërkohë është rritur në më shumë se 700,000 vetë. Në total janë regjistruar më shumë se 18.5 milionë infeksione me korona, kurse 10.9 milion e të prekurve janë shëruar ndërkohë.(DW)

g.kosovari

Next Post
Shpërthimi në Bejrut/ Mbi 50 mijë libanezë kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll shtetin

Shpërthimi në Bejrut/ Mbi 50 mijë libanezë kërkojnë që Franca të marrë nën kontroll shtetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

Vizita në Berlin, reagon PD: Akt i paprecedentë, Peleshi na përjashtoi nga delegacioni

March 19, 2026
A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

A funksionon strategjia izraelite e “eliminimit” ndaj regjimit iranian?

March 19, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

“Partia është mbushur me pensionistë”, ish-ministri i PD: Berisha po mendon largimin…

March 19, 2026
“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

“Kandidati i përjetshëm” që synon të bëhet njeriu më i fortë i Iranit pas vdekjes së Larijanit

March 19, 2026
Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

Lufta për “gjigantin e fjetur”: Si sulmet mbi fushat e gazit po kërcënojnë me një krizë energjetike botërore

March 19, 2026
Marrëveshja PS-PD në vitin 2008, Vangjeli rrëfen prapaskenat e ndryshimit të Kushtetutës

Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik

March 19, 2026
Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

Trump paralajmëron Iranin pas sulmit në fushën e gazit, reagon edhe Katari: U kaluan vijat e kuqe

March 19, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Gara për kreun e PD, Noka: Salianjin e kemi përjashtuar nga partia! Ia mbushte mitingjet Suel Çela

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In