• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga Gjin Gjoni tek Hajdari dhe Elisabeta Imeraj/ Kush janë gjyqtarët dhe prokurorët që do kalojnë në ‘sitën’ e Vettingut në 2020

by Java News
02/01/2020 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emra të njohur të sistemit të drejtësisë shqiptare, disa të kallëzuar për fshehje pasurie, do të dalin para Vetingut gjatë vitit 2020, për t’u njohur nga trupat gjykuese përkatëse për rezultatet e hetimit ndaj tyre për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Hetimet për disa prej tyre, ku janë angazhuar edhe përfaqësues të SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë nisur që gjatë vitit 2018. Gjatë javëve dhe muajve të parë të 2020, pritet të dalin para Komisionit të Vetingut gjyqtarët Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Evjeni Sinojmeri etj. Gjyqtarët janë pjesë e një liste me 36 emra të përzgjedhur me anë të shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që në 11 nëntor të vitit 2018, për t’ju nënshtruar Vetingut. Më shumë se një vit kohë duket se nuk ka mjaftuar për KPK-në për përfundimin e hetimit administrativ ndaj tyre.

Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë, falsifikim kontratash, fshehje pasurie etj., por që nuk kanë dalë kurrë para gjykatës për këto akuza. Disa subjekte të kësaj liste kanë dalë para Vetingut, ndërsa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Gjatë vitit 2020 pritet të dalë para Vetingut edhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për të cilën verifikimet kanë nisur që në shtator të 2018. Imeraj fundit ishte pjesë e grupit të prokurorëve që i kërkuan Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo vendosi të ndante bashkëshortin me pretendimin se nuk i kishte treguar për një konflikt fizik me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo. Edhe zonja Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, pritet të dalë para Vetingut gjatë vitit 2020. Beçaj është pjesë e një liste me 36 gjyqtarë dhe prokurorë të përzgjedhur me 15 janar 2019 për t’iu nënshtruar Vetingut.

Verifikimet kanë nisur edhe për prokurorin Dritan Gina, bashkëshortin e Rovena Gashit, e shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut për probleme me pasurinë. Gina u përfshi në një përplasje me ish-kryeprokuroren Arta Markun, ku bëri rezistencë për të dalë nga zyra e drejtuesit e të Prokurorisë së Elbasanit. Sipas të gjitha gjasave, Gina pritet të dalë para Komisionit të Vetingut gjatë vitit 2020. Po ashtu, është përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut edhe gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në maj të 2018 kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, me pretendimin se kishte kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. Kërkesa për shkarkim u hodh poshtë nga KLD në atë kohë. Gjatë vitit 2020 pritet të dalë para Vetingut edhe Prokurori i Durrësit Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti. Ndoja është pjesë e listës me 120 prokurorë dhe gjyqtarë, të përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të vitit 2019, për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut./ shqiptarja.com

Gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të dalin para Vetingut për vitin 2020 
Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë
Fatmir Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë
Gerd Hoxha, Gjykata e Tiranës
Neritan Cena, Gjykata e Tiranës
Petrit Çomo, Gjykata e Tiranës
Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë
Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë
Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë
Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit Tiranë
Elisabeta Imeraj, kryeprokurore e Tiranës
Shpresa Beçaj, Gjykata e Apelit Tiranë
Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë
Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Arian Ndoja, Prokuroria e Durrësit
Maria Qirjazi Gjykata e Apelit Tiranë
Zegjine Sollaku Gjykata e Apelit Tiranë
Petrit Aliaj Gjykata e Apelit Vlorë

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Tronditet Australia, babai shqiptar vret vajzën dhe dhëndrin pas një sherri në prag të Vitit të Ri

VIDEO+FOTO/ Tronditet Australia, babai shqiptar vret vajzën dhe dhëndrin pas një sherri në prag të Vitit të Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com