• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Nga “gjenerali” Nehat Kulla te nipi i Enverit, kush janë emrat që OFL pritet t’u trokasë në derë

by A R
20/02/2020 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen emra të tjerë nga lista emërore e operacionit, “Forca e Ligjit”, që ka nisur prej 1 shkurtit 2020 në Shqipëri, me qëllim hetimin pasuror ndaj personave të dënuar për vrasje, trafik droge dhe jo vetëm. Mes emrave të listuara nga policia e Tiranës për t’i kryer verifikimin administrativ është nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda për trafik kokainë dhe si pjesë e grupit të personave që kishin ngritur laborator kokaine në Xibrakë të Librazhdit.

Të gjithë emrat e kësaj dosje penale si Ilir Hyseni, Sajmir Batku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, Kelmend Dalipi dhe Arjan Dalipi, janë vënë në lupën e operacionin OFL, por që ende nuk janë përmendur publikisht.

Në listë për verifikim të pasurisë nga OFL-ja është vlonjati Viktor Ymeri, i dënuar me 25 vite burgim dhe i liruar në dhjetor të 2019, nga burgu i Peqinit. Ymeri ka dhe një dënim për vrasje në Itali, dënim të cilin e ka përfunduar. Vlora është një qytet ku lista e OFL-së është mjaft e gjatë, për shkak të personave të akuzuar dhe dënuar për trafik droge e vrasje në Shqipëri dhe Itali.

Mes emrave të botës së krimit që janë në listën e OFL-së është dhe Nehat Kulla, ose “Gjenerali”. Kulla ka pak vite që është liruar nga burgu por është dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje. Po kështu në listë është dhe Fabio Alushi, personazhi që u arrestua dhe më pas u lirua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 të ndodhur në lokal “Monopol” në Tiranë.

Mes listës qartësohet dhe emri i Kataldo Lezhja, i njohur si miku i Gjergj Cukalit. Lista, vijon me një emër tjetër të dënuar në Itali dhe që ka lidhje të forta politike Edmond Bego ose Manoli Bega. Më datë 26 prill 2007, Edmond Bego, është dënuar me 27 vjet e 9 muaj heqje lirie nga Gjykata e Torinos- i ulur më pas në 18 vjet e 5 muaj heqje lirie. Në vitin 2009, si pasojë e ligjit të amnistisë së përgjithshme në Itali, dënimi i Begos është ulur me urdhër të Prokurorisë së Torinos në 11 vjet burgim. Bego është hetuar disa herë për pasurinë por në asnjë rast nuk ka pasur një rezultat bllokimi të pasurisë së tij.

Mes personave që janë vënë në skaner të OFL-së është dhe Elvis Gaçaj, i njohur me nofkën “Gabeli”. Gaçaj është pjesë e klanit “Duka” që vepron në Tiranë dhe pak muaj më parë u arrestua në Durrës për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”. Po kështu në listë është dhe Eduart ose Edison Dushku, i cilësuar si i forti i Saukut. Bashkë me të në këtë listë është vëllai i tij Alban Dushku.

Lista me shumë emra për t’ju verifikuar pasuria shkon tek një emër tjetër që quhet Antonio Shyti, i dënuar në Itali për vrasje.

Gjithashtu lista që policia ka kërkuar informacion në gjykatë dhe zyrën e hipotekës në Tiranës vijon me emrat si Renato Toska, i dënuar për gjobëvënie.

Po kështu në këtë listë ende të papublikuar nga zëdhënësja e OFL-së janë dhe kushërinjtë Kusi në Tiranë, që tashmë janë nën hetim për ngjarjen e ndodhur në kryeqytet, ku u vra punëtori i kondicionerëve Indrit Çelaj. Vëllezërit Lulëzim, Bujar, Griseldo dhe Albano Kusi, tashmë janë në “lupën” e OFL-së për të faktuar me prova pasurinë e tyre.

Lista vijon me Eduart Ponarin, Kujtim Lauka, Bledar ose Blerim Dautin, Leonard Hoxha allias Xhetan Lita, Denis Stathi ose Isuf Leshi, Fiqiret Seferi i dënuar për vrasje në Itali, Ergys ose Arjan Qefalia, Vilson Rushiti, Veli Elezi, Agim Kora.

/Shqiptarja.com

Next Post
“Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit”/ Veliaj në Panairin e Ndërtimit: Tirana s’ka krizë strehimi

"Industria e ndërtimit, punëdhënësja më e madhe pas tërmetit"/ Veliaj në Panairin e Ndërtimit: Tirana s'ka krizë strehimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In