• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga fotoja me Trump tek e dashura! Për çfarë u pyet për 2 orë në SPAK Belind Këlliçi?

by A R
26/12/2024 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë qëndrimit të tij për gati dy orë në SPAK Belind Këlliçi është pyetur edhe për foton me presidentin Donald Trump dhe për partneret e tij Ana Shkreli. Në një deklaratë për mediat pasi doli nga struktura e Posaçme ai tha se është pyetur për gjithçka.

“Më është kërkuar që për disa detaje të hetimit të mos shprehem publikisht. Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time, që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj, për vëllain e saj. Pyetem sikur kam deklaruar që them se bashkëjetoj me të. Për të gjitha deklaratat e rreme që janë bërë për mua”.

Sa i përket fotos me Donald Trump, ai tha se e ka sqaruar edhe më herët tha se ka pasur zero kosto financiare.

“Për foton me Trump. Jam pyetur se paskam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me presidentin e SHBA Donald Trump. Ta pyesin vetë Trump, ça të them unë. Unë i kam dhënë deklaratat, kam dalë që në fillim e kam deklaruar që kam pasur zero kosto financiare. Jam pyetur për gjithçka, por duke qenë se më është kërkuar të ruaj sekretin hetimor, prisni reagimin zyrtar të SPAK”, deklaroi Këlliçi.

Ai tha se është paraqitur sot nga SPAK, për një kallëzim të depozituar nga një i dënuar me vendim gjykate një vit para se të lindte.

“Sot jam paraqitur pranë prokurorisë së posaçme për një kallëzim të depozituar nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate një vit para se të lindja. Unë kam lindur në 1987 kam dhënë të gjitha shpjegimet shteruese në lidhje me shpifjet e helmin ndaj meje se kam rrëzuar një skemë korruptive me vlerë 1 mld euro të inceneratorit të Tiranës dhe bandën më të madhe të hajdutëve 5D, kreu i së cilës sapo ka dalë nga SPAK. Jam i hapur dhe në dispozicion të drejtësisë. Në raport me ndodhitë e ditës së sotme pronari i inceneratorit Tiranë dhe kreu i bandës 5 d është paraqitur pranë kolegëve të tij në SPAK”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, Këlliçi tha se nuk do të trembet dhe të mbyllë gojën, por i bëri thirrje të nxjerrë fytyrën përballë.

“Por nëse dikush mendon që duke përdorur persona të dënuar që në vitin ‘86 do arrijë të më mbyllë gojë dhe do të stepë PD e ka gabim. Më dilni me fytyrë përballë. Kushdo që ka diçka në lidhje me pretendimet e mia të nxjerrë fytyrën përballë ashtu siç e kam nxjerrë unë në ato mijëra faqe”.

I pyetur për diplomën e tij Këlliçi theksoi se këtë çështje e ka ezauruar me dhjetar herë.

“Të vërtetën e kam thënë publikisht, e kam sqaruar para mediave, e kanë sqaruar edhe gazetarë që kanë ndjekur çështjen, e kam sqaruar edhe para SPAK. Kjo është çështje që është ezauruar nga mediat, në 2021, në 2023, nuk kam ndërmend të jap sqarime. Ato sqarime që i kam dhënë më shkrim pranë SPAK. Arsimi dhe edukimi im është një nga krenaritë më të mëdha, jam diplomuar në Coppin University, kam ndjekur gërmë për gërmë ligjin amerikan. Jam një nga krenaritë e Harry Fultz. Kam shok klase, kam mësues. Nuk jam anonim që nuk më njeh askush, mund të shkoni në 8-vjecare të pyesni. Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime më e madhe e jetës sime Një nga krenaritë e jetës është që kam denoncuar një nga aferat më korruptive inceneratori i Tiranës dhe 5D”.

Next Post
Sherr i madh mes Laertit dhe G-Banit: O i pa fe, në ferr do digjet shpirti yt!

Sherr i madh mes Laertit dhe G-Banit: O i pa fe, në ferr do digjet shpirti yt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të burgosurit u përjashtuan nga zgjedhjet në Rrogozhinë/ Frrok Çupi: KQZ goditi të drejtën e votës

Kuvendi, rezolutë kundër Hagës/ Çupi: Berisha përndoqi aktivistët e UÇK me porosi të Beogradit

February 12, 2026
“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

“Republika e prokurorëve”? Debati analog që po bëhet edhe në Itali!

February 12, 2026
Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In