• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga “Flutura në shtëpi” dhe “Akrepat e orës”, 14 bestytëni që besojnë shqiptarët

by Java News
27/03/2023 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me veturë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta “e zezë”

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Flutura në shtëpi

Çfarë do të thotë kur të hyn një flutur në shtëpi? Të gjithëve u ka ndodhur të jenë magjepsur duke parë fluturat dhe ngjyrat e tyre madhështore. Ato janë insekte me një kuptim thellësisht shpirtëror.

Në kulturën kineze, fluturat, pavarësisht nga ngjyra e tyre, janë një simbol i pavdekësisë së shpirtit. Në fakt, thuhet se shpirtrat e njerëzve që kemi dashur dhe që fatkeqësisht nuk jetojnë më, përdorin këto insekte të mrekullueshme për të vizituar të dashurit e tyre.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Gëzimi

Thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

Lemza

Ndoshta ende e dëgjoni thënien “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Syri i keq

Është e pashmangshme që të ketë familje shqiptare ku nuk besohet se të kap syri i keq, madje edhe nga vetë të afërmit për fëmijët apo sidomos nga njerëz që i kanë sytë me ngjyrë

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Mos e trego shtatzëninë deri në muajin e 3-të

Zakonisht gratë shtatzënë pas këtij muaji priren që ta përhapin lajmin e shtatzënisë, madje edhe tek të afërmit e tyre sepse besohet por edhe këshillohet nga mjekët në mënyrë që edhe fëmija të jetë më i formuar dhe të mos rrezikojë ndonjë dështim.

Patkoi i kalit

Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën e hyrjes në shtëpi e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjellë fat e pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur në këtë mënyrë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Lulja e tërfilit

Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopshtin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.

Pasqyra e thyer

Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati u “shtyhet” për shtatë vite

Mos hidhni plehra

Sa e sa herë e kemi dëgjuar që natën nuk hidhen plehrat? Dhe kur pyesje të shtëpisë përse, gjithçka merrje si përgjigje ishte “është keq” apo “ikën bereqeti i shtëpisë”.

/s.f

Next Post
Frikë për pushtim, Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike drejt detit të Japonisë

Frikë për pushtim, Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike drejt detit të Japonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

“Nga sulmet e Iranit, të parët në botë për sigurinë kibernetike”, Rama: Falë bashkëpunimit me izraelitët…

August 11, 2026
Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

Dorëhiqet nga detyra kreu i Shërbimit Zjarrfikës: E pashë të arsyeshme të…

August 11, 2026
“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

“Ballkani po thahet”, niveli i ujit të lumenjve bie në nivele rekord

August 11, 2026
Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

Durrës/ Lëvizte me pistoletë, pranga suedezit. Kapet edhe një 24-vjeçar, tentoi të vidhte një kasafortë

August 11, 2026
Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

Çfarë shkruante Fauci privatisht? Publikohen mesazhet: Rrezik për gratë shtatzëna, nëse vaksinohen

August 11, 2026
“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

“Aty ku vepron gjyqtari, ekzekutivi hesht”, Gogu flet për kufirin që një ministër nuk duhet të kapërcejë

August 11, 2026
Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

Amerika ul dozën në 11 vaksina, Trump firmos urdhrin: Ende nuk e dimë nëse lidhen me autizmin

August 11, 2026
Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

Izraeli mban eshtrat e rreth 1,700 palestinezëve për shkëmbime të mundshme në të ardhmen

August 11, 2026
Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Flakët rrezikojnë kurorën e gjelbër të Pukës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 11, 2026
“Tregon dobësinë e Rusisë dhe Iranit”, BE reagon për ngjarjet në Siri: Zhvillim pozitiv i pritur prej kohësh!

Gjykata merr vendimin, ish-presidenti sirian Bashar al-Assad dënohet me vdekje

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com