• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga fjalimi i një revolucionari

by Namir Lapardhaja
05/04/2024 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Zonja dhe zotërinj, motra dhe vëllezër,

hajdutëria është ëndrra jonë e përbashkët, prandaj amnistojmë sot hajdutët e pushtetit për të pasur mundësi që në të ardhmen të amnistohen edhe hajdutët tanë.

Sepse të vjedhësh, është sakrificë dhe të sakrifikosh për të vjedhur është meritë e madhe.

Asnjëherë mos e harroni këtë!

Lufta jonë me pushtetin nuk është për të mos i lejuar të vjedhin, por t’u marrim pushtetin për të pasur ne mundësi të grabisim atë që sot ata kanë mundësi për ta grabitur.

Nëse do kishim mundësi nuk do të vidhnim vetëm shtetin, por edhe pushtetin, edhe ato pak gjëra që kanë ngel në këtë vend për të vjedhur.

Duhet të harxhojmë sot për revolucionin, sepse nesër, në pushtet, do t’i vëmë me lehtësi ato lekë që sot do prishim.

Harxhojmë sot për të fituar nesër.

Fitojmë nesër ato që harxhuam sot.

Kemi vjedhur dhe do vjedhim. Kemi bërë pasuri e do bëjmë pasuri. Kemi jetuar në luks dhe vila e do vijojmë të jetojmë mes luksit dhe kullave.

Mjafton që të ketë qorra që të na besojnë dhe të na ndjekin nga pas.

Betohemi se gjithçka që vjedhim e bëjmë për popullin, për partinë, për militanët, për demokracinë.

Vetëm kështu e vendosim dinjitetin e tyre në vend.

Atë që këta sot e nëpërkëmbën duke pasuruar vetëm veten e tyre.

Vjedhim, por mundohemi.

Mundohemi, pa vjedhim.

Dhe ju që na ndiqni, mund të vidhni me ne nesër, nëse na ndiqni në vjedhjen tonë sot.

Rroftë hajdutëria, zonja dhe zotërinj!

Poshtë hajdutët e pushtetit, rrofshin hajdutët tanë!

Fitore!

Next Post
“Përdhunues! Ke shumë para për të…”, Dani Alvesh përballet me qytetarin kur po kalonte në rrugë

“Përdhunues! Ke shumë para për të…”, Dani Alvesh përballet me qytetarin kur po kalonte në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com