• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga fjala, te plumbi: Çfarë na e ka “ndezur” kaq shumë fitilin?!

by Adrian Thano
22/10/2025 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano 

Vrasjet e përsëritura si kjo e sotmja në Durrës, për motive absurde, nuk ndodhin thjesht nga një çast impulsiv. Poshtë fshihet një kulturë e tërë dhune, e heshtur, e toleruar, por edhe e ushqyer në vite. 

Sot, rrugëve të vendit ka një gatishmëri të frikshme për konflikt. Tensioni rri pezull, gati të shpërthejë për një shikim, një fjalë, një parkim. Nuk duhet as motiv, as arsye. Mjafton “hiçi”. Një shoqëri e tërë nuk di më “të flasë”. 

Çështje temperamentesh? Jo, dështim tragjik me edukimin, i shtrirë në tri dekadat e fundit. Nuk kultivojmë vetëkontroll, respekt, ndjeshmëri e vlerë për jetën. Nuk po u mësojmë dot fëmijëve tanë se jeta nuk është një lojë me butona “reset”, por një përgjegjësi që fillon me veten dhe mbaron me tjetrin. Nuk po u mësojmë të mendojnë përpara se të flasin, të ndalin dorën para se të godasin. Jo nga frika, por nga kurajua dhe pjekuria. 

Disa ditë më parë, u gjenda përballë një grupi të miturish që  kryen një vjedhje në shëtitoren e Sarandës: Një prej tyre, gati m’u ngjit pas trupit, me kokën e ngritur lart gjithë krenari. Bënte lëvizje të duarve para barkut tim; imitim të goditjes me thikë. Toni i reagimit tim “po i prishte imazhin në lagje”. 

“Emri” për këta fëmijë që të dhimbsen, fitohet jo me punë, por me vjedhje, dhunë, frikë. Ky “imazh” kokëbosh do të jetë nesër një kriminel real në titujt e mediave 

Mësova më pas, se edhe në qytete të tjerë me turizëm të shtuar – grupe të miturish janë përfshirë në forma të ndryshme kriminaliteti: shantazhe, kërkesa shpërblyese për të kthyer sendin apo kafshën e vjedhur, dhunë verbale ndaj vizitorëve, etj. 

Kjo është një sfidë serioze për policitë lokale. Nëse nuk kanë plane të veprimit jo vetëm për të mbrojtur viktimat e mundshme, por edhe për rehabilitimin e këtyre fëmijëve, përpara se të hyjnë thellë në botën e krimit, kot kapardisen rrugëve me atë uniformë. 

Kohët janë të vështira për shumicën. Familjet shqiptare janë nën trysni ekonomike e shpirtërore. Autoriteti i prindit ka rënë. Mësuesit janë të lodhur, të pambështetur, pa autoritet. Çfarë duhet bërë tjetër vec policisë? Zgjidhjet nuk ka nevojë t’i shpikim ne: Buxheti për edukimin të rritet; trajnime që nga klasa e parë; orë edukimi për kontrollin emocional dhe konfliktin (të detyrueshme këto në sistemin arsimor); këshillim familjar dhe ndihmë për prindërit e të rinjve problematikë; fushata të forta sensibilizuese, që ngrenë vetëdijen për pasojat e një çasti dhune! 

Nëse politika nuk ka ndjeshmëri për këto për çfarë dreqin ka? Nëse nuk merret me këto, çfarë rëndësie ka atëherë, nëse janë 100, janë 140 apo janë 200 dështakët e pispillosur në atë sallën nga ku buron e rrjedh tëposhtë ligji dhe vendimmarrja? 

Ajo që shohim sot është që politika, krerët e saj, kanë një radar cektinash. Edhe kur reagojnë për ngjarje të tilla – si më herët për një vrasje në shkollë – nuk reagojnë ndaj realitetit, por ndaj zhurmës në rrjete. Derisa kjo apo ajo ngjarje të bëhet “virale”, të qarkullojë në rrjete sociale me tituj tronditës apo video të rënda, ajo mbetet e padukshme. 

Pra nuk është dhimbja që e nxit reagimin, por klikimet. Kjo është thellësisht oportuniste dhe sipërfaqësore. 

Varësia ndaj rrjeteve sociale si barometër i reagimit politik është një tjetër tregues i shkëputjes së politikës nga realiteti. Nuk është rastësi që po betonohet ndërkohë edhe ndarja mes një elite të izoluar dhe një shoqërie gjithnjë e më të lodhur, të dhunshme dhe të zhgënjyer. 

Nuk është çështje stili jete. Është krizë sociale që po fermenton. Harrojnë diçka. Ndoshta nuk e kuptojnë. Mund të ndërtojnë mure të larta rreth shtëpive të tyre, por nuk ka mur që i ndan dot nga pasojat e një shoqërie që shembet nën pabarazi, mungesë drejtësie dhe arrogancë politike. Aq më tepër kur shumica e këtyre të pasurve janë bërë të tillë jo prej zotësisë, por prej afërsisë me pushtetin. 

Fëmijët e këtyre apo fëmijët e politikanëve mund të studiojnë jashtë, por fëmijët e një vendi që sheh vetëm modele pasurimi tenderaxhinjsh bajatë, përmes korrupsionit apo “rrotullimit të sistemit”, do rriten me mllef, me neveri për punën dhe me një ndjenjë të thellë padrejtësie. 

Dikush nga kjo gjeneratë do mbërrijë nesër edhe në dyert e vilave. Jo për t’u përshëndetur. Dhunën, arrogancën dhe varfërinë nuk i mbyll dot pas portash të blinduara. 

Kur një shoqëri rritet në urrejtje dhe ndarje, askush nuk shpëton. As ata që sot i gënjen mendja. 

 

Next Post
Arrestimi i avokatit Bajrami, reagon Gazment Bardhi: Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit

Aeroporti i Vlorës/ Bardhi publikon dokumentet: Kompanitë fiktive, nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In